• Banner

Pafsh endrra te bukura, Massimo Gramellini
  • Pafsh endrra te bukura, Massimo Gramellini

Pafsh ëndrra të bukura, Massimo Gramellini

"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pafsh ëndrra të bukura
Origjinali: Fai bei sogni
Gjinia: Roman
Autori: Massimo Gramellini
Shqipëroi: Ingrid Rudi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 204
Pesha: 0.205 kg.
ISBN: 978-99943-0-372-4

Mbi librin

"Parapëlqejmë ta injorojmë të vërtetën. Për të mos vuajtur. Për të mos u shëruar. Sepse, përndryshe, bëhemi ashtu siç kemi frikë të jemi: krejtësisht të lirë."

"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.

"Pafsh ëndrra të bukura" u kushtohet atyre që kanë humbur diçka në jetën e tyre. Një dashuri, një punë, një thesar. Dhe ngaqë nuk e pranojnë të vërtetën, humbasin vetveten. Siç ndodh me protagonistin e këtij romani, i cili ecën në majë të gishtave dhe kokulur ngase e frikësojnë qielli dhe toka.

"Pafsh ëndrra të bukura" është mbi të gjitha një libër mbi të vërtetën dhe frikën për ta njohur atë. Nëpërmjet zhytjes në dhimbje dhe kapërcimit të saj, libri na kujton se është gjithnjë e mundur ta hedhësh pas krahëve mosbesimin dhe t'i tejkalosh kufizimet.

Autori ka grumbulluar shpërthimet dhe plagët e një jete që i mungon pikëmbështetja më e fortë. Një luftë e pareshtur kundër vetmisë, papërshtatshmërisë dhe ndjesisë së braktisjes, e rrëfyer me pasion dhe ironi delikate. Vija e fitores, tejet e përvuajtur, do të jetë dashuria e shumëpritur dhe një ekzistencë e plotë dhe e vërtetë që më në fund do ta lejojë protagonistin të mbështesë këmbët në tokë, ndërsa drejton pareshtur shikimin nga qielli.

Mbi autorin

Massimo Gramellini shkruan në gazetën e përditshme "La Stampa", ku ka edhe pozicionin e nëndrejtorit. Është i ftuar i përhershëm i emisionit Che tempo che fa, që transmetohet në kanalin televiziv Raitre. Librat që ka botuar janë: "Do të na shpëtojnë naivët" (2007), "Zemra në pasqyrë" (2008) dhe romanin "Rreshti i fundit i përrallave" (2010). "Pafsh ëndrra të bukura", publikuar në vitin 2012, është romani italian më i shitur i dy viteve të fundit, me mbi një milion kopje, si dhe është përkthyer në 17 vende.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789994303724
ean13
9789994303724
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 950 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Gjahtari i tigrave, Paullina Simons

Xhuliani, një djalë i ri dhe i pashëm, bën një jetë magjepsëse në Los Anxhelos. Bota e tij përmbyset nga një lidhje dashurie me Jozefinën, një grua e re misterioze, që ia merr mendjen krejtësisht. Por ajo nuk është ashtu siç duket, ajo mbart sekrete që i ndajnë - ndoshta përgjithmonë.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vendi i dashurisë dhe i rrënojave, Oddny Eir

E ftova të vinte me mua, por më tha se nuk i bëhej. Kishte frikë se mos pa e pasur mendjen do të futej në jetën e mbase edhe në mitrën time, duke thënë se ndiente dëshirë. Kësisoj vendosi të futej në tokën nënë dhe mandej të më takonte si tjetër njeri.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Mëngjarashja, Peter Handke

Ajo ishte tridhjetë vjeçe dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001675

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Gruaja e se dieles, Fruttero & Lucentini

Udhët e Carlo Fruttero-s (Torino, 1926) dhe Franco Lucentini-t (Romë, 1920 - Torino, 2002) kryqëzohen për herë të parë diku në fund të viteve '40 në një hotel, në Paris.  Fruttero ishte transferuar në kryeqytetin francez për të gjetur punë, kurse Lucentini ishte laureuar në filozofi dhe kishte dhe kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrëfimtarja e Kazablankës, Fiona Valpy

Përmes fjalëve të Xhozit fare të re në moshë. që kundronte të njëjtën panoramë mbi Oqeanin Atlantik, Zoe do ta kuptojë që nëse deshiron nje rast të dytë për të qenë e lumtur, duhet ta këqyrë boten me veshtrimin e déliresise dhe spontanitetit qe druhet se e ka humbur....

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Pallati i dimrit, Eva Stachniak

Kur Varvarën, një vajzë të re jetime polake, e sollën për të shërbyer në Oborrin vezullues e të rrezikshëm të perandoreshë Elizabetës në Shën Petërburg, atë e mësoi vetë kancelari për mjeshtëri të ndryshme, nga arti i hapjes së çdo dryni tek arti për të bërë dashuri, duke i mësuar mbi gjithçka sesi të rrinte në heshtje... dhe të dëgjonte.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001970

Botuesi: Botart

Gruaja e perlyer, Francoise Sagan

Te "Gruaja e përlyer", muzika e vogël bëhet simfonike dhe ajri i detit të hapur i jep stilit të tij një erë të lehtë, që e bën librin të lundrojë deri te faqja treqind pa u ndalur për asnjë çast.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)