• Ka mbaruar
Hajdutja e librave, Markus Zusak
  • Hajdutja e librave, Markus Zusak

Hajdutja e librave, Markus Zusak

Bota Shqiptare

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hajdutja e librave
Origjinali: The Book Thief
Gjinia: Roman
Autori:Markus Zusak
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2014
Fq. 512
Pesha: 0.631 kg.
ISBN: 978-9928-00-107-8

Mbi librin

Ja një fakt i vogël. Do të vdesësh. 1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.

Një informacion i rëndësishëm. Ky roman tregohet nga vetë Vdekja. Është një histori e shkurtër për: një vajzë, një fizarmonicist, disa gjermanë fanatikë, një boksier hebre dhe shumë vjedhje. Një gjë tjetër që duhet të dini: Vdekja e vizitoi tri herë hajduten e librave.

Komente mbi librat

"Një nga librat më të mirëpritur në vite nga të rinjtë."

The Wall Street Journal

"Hajdutja e librave" vlerësohet për guximin e Zusakut, një guxim i shprehur më herët edhe në "Unë jam lajmëtari". Do të lexohet dhe pëlqehet në masë sepse tregon një histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë ndjesi."

New York Times

Mbi autorin

Markus Zusak lindi më 1975 dhe është autor i pesë librave, përfshi librin e njohur në mbarë botën "Hajdutja e librave". I botuar për herë të parë në vitin 2005, qëndroi plot 375 javë në listën e librave më të shitur të gazetës "New York Times". "Hajdutja e librave" është përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë. Zusak jeton në Sidnej me gruan dhe dy djemtë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928001078
ean13
9789928001078
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Pragu i ferrit, Michel Hugo

Këtë vepër artistike... ua kushtoj mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, në Austri. Miqtë e mi rusë më besuan fotokopjet e dy librave, si edhe fotografi e dokumente të tjera të ruajtura me kujdes dhe të kaluara dorë më dorë... që zbulojnë një anë të errët të historisë: pabesinë e tri qeverive, Britanisë së Madhe,...
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pafundësi, Masa Kolanovic, Ebook

Ka dymbëdhjetë histori me një sërëtemash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e sajnë varr dhe u kërkon familjarëve ť'i telefonojnë një ditë pas funeralit. 
640 Lekë
More

Botuesi: Toena

Flokë flakë të kuq, Kostas Mourselas

Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Grataçela, Tahsin Yucel

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.
600 Lekë
More

Botuesi: Botart

Të huajt, S. E. Hinton

Poniboi mund t'i varë shpresat tek vëllezërit e tij. Po ashtu edhe tek shokët e grupit. Por për asgjë më shumë, veçse t'u shpëtojë telasheve me zengjinët, një bandë horrash e fëmijëve të të pasurve të cilët duke menduar se është koha e tyre rrahin barbarisht lyrashët, si Poniboi. Të paktën di për çfarë të shpresojë – gjersa një natë dikush i çon gjërat...
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Në teh të thikës, Malorie Blackman

Kur e vërteta dhe e drejta nuk janë më çështje të bardhësh dhe të zinjsh... Ku ka pasur dashuri, tani ka urrejtje. Dy familje janë shkatërruar nga shoqëria e ndarë dhe e dhunshme, në të cilën jetojnë.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Guximi që u duhet lumenjve, Emmanuelle Favier

Manushja është betuar të bëhet burrneshë. Që nga dita kur i presin shkurt flokët e artë, që ia djegin para kuvendit të burrave në një zjarr ku hedhin pajën e qepur për tri vite rresht, ajo vesh tirqit e burrave, vë qeleshen mbi kokë dhe të gjithë burrat e respektojnë dhe e konsiderojnë të barabartë me ta.
800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...
1 800 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Dublineska, Enrique Vila-Matas

“Dublineska” është një roman universal mbi përballjen midis librit dhe teknologjisë nëpërmjet peizazhit të Dublinit të Xhojsit dhe Beketit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pema

Pa u ftohur kafeja, Toshikazu Kawaguchi

Nëpërmjet romanit Pa u ftohur kafeja do të njiheni me katër vizitorë, të cilët shpresojnë që të përdorin ofertën e udhëtimit në të shkuarën; dikush që të përballet me të dashurin që e ka braktisur, një tjetër për të marrë një letër nga bashkëshorti të cilit po i ikën kujtesa; e një tjetër, për të parë për herë të fundit motrën dhe për t'u takuar me bijën...
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Sekreti i nënës sime, J.L. Witterick

Bazuar në një histori të vërtetë, Sekreti i nënës sime është një histori e thellë, magjepsëse dhe në fund emocionues, që ndërthur jetën e dy familjeve hebreje dhe të një ushtari gjerman në arratisje dhe nënën dhe vajzën e zgjuar dhe "të drejtë" që u bashkuan në kauzën për t'i shpëtuar edhe hebrejtë edhe gjermanin.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Unë jam lajmëtari, Markus Zusak

Jeta e Edi Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.
1 200 Lekë
More