Përshpirtja, Anne Enright
  • Përshpirtja, Anne Enright

Përshpirtja, Anne Enright

Botimet Dudaj

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël.

750 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përshpirtja
Origjinali: The Gathering
Gjinia: Roman
Autori:Anne Enright
Shqipëroi: Alba Kokalari
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 276
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-077-8

Mbi librin

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël. Motra e tij, Veronika, ishte atje atëherë, ashtu siç është këtu tani - për t'i bërë shoqëri të vdekurit edhe për pak kohë.

"Përshpirtja" është një epikë familjare, e përmbledhur dhe e shpleksur me guxim nga Anne Enright. Është gjithashtu një histori seksuale, që përshkruan dhimbjen dhe shpagimin e përcjellë në tre breza – duke filluar nga gjyshja, Ada Merriman – për të treguar se si deformohen kujtimet dhe qelben sekretet e familjes.

Ky roman flet për dashurinë dhe zhgënjimin, për epshin e pakënaqur dhe dëshirën pa kufi, por edhe për atë që fati ynë është shkruar në trupin tonë dhe jo tek yjet.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994300778
ean13
9789994300778
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001527

Botuesi: Skanderbeg Books

Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Dritë gruaje, Romain Gary

Asnjëherë s’e kam ditur tamam ç’do të thotë grua “shumë femërore” apo burrë “shumë burrnor”, nëse nuk është para së gjithash ai ose ajo që dashurojmë. Atëherë, më premto. Më premto se brengën tënde nuk do ta shndërrosh në lehtësi, në dredhi.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000835

Botuesi: Papirus

Dervishi dhe Vdekja, Mesa Selimovic

Në një Kasaba të vogël në Bosnje, në periferi të Perandorisë Osmane, një Dervish mundohet të shkruajë historinë e jetës së tij. Ka dhe pak çaste. Jashtë troku i natës po afrohet bashkë me fundin e jetës së tij.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001176

Botuesi: OMSCA-1

Bikini, Janush L. Vishnjevski

Në roman rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, Bikini, kjo është odiseja e Anës, vajzës gjermane.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dhe nuk mbeti më askush, Agatha Christie

Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën.
800 Lekë
More

Vajza e Tifanisë, Deeanne Gist

Në një kohë kur Amerika zien nga përgatitjet për Panairin Botëror të vitit 1893, i cili organizohet në Çikago, trashëgimtari i perandorisë së bizhuterive, Luis Tifani, përfiton nga rasti për të prezantuar një kishëz me xhama me mozaikë, që bota nuk e ka parë asnjëherë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Qytetet e padukshme, Italo Calvino

Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Zigzage takimesh, David Foenkinos

Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.
800 Lekë
More

Botuesi: Living

Historia, një skandal i vjetër sa bota, Elsa Morante

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pema

Ne, Evgenij Zamjatin

Evgenij Ivanoviç Zamjatin (1884-1937) është njëri ndër klasikët e modernitetit letrar të shekullit XX, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën.
1 100 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2189

Botuesi: Dituria

Mjeshtri, Colm Toibin

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.
800 Lekë
More

Referenca: 2190

Botuesi: Dituria

Fari lundrues i Bllekuoterit, Colm Toibin

Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.
650 Lekë
More

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Grate, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.
1 000 Lekë
More