Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Misteri i Hagadasë së Sarajevës, Geraldine Brooks
  • Misteri i Hagadasë së Sarajevës, Geraldine Brooks

Misteri i Hagadasë së Sarajevës, Geraldine Brooks

Bota Shqiptare

I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë.

1 250 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Misteri i Hagadasë së Sarajevës
Origjinali: People of the book
Gjinia: Roman
Autori: Geraldine Brooks
Shqipëroi: Adrian Belo
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2013
Fq. 472
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-00-055-2

Mbi librin

I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë.

Viti 1996. Kur Hana, një australiane e re, mirëmbajtëse e pasionuar dorëshkrimesh të vjetra, mëson se kërkohet t'i besohet asaj Hagadaja me emër e Sarajevës, ndien se bëhet fjalë për shansin e jetës së saj. Gjer aty pat qenë ndier më mirë në shoqërinë e librave se të bashkëkohësve të saj. Merr udhën, pra, drejt dorëshkrimit të rrallë hebre, i shfaqur sërishmi në Ballkanin gërmadhë.

Nga një shenjë e vockël në tjetrën, Hana do të ndriçojë pak nga pak të fshehtat e njerëzve që kanë mbajtur në duart e tyre dorëshkrimin e shenjtë. Nga ithtarja e re e Kabbalës, që e shpëton librin nga Inkuizicioni spanjoll, e gjer tek intelektuali mysliman që e merr në gji nën hundën e nazistëve, por duke kaluar më herët nëpër duart e censorit venedikas që nuk e dërgon në turrën e druve, kjo është odiseja e paepur e Hagadasë, e cila i prin Hanës nga zhgënjime në zbulime, nga rindërtime rrethanash në dashuri të rishtë, në gjurmët e vetë historisë së saj...

Koment mbi librin

"Një sukses i vërtetë letrar, roman i mençur, i thellë, origjinal, shkruar hollë, i cili do ta rritë edhe më numrin e lexuesve e të dashamirësve të fitueses së çmimit Pulitzer."

The Washington Post

Mbi autoren

Vendlindja e Geraldine Brooks është Australia; aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara, në ishullin Vineyard, shteti Massachusetts. Si korrespondente lufte e Wall Street Journal, ajo ka mbuluar për katërmbëdhjetë vjet luftimet në Bosnjë, në Somali dhe në Lindjen e Mesme. Pasi njohu qelitë e burgjeve nigeriane si "banore" e tyre, ajo braktis profesionin e gazetares për t'iu kushtuar atij të shkrimtares. Romani i saj i parë, 1666 del më 2003; më 2006, fiton çmimin Pulitzer me romanin March; Misteri i Hagadasë së Sarajevës është përkthyer në tridhjetë gjuhë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928000552
ean13
9789928000552
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K4R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Afrikani, J.M.G. Le Clezio

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston.
600 Lekë
More

Botuesi: Living

Veriti, Colleen Hoover

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kthim në Vilën e Pëlhurave, Anne Jacobs

Augsburg 1930. Pas shumë vuajtjesh dhe të papriturash, Marije dhe Paul Melcer më në fund arrijnë t’i gëzohen jetës familjare dhe dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë. Djali i tyre më i vogël, Kurti i vogël, tashmë katër vjeç, është një rreze dielli që fiton dashurinë e të gjithëve, ndërsa dy binjakët po rriten dita-ditës...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dhoma e endëses, Cristina Caboni

Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Morava

Të lindur dy herë, Giuseppe Pontiggia

I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë "normal", por vetëm vetvetja.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Historia e një kordhe, Claudio Magris

Në vjeshtën e vitit 1944, gjermanët pushtuan Karninë, me ndihmën e aleatëve të tyre kozakë, të cilëve u kishin premtuar një truall, ku të ndërtonin atdheun e pavarur kozak, një Kosakenland. Në maj të vitit pasardhës, kozakët zbuluan se ishin përdorur dhe mashtruar.
600 Lekë
More

Botuesi: Living

Luanët e Sicilisë, Stefania Auci

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën...
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU000952

Botuesi: OMSCA-1

Aliu dhe Ninoja, Kurban Said

Ky roman, ndoshta si asnjë tjetër i shekullit XX, është mbështjellë me mjegullën e misterit. "Aliu dhe Ninoja' për herë të parë është botuar në Gjermani. Dorëshkrimi i romanit ka humbur pa gjurmë, prandaj hulumtuesit e shumë vendeve vrasin mendjen deri sot e kësaj dite se kush fshihet pas pseudonimit enigmatik, Kurban Said.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.
2 500 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, Donna Tartt, vol. 1

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Nata e shenjtë, Tahar Ben Jelloun

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.
700 Lekë
More