Vetem nuk shpeton kush, Margaret Mazzantini
  • Vetem nuk shpeton kush, Margaret Mazzantini
  • Vetem nuk shpeton kush, Margaret Mazzantini

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

OMBRA GVG

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Vetëm nuk shpëton kush
Origjinali: Nessuno si salva da solo
Gjinia: Roman
Autori:Margaret Mazzantini
Shqipëroi: Parid Teferiçi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2014
Fq. 202
Pesha: 0.262 kg.
ISBN: 978-9928-06-093-8

Mbi librin

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.

Delia dhe Gaetano janë ende të rinj – mes të tridhjetave dhe të dyzetave, një moshë që lejon të rinisësh nga e para. Mishi i tyre është ende i nxehtë dhe i trazuar. Ëndërrojnë paqen por tundohen nga tjetri dhe nga gjetiu.

Po ku kanë gabuar? E vërteta është se nuk e dinë. Pasioni i fillimit dhe mëria e fundit janë akoma rrezikshëm pranë. Rritur në një epokë ku gjithçka duket si e thënë me kohë, këmbejnë fjalë të cilat nuk arrijnë t'u japin zë vetmive të tyre, nevojave të tyre, sepse të lindura në ujërat e turbullta të një analfabetizmi afektiv.

E megjithatë, fjalë të afta për vetëtima të befta, që dinë të prekin bërthamën përcëlluese të kujtimeve, të vënë në skenën e qetë të një mbrëmjeje vere, dramën e pakohë të dashurisë dhe zbehjes së saj.

Margaret Mazzantini na jep një roman që është autobiografia sentimentale e një brezi. Historia e hirit dhe flakëve të një çifti bashkëkohor, me transgresionet e tyre të zakonshme, me përditshmërinë e tyre aventuroze. Një çift si shumë të tjerë, si ne.

Njëkohësisht me ne. Margaret Mazzantini na jep një roman që është autobiografia sentimentale e një brezi. Historia e hirit dhe flakëve të një çifti bashkëkohor, me transgresionet e tyre të zakonshme, me përditshmërinë e tyre aventuroze. Një çift si shumë të tjerë, si ne. Njëkohësisht me ne.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060938
ean13
9789928060938
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Trashëgimia e Vilës së Pëlhurave, Anne Jacobs

Pas shkatërrimeve të Luftës së Madhe, banorët e Vilës së Pëlhurave nisin ta shohin të ardhmen me optimizëm, sidomos kur i zoti i shtëpisë, Paul Melceri, kthehet nga Rusia dhe përqafon Marijen e tij të adhurueshme.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Trilogjia e Binjakëve, Agota Kristof

Kini mendjen, ja një gjeni. Gjni i shkrimit, gjeni edhe i dozimit, me një përpjesëtim të drejtë humori të zi e dhembshurie. Është një përrallë. Por një përrallë aq e guximshme saqë mbetesh i ngurosur nga habia.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Sfida e krijimit

Poezia duhet të jetë një çikë e thatë që të digjet mirë, sepse kështu na ndriçon dhe na ngroh më mirë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Historia e një kordhe, Claudio Magris

Në vjeshtën e vitit 1944, gjermanët pushtuan Karninë, me ndihmën e aleatëve të tyre kozakë, të cilëve u kishin premtuar një truall, ku të ndërtonin atdheun e pavarur kozak, një Kosakenland. Në maj të vitit pasardhës, kozakët zbuluan se ishin përdorur dhe mashtruar.
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Valsi i lamtumirës, Milan Kundera

Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2968

Botuesi: Botimet Dudaj

Hija e tim vellai, Uwe Timm

Përse vëllai u regjistrua vullnetarisht në trupat SS? Ç'qëndrim mbajti ai në lidhje me detyrimin për të vrarë? Ç'mundësi iu dhanë apo nuk iu ofruan kurrë? Cila është pjesa e fajit dhe e veprimit të ndërgjegjshëm te prindërit që la pas? Një jetë e shkurtër që lë shumë pyetje të hapura.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Nesër në betejë mendo për mua, Javier Marias

Te "Nesër në betejë mendo për mua", Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Atdheu, Fernando Aramburu

 A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i kishte shkatërruar jetën asaj dhe familjes? A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna? 
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Treni i fateve, Blanca Busquets

 Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.
950 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Ditë e re, Nikos Chrysos

Ai u kërkon të katërve t’i rrëfejnë historinë e tyre dhe historinë e mikut të tyre të humbur, dhe, pa e kuptuar, ai bie në kurthin e një bote të çuditshme. Ndërsa në fillim gjithçka duket e vërtetë, rrëfimet bëhen më të ndërlikuara. Ç’shkaqe dhe ç’motive i çojnë ata në dëshmi të ndryshme dhe shpesh kontradiktore? Ku ndalet miti dhe ku fillon e vërteta?
1 300 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001524

Botuesi: OMBRA GVG

I ardhur në jetë, Margaret Mazzantini

Xhema, një grua e plagosur nga e kaluara, lë në tokë jetën e saj të zakonshme dhe merr avionin së bashku me të birin, Pietron, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, për të shkuar së bashku në Sarajevë, në një qytet kufi mes Lindjes dhe Perëndimit.
1 200 Lekë
More