• Banner

  • Te ishim bashke, vetem kaq, Anna Gavalda

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave dramatike familjare.

1 300 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të ishim bashkë, vetëm kaq
Gjinia: Roman
Autori: Anna Gavalda
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Botimet Linus
Viti: 2014
Fq. 546
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-9928-136-26-8

Mbi librin

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave dramatike familjare.

Por, gjithkush ka përpara një derë të mbyllur, e cila, një ditë hapet çuditshëm dhe duket si një Sezam. Kjo derë, për personazhet e këtij romani është apartamenti ku ata kanë marrë me qira nga një dhomë dhe që shndërrohet në një botë të jashtëzakonshme ngjarjesh, ndjenjash të fuqishme e të ndërlikuara dhe ku fatet e tyre ndryshojnë përgjithnjë.

Romani "Të ishim bashkë, vetëm kaq", i Anna Gavaldës, nuk mund të lëshohet nga dora, pa u mbaruar me një frymë. Lexuesi, kurrsesi nuk mundet të largohet e të mos ndjekë faqe pas faqeje se çfarë i ndodh Kamilës, Filibertit dhe Frankut, këtyre figurave kaq të ndryshme nga njëra-tjetra, por që dalëngadalë, lidhen pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin.

Romani qëndron në këmbë si një ndërtesë shumëkatëshe e, në secilin kat, secili personazh rikompozon fijet e këputura të jetës së tij. Stili i drejtpërdrejtë, humori, situatat tragjike, komike, ngjethëse e thellësisht psikologjike, mbushin faqet e librit. Dialogu është një veçori origjinale e kësaj vepre. I mprehtë, i shpejtë, i pasur dhe plot ritëm, ai portretizon personazhet njësoj si penelatat e një piktori.

Koment nga Diana Çuli

"Të ishim bashkë, vetëm kaq është një roman i mrekullueshëm dhe i pandarë për bibliotekën e çdo libërdashësi."

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928136268
ean13
9789928136268
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001366

Botuesi: Botimet Dudaj

Ha lutu dashuro, Elizabeth Gilbert

Nuk kam ndeshur deri tani ndonjë shkrimtare apo shkrimtar të ngjashëm me Gilbert – in... Proza e saj është një përzierje e zgjuarsisë, vëzhgimit të mprehtë dhe energjisë komunikuese, që e bën atë të parezistueshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Une e doja, Anna Gavalda

Adriani ka ikur. E ka lenë. Për një grua tjetër, më të re në moshë. Kloe bashkë me të dy fëmijët, ndjehet si e shokuar. Atëherë, Pieri, i vjehërri ndjen se duhet t'i rrijë asaj pranë e ta ngushëllojë. Dhe ashtu, në atë mënyrën e tij. Në vend që ta dënojë të birin për atë që ka bërë, duket sikur në një farë mënyre e adhuron.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 2, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000733

Botuesi: Onufri

Tuneli, Ernesto Sabato

Gjithë historia e shtigjeve ishte një shpikje qesharake, apo thjesht një bindja ime dhe se, sidoqoftë, ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar, tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000658

Botuesi: OMSCA-1

Uje per elefantet, Sara Gruen

Një nga kënaqësitë e shumta që të fal ky roman, është mundësia për të hyrë në një botë private e të koduar në mënyrë të çuditshme me ligjet e saj... Përshkrimi i kësaj bote është kaq tërheqës, i fuqishëm dhe i detajuar, sa nuk mund të shkëputesh as për një minutë të vetme nga ky libër i mrekullueshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Long John Silver, Bjorn Larsson

Kur përkthimi në shqip i këtij romani po përgatitej për botim, i kërkova autorit, Björn Larsson, një rekomandim për ndonjë recension a kritikë që mund ta përdornim si parathënie. Në vend të këtyre, ai më dërgoi një libër të vetin me kujtime, një ditar të shkruar posaçërisht për publikun italian që e ka ndër autorët e preferuar suedezë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Guximi që u duhet lumenjve, Emmanuelle Favier

Manushja është betuar të bëhet burrneshë. Që nga dita kur i presin shkurt flokët e artë, që ia djegin para kuvendit të burrave në një zjarr ku hedhin pajën e qepur për tri vite rresht, ajo vesh tirqit e burrave, vë qeleshen mbi kokë dhe të gjithë burrat e respektojnë dhe e konsiderojnë të barabartë me ta.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vejan, Jean-Louis Fournier

E gjeta kapelen e vogël si ato të viteve '20 që t'i vije kur dilnim të shëtisnim me kabrioletin tonë të vjetër. Ajo është e bardhë si kabrioleti. Njerëzit na shikonim tek kalonim dhe buzëqeshnin, ne u kujtonim kohën e shkuar, ndonjë moment nga rinia e tyre, ata kishin përshtypjen sikur shfletonin një numër të vjetër të revistës "L'Illustration" që bënte...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Gruaja e mesdites, Julia Franck

Helene kërkon të lërë pas krahëve shumë gjëra, kujtimin e një nëne të sëmurë që i ka shkaktuar një fëmijëri të trazuar, një jetë tejet të vështirë, një dashuri të lënë përgjysmë nga fati i keq, një martesë të marrë fund pa shumë shpjegime, një motër me të cilën i ka humbur prej kohësh lidhjet, dhe punën e sa j si infermiere mes dhjetëra të plagosurëve.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Sërish dashuri, Doris Lessing

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)