• Banner

Vejan, Jean-Louis Fournier
  • Vejan, Jean-Louis Fournier

Vejan, Jean-Louis Fournier

E gjeta kapelen e vogël si ato të viteve '20 që t'i vije kur dilnim të shëtisnim me kabrioletin tonë të vjetër. Ajo është e bardhë si kabrioleti. Njerëzit na shikonim tek kalonim dhe buzëqeshnin, ne u kujtonim kohën e shkuar, ndonjë moment nga rinia e tyre, ata kishin përshtypjen sikur shfletonin një numër të vjetër të revistës "L'Illustration" që bënte reklamë për kabrioletin Citroen.

5,95 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vejan
Origjinali: Veuf
Gjinia: Roman
Autori:Jean – Louis Fournier
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2014
Fq. 144
Pesha: 0.193 kg.
ISBN: 978-9928-06-095-2

Fragment nga libri

E gjeta kapelen e vogël si ato të viteve '20 që t'i vije kur dilnim të shëtisnim me kabrioletin tonë të vjetër. Ajo është e bardhë si kabrioleti. Njerëzit na shikonim tek kalonim dhe buzëqeshnin, ne u kujtonim kohën e shkuar, ndonjë moment nga rinia e tyre, ata kishin përshtypjen sikur shfletonin një numër të vjetër të revistës "L'Illustration" që bënte reklamë për kabrioletin Citroen. Ti qave kur e shita.

Pastaj vdiq kotelja dhe tani ti. Ky është fillimi i fundit. Do të më duhet, së shpejti, të kënaqem me kujtime. Më pëlqen shumë të kujtoj të kaluarën me miqtë e asaj kohe. Një kujtim i bukur është si një shishe me verë të mirë, nuk duhet ta pish në vetmi. Kur shoh se sa shpejt po ikin bashkëkohësit e mi, ajo që më tremb më shumë është dita kur mbi tokë nuk do të ketë më njeri, të cilit të mund t'i bëj pyetjen: "A të kujtohet?"

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060952
ean13
9789928060952
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001342

Botuesi: OMBRA GVG

Ku do shkojmë, o ba, Jean-Louis Fournier

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."

Çmimi 4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Macja, Sidonie – Gabrielle Colette

Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti Guajn, Alessandro Baricco

Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 8,08 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Dorëshkrimi i gjetur në Akra, Paulo Coelho

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një e dhjetë, Ann – Helen Laestadius

Kush do ta zgjojë nënën, babanë dhe motrën e vogël kur shtëpinë ta përpijë gropa e madhe e minierës? Poshtë krevatit në një çantë kampingu, Maja ka vendosur rroba, një elektrik dore dhe gjëra të tjera të rëndësishme, që do ti nevojiten kur të zhvendoset nga shtëpia.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)