Vajza qe le pas, Jojo Moyes
  • Vajza qe le pas, Yoyo Moyes
  • Vajza qe le pas, Jojo Moyes

Vajza që le pas, Jojo Moyes

UEGEN

Në romanin "Vajza që le pas" të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë.

138,00 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza që le pas
Origjinali: The Girl You Left Behind
Gjinia: Roman
Autori: Jojo Moyes
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: UEGEN
Viti: 2013
Fq. 412
Pesha: 0.455 kg.
ISBN: 978-9928-03-152-5

Mbi librin

Në romanin "Vajza që le pas" të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë.

Por lufta nuk mbaron aq shpejt sa shpreson çifti dhe Sen Peroni pushtohet nga ushtarët gjermanë. Ata marrin në zotërim hotelin dhe e detyrojnë Sofinë dhe motrën e saj të gatuajë për oficerët. Moyes përshkruan vuajtjet e fshatit nën sundimin e ashpër gjerman dhe ankthin në rritje të Sofisë larg burrit.

Kur një komandant gjerman shpreh simpati ndaj Sofisë dhe mirëkuptim për gjendjen e saj (ndoshta edhe dëshirë për vetë Sofinë), ngrihen pyetje të ndërlikuara për frikësimin, detyrimin dhe atë se çfarë mund të quhet bashkëpunim.

Aty nga gjysma e librit "Vajza që le pas", Moyes e ndërpret historinë e Sofisë për të kaluar në kohën e sotme, me Liva Halstonin, një vejushë e re në Londër. Burri i ndjerë i Livës, Davidi, i kishte dhuruar një pikturë për martesë – dhe kjo pikturë ishte rastësisht portreti i Sofisë, që tani quhet "Vajza qe lë pas".

Si i ra në dorë Davidit kjo pikturë? Ku ishte fshehur për 90 vjet? Dhe, pyetja më e madhe nga të gjitha: Kujt duhet t'i përkasë? Pasardhësit e Eduard Lëfevrit pretendojnë ta rimarrin pikturën dhe e paditin Livën në gjyq, në bazë të Konventës së Katërt të Gjenevës të vitit 1949, që ndalon grabitjen e pronave civile gjatë kohës së luftës.

"Vajza që le pas" është një histori drithëruese dashurie, humbjeje dhe sakrifice e treguar me mjeshtërinë e Moyes që të mbërthen zemrën e mendjen pas çdo faqeje leximi.

Detajet e librit
UEGEN

Referencat specifike

isbn
9789928031525
ean13
9789928031525
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Fletorja e madhe, Agota Kristof

Jo gjith bahet fjalë në libra, për ato gjanat që përshkrujn.  Romani i Agota Kristofit përshkrunë vuajtje, luftën, vdekjen, kriminalitetin dhe perverzitetet seksuale, por ktu bahet fjalë vetëm për dashninë. Në një mënyrë të çiltër dhe të ndjeshme flet për dashninë.
80,50 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kafe e hidhur, Simonetta Angello Hornby

Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur, të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha, por me mjete të kufizuara.
115,00 SEK
More

Botuesi: Toena

Kalifja, Alberto Bevilacqua

Romani "Kalifja" është botuar për herë të parë më 1964. "Kalifja" është romani i dytë i Alberto Bevilacqua – s dhe suksesi i tij i parë ndërkombëtar. Figura qendrore e romanit është një vajzë e thjeshtë por shumë e bukur, Kalifja, e cila bëhet e dashura e të fuqishmit të qytetit, industrialistit të madh, Mastro Don Gesualdo.
80,50 SEK
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Sekreti i rrobaqepëses, Fiona Valpy

Gjatë luftës, tri rrobaqepëset përballen me zgjedhje të pamundura kur veprimtaria e tyre e fshehtë i vë përballë rrezikut të madh. Të bashkuara nga besnikëria, të kërcënuara nga tradhtia, a do t’i mbijetojnë ato periudhës më të errët të historisë?
138,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngushëllimet e mia, Dulce Maria Cardoso

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje "baxhelle", ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri.
92,00 SEK
More

Botuesi: Pegi

Përdhunimi një histori dashurie, Joyce Carol Oates

Gratë u druhen burrave. Jo të gjithëve, jo gjithmonë, por ato e dinë se burrat janë të aftë të përziejnë seksin me dhunën. Ndonjëherë burrat bëjnë atë që gratë rrallë e bëjnë, nëse e bëjnë përdhunojnë.
115,00 SEK
More

Botuesi: Living

Autostrada Linkoln, Amor Towles

Ngjarjet zhvillohen në dhjetë ditë dhe tregohen nga këndvështrime të ndryshme, duke e njohur lexuesin me peizazhe të pasura, karaktere të pashlyeshme dhe tematika të veçanta.
161,00 SEK
More

Referenca: 2817

Botuesi: OMSCA-1

E pasqyruar tek ti, Sylvia Day

Gidio Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësi më të errta. Nuk mund t’i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe...
115,00 SEK
More

Manovra e mbretëreshës, Walter Tevis

Por shume shpejt, behet e qarte se ajo ka nje talent te jashtezakonshem ne shah dhe ndersa perparon drejt kreut te renditjes, i krijon vetes mundesine per nje jete te re.
161,00 SEK
More

Botuesi: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...
161,00 SEK
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Drita e largët, Antonio Moresco

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare. Ajo ka përplasje të shpeshta me të ëmën, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës së shkuarën prej fëmije...
92,00 SEK
More

Botuesi: Living

Eleonorë Olifenti është shumë mirë, Gail Honeyman

Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t’u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t’i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi...
149,50 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001366

Botuesi: Botimet Dudaj

Ha lutu dashuro, Elizabeth Gilbert

Nuk kam ndeshur deri tani ndonjë shkrimtare apo shkrimtar të ngjashëm me Gilbert – in... Proza e saj është një përzierje e zgjuarsisë, vëzhgimit të mprehtë dhe energjisë komunikuese, që e bën atë të parezistueshme.
115,00 SEK
More

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...
115,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Aroma e gjetheve të limonit, Clara Sanchez

Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj.
115,00 SEK
More

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.
92,00 SEK
More

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Unë më parë se ti, Jojo Moyes

Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punojë në barin "Simitja me gjalpë", di që nuk është e sigurtë në dashurinë për Patrikun. Ajo që Luja nuk e di është se do të humbasë punën dhe se ato që do t'i ndodhin më pas do ta bëjnë normale...
138,00 SEK
More

Botuesi: UEGEN

Letra e fundit nga i dashuri yt, Jojo Moyes

Kur gazetarja Eli nisi të kërkonte nëpër arkivat e gazetës së saj për një histori, nuk mendoi se dot gjente ndonjë gjë me interes. Mirëpo zbuloi një letër të vitit 1960, shkruar me pasion dhe me një gjuhë mjaft interesante, e cila e bëri Elin të tregonte vëmendje krejt të veçantë, duke u përfshirë në intrigat e një afere dashurie të së kaluarës.
138,00 SEK
More