Me syte ulur, Tahar Ben Jelloun
  • Me syte ulur, Tahar Ben Jelloun

Me sytë ulur, Tahar Ben Jelloun

Toena

Një vajzë e vogël në një fshat jugor maroken. I ati ka shkuar të punojë në një vend që ajo e quan "Lafrance". Ditën kur ai kthehet për të marrë familjen për të jetuar në Paris, gjithçka përmbyset. Mbajtëse e një të fshehte, vajza e re hyn njëherësh në adoleshencë dhe në mërgim.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Me sytë ulur
Origjinali: Les yeux baissés
Gjinia: Roman
Autori: Tahar Ben Jelloun
Shqipëroi:Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 328
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-1-980-0

Mbi librin

Një vajzë e vogël në një fshat jugor maroken. I ati ka shkuar të punojë në një vend që ajo e quan "Lafrance". Ditën kur ai kthehet për të marrë familjen për të jetuar në Paris, gjithçka përmbyset. Mbajtëse e një të fshehte, vajza e re hyn njëherësh në adoleshencë dhe në mërgim. Si do t'i pajtojë ajo trashëgiminë dhe ndryshimin? Kërkimi i saj tronditës dhe i dhembshur është ai i një komuniteti të tërë.

Koment nga L'Express

"Tahar Ben Jelloun shkëlqen në rrëfimin e legjendave, që edhe ato në vetvete mbartin histori të tjera. Deri në pafundësi..."

Fragment nga libri

Ajo ishte si të gjitha moshataret, as shumë e urtë, as shumë ngatërrestare, por kishte sy të mëdhenj, që lëshonin një dritë të ëmbël dhe vezulluese. "Me këta sy të mëdhenj, - i kishte thënë gjyshi, - do të shohësh gjëra të papëlqyera, gjëra që shpirti nuk do t'i pranojë, por do të kesh urtësinë dhe dëshirën që të mos thuash asgjë, t'i lësh burrat të selitin fatkeqësinë, gënjeshtrën dhe tradhtinë; do ta lësh tokën t'i përpijë dhe do të jesh e vetmja që do ta dish përse burrat e hapin me duart e tyre varrin.

Do të shohësh, gjithashtu, gjëra të mrekullueshme: lëndina, ku çdo pemë do të jetë pasqyrë e kthyer nga dielli që jep dritë, lule dhe fruta. Do të shohësh ditën që zbardh fillimisht në sytë e tu dhe nderet në male dhe lumenj. Sytë e tu do të jenë vendi, ku çdo natë që do të kesh kaluar, do të lërë një copë nga ëndrrat e tua, ku historia do të derdhet në një histori tjetër, ku drita e mëngjesit do të lërë alfabetin e të fshehtës.

Ky nuk është privilegj, por kështu ndodh. Ndërgjegjja ime dhe fati të kanë zgjedhur ty. Dora ime u drejtua nga vështrimi yt dhe dallova së largu një rrufe si shkreptimë hareje, si vetëtimë bamirëse, që zbriste nga qielli dhe miratonte gjestin tim.

Ti do të jetosh gjatë dhe do të kesh fatin të shohësh vdekjen që vjen, jo nga sëmundja dhe vuajtjet e tua, por nga fjalët e para të së fshehtës, të cilat do të vijnë e do të mblidhen në gjuhë dhe do të mund t'i shqiptosh pa u druar nga asgjë ngaqë ato nuk janë e fshehta jote, por lëvozhga e tyre, ajo çka t'i mban në zemër dhe në shpirt.

Si qepë me shumë lëvore që bien ngadalë. Kur ta kuptosh thelbin, do shqiptosh fjalinë që ke bërë vetë; fjalët do të rrëzohen si pirg thëngjijsh në mangall, të mbledhur nga dy duar të hapura; do të rilindin nga fryma e gruas shtatzënë, ndërsa e fshehta do të përcillet njëherësh me grahmat e fundit. Kështu ndodh.

Mosha jote do të përcaktohet nga dëshira e heshtjes. Tani, uli sytë te dora ime; vendosi duart te kraharori im; shikoje këtë hi që shndrit nga thëngjij të ndezur; aty është e fshehta; siç e sheh, bëhet fjalë për një thesar që të tjera duar kanë varrosur nën ullirin e dyzetë në jug të varrit të mbesës së stërmbesës të stërgjyshit tonë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319800
ean13
9789994319800
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Thelbësorja në jetë, Iris Hanika

Libri tregon historinë e dy personazheve në moshë të mesme, që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.
600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Faleminderit për kujtimet, Cecelia Ahern

Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Lord Mord, Milos Urban

Ky thriller tundues i vendosur në kryeqytetin çek, të sjell në vëmendje një kokteij romance, vrasjesh dhe misteresh në stilin e Bulgakovit. Ky roman origjinal e i mprehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe një joshës femrash i shthurrur në Pragën e shek. të 19, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Historia e një kordhe, Claudio Magris

Në vjeshtën e vitit 1944, gjermanët pushtuan Karninë, me ndihmën e aleatëve të tyre kozakë, të cilëve u kishin premtuar një truall, ku të ndërtonin atdheun e pavarur kozak, një Kosakenland. Në maj të vitit pasardhës, kozakët zbuluan se ishin përdorur dhe mashtruar.
600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Na ishte një princeshë, Johanna Lindsey

Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë  e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia...
1 200 Lekë
More

Botuesi: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.
680 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Toka në fund të botës, Antonio Lobo Antunes

Toka në fund të botës është një roman i autorit portugez António Lobo Antunes i botuar për herë të parë në 1979. Ai pasqyron përvojën personale të Lobo Antunes si një mjek ushtarak i dërguar në Angola gjatë Luftës Koloniale Portugeze.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ura e argjiltë, Markus Zusak

Dymbëdhjetë vjet pas Hajdutja e librave, Markus Zusak kthehet me një roman me një bukuri therëse, që nuk ka frikë të mallëngjejë dhe që e konfirmon si një ndër autorët më të rëndësishëm të skenës letrare botërore.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Living

Toka amerikane, Jeanine Cummins

inda Perez jeton në qytetin e Akapulkos në Meksikë. Ajo ka një librari që e konsideron si strehën e saj të ëndrrave, një djalë, dritën e syve të saj dhe një bashkëshort të mrekullueshëm, i cili është një gazetar sypatrembur. NJë ditë, në librarinë e saj hyn një burrë, i cili blen dy nga librat e saj të preferuar. Ai quhet Havier dhe është erudit...
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU000601

Botuesi: Skanderbeg Books

Pianistja, Elfriede Jelinek

Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botart

Të huajt, S. E. Hinton

Poniboi mund t'i varë shpresat tek vëllezërit e tij. Po ashtu edhe tek shokët e grupit. Por për asgjë më shumë, veçse t'u shpëtojë telasheve me zengjinët, një bandë horrash e fëmijëve të të pasurve të cilët duke menduar se është koha e tyre rrahin barbarisht lyrashët, si Poniboi. Të paktën di për çfarë të shpresojë – gjersa një natë dikush i çon gjërat...
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ju shkruaj në errësirë, Jean - Luc Seigle

1961. Polina Dybyison arratiset nga Franca drejt Marokut me një emër të rremë për t'i shpëtuar të shkuarës. Kur i dashuri i saj, Zhani, i kërkon të martohen, ai nuk e di se cila është ajo në të vërtetë.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhe pastaj..., Guillaume Musso

Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë. Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Nata e shenjtë, Tahar Ben Jelloun

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.
700 Lekë
More