• Banner

E fshehta e nje vere, Lesley Lokko

Tre vëllezërve Kiler nuk u mungon asgjë: tërheqës dhe të përkëdhelur, bëjnë një jetë të privilegjuar që bazohet në pasurinë dhe pozicionin shoqëror të prindërve. Mamaja, Diana, shtylla e vërtetë e familjes, është një avokate në kulmin e karrierës; babai, Harvei, është një neurokirurg i njohur, ndërsa tre fëmijët e tyre, Reif, Aron dhe Xhosh duket sikur e kanë të ardhmen të sigurt.

109,09 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: E fshehta e një vere
Origjinali: One secret summer
Gjinia: Roman
Autori: Lesley Lokko
Shqipëroi: Shpresa Osmeni
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 640
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-99943-1-917-6

Mbi librin

Tre vëllezërve Kiler nuk u mungon asgjë: tërheqës dhe të përkëdhelur, bëjnë një jetë të privilegjuar që bazohet në pasurinë dhe pozicionin shoqëror të prindërve. Mamaja, Diana, shtylla e vërtetë e familjes, është një avokate në kulmin e karrierës; babai, Harvei, është një neurokirurg i njohur, ndërsa tre fëmijët e tyre, Reif, Aron dhe Xhosh duket sikur e kanë të ardhmen të sigurt.

Por, pikërisht në familjet, në dukje perfekte, ekziston një kufi i hollë e i padukshëm që ndan dashurinë nga urrejtja, aq më shumë kur në këtë familje fshihen sekrete tronditëse. Dhe, pikërisht për këtë, jeta e Kilerve rrezikon të tronditet nga mbërritja e tri vajzave, të cilat Diana i konsideron jo të denja për tre djemtë e saj.

Djali i madh, Reifi, mjek i suksesshëm, takon Medin, një aktore amerikane e cila fsheh një shpirt të brishtë dhe të trazuar. Aroni, i pashëm dhe i paturp, arrin të fitojë besimin dhe dashurinë e Xhulias, një studente ambicioze në Fakultetin e Drejtësisë, e ardhur nga një shtresë e varfër e shoqërisë. Xhoshi, më misteriozi dhe problematiku nga të tre, arkitekt i jetës nomade, fiton dashurinë e Nielës, një refugjate somaleze me një të shkuar të errët.

Me "E fshehta e një vere" autorja Lesley Lokko konfirmon talentin e saj, e aftë të emocionojë dhe të na bëjë të ëndërrojmë, duke na fituar zemrën me një histori të përshtatur në botë të ndryshme, ku takohen kultura të largëta nga njëra-tjetra.

Nga Londra, aty ku vila luksoze e Kilerve na paraqet konflikte familjare dinamike; në Nju- Jork, qyteti simbol i shpresave dhe i zhgënjimeve ku Medi e Reifi takohen; në lagjet e emigrantëve të Vjenës, ku një familje refugjatësh somalezë përpiqet më kot të ndërtojë një jetë; në Afrikën e luftërave civile dhe të ndihmave njerëzore, e cila bashkon fatet e Xhoshit dhe Nielës, e deri në Coté d'Azur, ku një pushim i largët veror në një nga vendet bregdetare më të bukura franceze, në Mugin, ndryshon përgjithmonë fatet e të gjithë familjes. Por, zbulimi i kësaj të fshehte do ta shpërbëjë familjen Kiler dhe unitetin e saj, apo do t'i japë asaj kuptimin e vërtetë të ekzistencës?!

Mbi autoren

Lesley Lokko gjithmonë kishte ëndërruar të shkruante, por para se te bëhej shkrimtare, mes shumë punëve të tjera, kishte punuar si kameriere kokteji, punëtore kibuci, menaxhere zyre etj. Pas gjithë këtyre peripecive, ajo merr një vendimin të rëndësishëm në jetën e saj: të bëhet arkitekte.

Edhe pse emocionohej nga dizenjimi i hapësirave, ajo kurrë nuk e humbi pasionin dhe dëshirën për të shkruar. "Një nga gjërat e mira për të qenë shkrimtar, është së ju mund ta bëni "atë" kudo - dhe unë e bëj", shkruan ajo.

Pas pesë romaneve të suksesshëm, Lesley tani e ndan kohën midis Johanesburgut, Londrës, Akrës dhe Endinburgut, edhe pse vetë është nga Skocia dhe e rritur në Ganë. Asnjëherë nuk i ka pëlqyer ideja e të qëndruarit në një vend. Jeta e saj është gjithmonë në lëvizje. Pjesën më të madhe të kohës e kalon si udhëtare, nëpër aeroporte, duke u njohur me njerëz të rinj, mendime te reja, që shërbejnë si zanafilla e romaneve të saj.

Duke jetuar në dy apo tre vende, të cilët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ajo ka mësuar se pavarësisht çdo gjëje, njerëzit përjetojnë të njëjtat emocione: dashuri dhe miqësi, sekrete dhe gënjeshtra, pasione dhe xhelozi, dhe për një shkrimtar nuk ka frymëzim më të mirë...

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000724

Botuesi: Onufri

Shosha, Isaac Bashevis Singer

(0)

Romani "Shosha", një bestseller ndërkombëtar dhe romani i preferuar i vetë autorit, është një histori dashurie që nuk harrohet lehtë, e vendosur në Varshavën çifute, në vigjilje të shkatërrimit të saj.

Çmimi 81,82 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshem, Michel Houellebecq

(0)

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...

Çmimi 109,09 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Kryekeput mashtrim, Lesley Lokko

(0)

E njohur si "Mbretëresha e Akullt", Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës. Me një perandori të shtrirë në disa kontinente, ajo është shndërruar në një markë të përbotshme, në të gjitha kuptimet.

Çmimi 109,09 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Ditari i nje pabesie, Emilios Solomou

(0)

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale.

Çmimi 127,27 SEK
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Letra e harruar, Nina George

(0)

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur...

Çmimi 90,91 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Një vit jetë si danezet, Helen Russell

(0)

Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez! Pasi i jepet mundësia për të jetuar në rajonin e Jutlandit, gazetarja dhe anglezja tipike Helen Russell zbulon një statistikë befasuese: vendi më i lumtur në botë nuk është "Disneyland"-i, por Danimarka, një vend që shpesh është cilësuar si toka e dimrave të gjatë dhe të errët, harengave,...

Çmimi 100,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E holla vije e kuqe, Annalisa Strada

(0)

Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndaj gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm sa herë përballet me Cesare – n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me...

Çmimi 54,55 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

(0)

Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t'i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor.

Çmimi 227,27 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2192

Botuesi: Dituria

Zoli, Colum McCann

(0)

Zoli është vetëm gjashtë vjeç kur prindërit e saj, të rrethuar nga rojat fashiste të Hlinkës, Hitlerit sllovak, zhduken brenda një liqeni të ngrirë. Shpëton vetëm ajo dhe gjyshi, i cili i mëson të shkruajë dhe të lexojë, madje e dërgon edhe në shkollë, pavarësisht nga traditat e bashkësisë së tyre.

Çmimi 72,73 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Pedro Paramo, Rrafshina ne flake, Juan Rulfo

(0)

"Pedro Paramo" cilësohet si një ndër romanet themelorë të letërsisë hispano-amerikane të shekullit XX. Rulfo shkroi vetëm këtë roman dhe përmbledhjen e shkurtër me tregime "Fusha në flakë", të dy të botuar në vitet 1953-1955. Më pas nuk shkroi më asgjë deri në vdekje, në vitin 1986.

Çmimi 72,73 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mysafirë me pagesë, Sarah Waters

(0)

Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen papritur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjet.

Çmimi 113,64 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

(0)

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.

Çmimi 45,45 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001066

Botuesi: Dituria

Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui

(0)

Një djalë i ri kallëzon si i hapen sytë mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtypet, në Algjerinë e viteve '60, ai kalon nga njëra histori në tjetrën.

Çmimi 45,45 SEK
More
In Stock

Botuesi: OMBRA GVG

Jasemina, Jean Sasson

(0)

Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re dhe të bukur libaneze që u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Udhëtimi tronditës i Jaseminës është një tregim për çmendurinë e luftës, për brutalitetin seksual të shfrenuar nga kaosi dhe për guximin e një gruaje për t'i qëndruar rrezikut për të ndihmuar gratë e tjera. Ky është një...

Çmimi 72,73 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

(0)

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 163,64 SEK
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)