• Banner

Si cokollate e hidhur, Lesley Lokko
  • Si cokollate e hidhur, Lesley Lokko

Si çokollatë e hidhur, Lesley Lokko

Laura, shtatëmbëdhjetë vjeçe, e bukur, por tashmë dy herë e braktisur: një herë nga nëna e saj dhe një herë nga një ushtar i ri, i cili e la shtatzënë dhe pa përkrahje. Amelina - punon për familjen e privilegjuar të Laurës. Ajo nuk ka njerëz të afërt dhe nuk di asgjë për të kaluarën e saj.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si çokollatë e hidhur
Origjinali: Bitter Chocolate
Gjinia: Roman
Autori: Lesley Lokko
Shqipëroi: Shpresa Osmeni
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 584
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-99943-1-731-8

Mbi librin

Laura, shtatëmbëdhjetë vjeçe, e bukur, por tashmë dy herë e braktisur: një herë nga nëna e saj dhe një herë nga një ushtar i ri, i cili e la shtatzënë dhe pa përkrahje. Amelina - punon për familjen e privilegjuar të Laurës. Ajo nuk ka njerëz të afërt dhe nuk di asgjë për të kaluarën e saj. Melania - vajza e njërit prej yjeve të rokut, e cila ka çdo gjë që mund të blihet me pará, por jo atë që kërkon me ngulm: dashurinë.

Fragment nga libri

Laura u pa në pasqyrë gjithë ankth. Nuk e kishte idenë se ku do ta çonte ai dhe se çfarë duhej të vishte. Kishte provuar një duzinë fundesh - i dukeshin shumë fëminore, dhe më pas provoi tri palë pantallona xhinsi njëri pas tjetrit. Më në fund zgjodhi një palë xhinse shumë të ngushta - ato që Rexhina i kishte thënë se ngjante si një vajzë shumë, shumë e keqe - dhe një bluzë të bardhë pambuku.

Për herë të parë ajo lëshoi flokët, megjithëse e dinte se do ta paguante shtrenjtë - të nesërmen do të hiqte të zitë e ullirit për t'i krehur. Një mendim i fundit ishte vendosja e një varëseje në qafë. Me qëllim që të mos dukej si një vajzë shkolle. Priti gjithë ankth derisa dëgjoi gjyshen të mbyllte derën fiks në orën tetë.

Dëgjoi tingujt e radios të zbeheshin ndërsa gjyshja po e fikte atë; në të njëjtën kohë dëgjoi kërcitjen e dërrasave të dyshemesë, ndërkohë që ajo po ngjitej në krevatin prej hekuri në mes të dhomës. Në orën tetë e gjysmë shtëpia ra në qetësi të plotë. Priti edhe pesëmbëdhjetë minuta dhe pastaj hapi dritaren e dhomës me qetësinë më të madhe.

Ngriti njërën këmbë mbi parvazin e dritares dhe doli jashtë. Ballkoni i ngushtë jashtë shërbente si shkallë për t'u ngjitur në pemën jakaranda, dhe që aty zbrisje mbi bar. Fshiu pluhurin nga xhinset, i vendosi flokët prapa veshëve dhe zbriti në trotuarin në anë të shtëpisë.

Rruga ishte e qetë dhe pothuajse krejtësisht e errët - dritat e rrugës në Petionville kishin kohë që nuk punonin. I hodhi një vështrim rrugës lart e poshtë. Nuk kishte asnjeri. Qëndroi për pak kohë në anë të rrugës duke pritur. Stomaku po i gurgullonte me nervozizëm. Ajo kurrë nuk e kishte bërë një gjë të tillë më përpara. I hodhi një sy orës - ishte pothuajse nëntë.

Ai nuk po vinte. Ndoshta kishte ndryshuar mendje? Qëndroi duke kërcyer e pasigurt sa me njërën këmbë me tjetrën, duke pyetur veten e se ku mund të ishte ai. Ndoshta ajo e kishte orën gabim, ose ndoshta kishte ngatërruar edhe ditën - nuk e dinte nëse pantallonat xhinse dhe bluza ishin zgjedhur pikërisht për takimin e parë.

A ishte ky një takim? Po. A e kishte kërkuar ai këtë gjë, apo jo? Kjo gjë e bënte që të quhej takim. Takimi i saj i parë në jetë. Ti dukesh shumë e bukur, i tingëlluan papritur fjalët e Belës në vesh. Më pëlqen pjesa e sipërme e trupit tënd. Laura filloi të buzëqeshte me veten e saj në atë errësirë.

Komente nga Daily Express

"Nga nxehtësia e pamëshirshme e verës haitiane te shtëpitë luksoze të elitës amerikane, nga mbrëmjet elegante të Londrës në kaosin shumëngjyrësh të Ist Endit, tri vajza janë në kërkim të pjesëve që u mungojnë nga jeta e tyre - dhe do të ndryshojnë botët e tyre për t'i gjetur ato..."

Mbi autoren

Lesley Lokko gjithmonë kishte ëndërruar të shkruante, por para se te bëhej shkrimtare, mes shumë punëve të tjera, kishte punuar si kameriere kokteji, punëtore kibuci, menaxhere zyre etj. Pas gjithë këtyre peripecive, ajo merr një vendimin të rëndësishëm në jetën e saj: të bëhet arkitekte.

Edhe pse emocionohej nga dizenjimi i hapësirave, ajo kurrë nuk e humbi pasionin dhe dëshirën për të shkruar. "Një nga gjërat e mira për të qenë shkrimtar, është së ju mund ta bëni "atë" kudo - dhe unë e bëj", shkruan ajo. Pas pesë romaneve të suksesshëm, Lesley tani e ndan kohën midis Johanesburgut, Londrës, Akrës dhe Endinburgut, edhe pse vetë është nga Skocia dhe e rritur në Ganë.

Asnjëherë nuk i ka pëlqyer ideja e të qëndruarit në një vend. Jeta e saj është gjithmonë në lëvizje. Pjesën më të madhe të kohës e kalon si udhëtare, nëpër aeroporte, duke u njohur me njerëz të rinj, mendime te reja, që shërbejnë si zanafilla e romaneve të saj.

Duke jetuar në dy apo tre vende, të cilët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ajo ka mësuar se pavarësisht çdo gjëje, njerëzit përjetojnë të njëjtat emocione: dashuri dhe miqësi, sekrete dhe gënjeshtra, pasione dhe xhelozi, dhe për një shkrimtar nuk ka frymëzim më të mirë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Kryekëput mashtrim, Lesley Lokko

E njohur si "Mbretëresha e Akullt", Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës. Me një perandori të shtrirë në disa kontinente, ajo është shndërruar në një markë të përbotshme, në të gjitha kuptimet.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

E fshehta e një vere, Lesley Lokko

Tre vëllezërve Kiler nuk u mungon asgjë: tërheqës dhe të përkëdhelur, bëjnë një jetë të privilegjuar që bazohet në pasurinë dhe pozicionin shoqëror të prindërve. Mamaja, Diana, shtylla e vërtetë e familjes, është një avokate në kulmin e karrierës; babai, Harvei, është një neurokirurg i njohur, ndërsa tre fëmijët e tyre, Reif, Aron dhe Xhosh duket sikur e...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Identiteti, Milan Kundera

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Përshpirtja, Anne Enright

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2817

Botuesi: OMSCA-1

E pasqyruar tek ti, Sylvia Day

Gidio Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësi më të errta. Nuk mund t’i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Një vetmi me shumë zhurmë, Bohumil Hrabal

Ironia prageze është melankolia e një bëme eterne, një lojë në dukje infantile, e krisur dhe e marrë në kuptimin sipëran, është beteja e kotë për njeriun dhe vizionin e tij të botës që e rrethon, është luftë e hominizmit ndaj humanizmit formal dhe konvencional, një betejë kundër asoj teorie lumturake të shtetit dhe kundër aparatit burokratik.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001814

Botuesi: Pegi

Mallkimi Fuku, Junot Diaz

Oskari është një djalë i ëmbël, me diellin shkatërrimtar të një vetmie të zgjedhur, një romantik nga Nju - Xhersi, i cili ëndërron të bëhet shkrimtar dhe, mbi të gjitha, të gjejë dashurinë. Por, Oskari nuk arrin të marrë asnjëherë atë që do, për shkak të një fuku-je: mallkimit që ka rënë mbi breza të tërë në famil

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)