• Banner

  • Ka mbaruar
Gardalina, vol. 2, Donna Tartt
  • Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gardalina, vëllimi i dytë
Origjinali: The Goldfinch
Gjinia: Roman
Autori: Donna Tartt
Shqipëroi: Oriana Tamburi
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2014
Fq. 488
Pesha: 0.577 kg.
ISBN: 978-9928-132-43-7

Mbi librin

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

Personazhi kryesor, Theodor Deker, është edhe tregimtari i romanit, një adoleshent i Manhatanit, jashtëzakonisht i zgjuar dhe shumë i lidhur me të ëmën, një grua e kulturuar dhe e vetmuar, idhnak kundrejt të atit, një ish – aktor i Brodueit dhe i alkoolizuar. Jeta e Theos tronditet gjatë një vizite në muze kushtuar artit flamand.

Pasi djali dhe e ëma kanë kundruar kryeveprën "Gardalina" të piktorit holandez Carel Fabritius, një bombë hedh në erë të gjithë pavionin e muzeut. Mamaja e tij nuk arrin të mbijetojë, por Theoja dhe "Gardalina", ajo pikturë e vogël e çmuar, që në pak penelat përmbledh të gjitha dritëhijet e artit flamand, arrijnë të shpëtojnë.

Theoja, që sapo ka mbushur të trembëdhjetat, i mbijeton këtij atentati terrorist, që ia shkatërroi jetën brenda një çasti. I gjendur vetëm në mes të Nju Jorkut, pa asnjë të afërm ose vend ku të qëndrojë, ai merret nën kujdestari nga familja e pasur e një shoku të shkollës. Në shtëpinë e re në Park Avenue, ai ndihet në siklet, i izoluar nga miqtë e vjetër dhe i sfilitur nga malli për të ëmën.

Për këtë arsye kapet pas së vetmes gjë që ia sillte atij më afër: "Gardalinës", pikturës së vjetër me bukuri unike, që në të ardhmen do bëjë të mundur që ai të depërtojë në mjediset e rrezikshme të kriminalitetit ndërkombëtar. Theoja rritet, burrërohet, dashurohet dhe ndërkohë...

Lidhjen ndërmjet "Gardalinës" dhe Theos do ta zbuloni duke u zhytur në leximin e këtij libri intrigues, që lexohet me ngulm deri në faqen e fundit. Një roman i fuqishëm, kompleks, i shkruar me mjeshtëri, që shpaloset nën sytë tanë tamam si një kryevepër e artit flamand. Tregimtari i këtij libri të josh, të mallëngjen dhe të lëndon, është një nga ata zëra që do të vazhdojë të na flasë edhe pasi të kemi mbaruar librin.

Romani është bërë një bestseller ndërkombëtar, duke qëndruar më shumë se 35 javë si pjesë e listës bestseller të New York Times në Amerikë, si dhe listën bestseller për romanet të Sunday Times në Angli. Ai ka pasur të njëjtin sukses në përkthim, duke qenë në vend të parë në Francë në janar 2014, ku është vlerësuar nga Le Monde si "një roman i madh magjepsës" dhe ku Donna Tartt përshkruhet si "një autore në majën e artit të saj".

Ai ka qenë gjithashtu në vend të parë në listën e bestsellerve në Gjermani. Kurse në Itali është ribotuar dhjetë herë që nga botimi i parë në mars të vitit 2014.

Koment nga The New York Times

"Zonja Tartt e ka vendosur "Gardalinën" e Fabritiusit në qendër të romanit të saj të lavdishëm dikensian, një roman që bashkon të gjitha talentet e saj të dukshme të tregimtarisë, në një vepër të vetme simfonike dhe ngazëllyese, duke i kujtuar lexuesit ndjesinë e këndshme të të qëndruari zgjuar gjithë natën për ta lexuar."

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928132437
ean13
9789928132437
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, Donna Tartt, vol. 1

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Motra në hije. Historia e Starit, libri i tretë

Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles, Haruki Murakami

Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Më fol për dashurinë, Philipe Claudel

Po të fëlliq kujtimet më të bukura? Mos fol për gjëra që as nuk i mban mënd dhe as i njeh! Ti nuk mban mend as datën tonë të martesës! As datëlindjet e fëmijëve! Dhe për më tepër nuk jam e sigurtë nëse di datëlindjen tënde! Ti ke në vend të zemrës një gur! Lumturia e të tjerëve nuk të intereson!

Çmimi 350 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Veriti, Colleen Hoover

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e Bruklinit, Guillaume Musso

Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç'mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bota sipas Garpit, John Irving

Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s'ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet "preja" dhe "dhuruesi i spermës" për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin.

Çmimi 960 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Mjeshtra të vjetër, Thomas Bernhard

Miku i tij i afërt Aztbacher është ftuar në takim dhe nëpërmjet syve të tij, ne mësojmë edhe më shumë për Regerin - vdekjen tragjike të së shoqes, mendimet e tij vetëvrasëse dhe për rrjedhojë arsyen e vërtetë të takimit. 

Çmimi 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)