Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra
  • Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Bota Shqiptare

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ëndrrat e ujqve
Origjinali: A quoi rêvent les loups
Gjinia: Roman
Autori: Yasmina Khadra
Shqipëroi: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2013
Fq. 316
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-00-78-1

Mbi librin

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur. Historia ndjek Nafa Ualidin në Kasbah kur ky humb kontrollin mbi fatin e tij dhe tërhiqet nga një lëvizje radikale islame.

"Ëndrrat e ujqve" tregon sesi zhgënjimi kur gërshetohet me zërin tundues të fondamentalizmit dhe kaosin e luftës civile, mund ta kthejë një njeri normal në një vrasës me ndërgjegje, në një qenie që ngjall frikë e tmerr në shoqëri dhe që e pranon me përkushtim idenë e vdekjes së tij.

Komente mbi librin

"Libri që përshkruan më mirë si krijohet fondamentalizmi islamik."

New York Times

"Një shkrimtar që e kupton njeriun në çdo rrethanë."

New York Times

"Yasmina Kadra është një nga shkrimtarët e rrallë që na japin një kuptim mbi dhunën në Algjerinë e sotme."

Newsweek

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
978992800781
ean13
978992800781
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte, Luis Sepulveda

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte është libri që ka pushtuar zemrat e miliona lexueve të çdo moshe. Pasi u zhyt në një njollë vaji në ujërat e Detit të Veriut, pulëbardha Kengah, gati duke vdekur, ndalon në ballkonin e maçokut Zorba, të cilit i merr tri premtime: të mos e hajë vezën që ajo po lind, të kujdeset e t'i mësojë...
600 Lekë
More

Referenca: 2458

Botuesi: IDK

Libri i iluzioneve, Paul Auster

Gjashtë muaj pasi kishte humbur të shoqen bashkë me dy djemtë në një aksident avioni, profesori David Zimmer vazhdon të jetë i kredhur në dëshpërim, kur befas një natë rastësisht i ndodhë të shohë disa pjesë të një filmi të humbur të periudhës së filmit pa zë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Estetika e letërsisë, Massimo Fusillo

Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere.
950 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Njeriu në kështjellën e lartë, Philip K. Dick

Afrika ka mbetur e shkretë prej spastrimit rrënjësor, ndërsa në Europë nazistët përgatiten të hedhin bombën atomike mbi Japoni. Ndërkohë një roman i famshëm, i ndaluar në gjithë Rajhun, përshkruan një histori alternative në të cilën janë Aleatët ata që e kanë fituar luftën.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Asgjësim, Michel Houellebecq

Në këtë roman, Michel Houellebecq analizon ndërvep- rimet e koklavitura ndërmjet politikës dhe shoqërisë, si dhe lidhjet mes sferës politike dhe asaj private nga fijet e së cilës nuk shpëton dot askush.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Monarku i hijeve, Javier Cercas

“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...
1 800 Lekë
More

Referenca: 2996

Botuesi: Bota Shqiptare

Mesuesja e pianos, Janice Lee

Një debutim i jashtëzakonshëm, që ballafaqohet me sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës në kohë lufte dhe me pasojat e zgjedhjeve të bëra kur liria është në diskutim.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Pantera e dëborës, Sylvain Tesson

Kjo rrëfenjë fjalëkursyer është njëkohësisht një kronikë marramendëse e një udhëtimi të jashtëzakonshëm, një ushtrim në artin e durimit dhe një pranim i egërsisë së natyrës. Ky libër është gjithashtu një lutje për mbrojtjen e natyrës.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001617

Botuesi: Skanderbeg Books

Inati, Philip Roth

"Inati", rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001169

Botuesi: Bota Shqiptare

Dallëndyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse.
700 Lekë
More

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
500 Lekë
More