• Banner

Kryekëput mashtrim, Lesley Lokko

E njohur si "Mbretëresha e Akullt", Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës. Me një perandori të shtrirë në disa kontinente, ajo është shndërruar në një markë të përbotshme, në të gjitha kuptimet.

11,89 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kryekëput mashtrim
Origjinali: An absolute deception
Gjinia: Roman
Autori: Lesley Lokko
Shqipëroi: Fatmir Ndreu
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 560
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-99943-1-933-6

Mbi librin

E njohur si "Mbretëresha e Akullt", Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës. Me një perandori të shtrirë në disa kontinente, ajo është shndërruar në një markë të përbotshme, në të gjitha kuptimet. Por, pavarësisht suksesit, ajo mbetet një mister; një rendëse pas përsosurisë, e mbyllur në vetvete e me disiplinë të hekurt, që rrallë jep intervista. Është e suksesshme dhe e talentuar dhe kaq mjafton të dinë të tjerët.

Anelieza nuk flet kurrë për të shkuarën - madje as me vajzën e vetme, Kalanin. Është përpjekur me të gjitha forcat për ta hedhur mbas krahëve, duke qenë një kohë e vend ku Anelieza nuk do të kthehet më kurrë. Apo kështu mendon ajo. Deri kur, në një mbrëmje festive të veçantë, me rastin e Vitit të Ri, në strofkën e saj të magjishme në ishull, shfaqet një grua, të cilën Anelieza ka bërë çmos për ta harruar.

Në prag të daljes në pension, në kulmin e famës së Aneliezës, kjo e huaj sjell një histori që lipset të kallëzohet. Anelieza vëren me tmerr se e kaluara nuk mund të hidhet pas krahëve; ajo është pjesë e pandarë e të tashmes, përpos të gjitha përpjekjeve të saj për ta harruar...

Mbi autoren

Lesley Lokko gjithmonë kishte ëndërruar të shkruante, por para se te bëhej shkrimtare, mes shumë punëve të tjera, kishte punuar si kameriere kokteji, punëtore kibuci, menaxhere zyre etj. Pas gjithë këtyre peripecive, ajo merr një vendimin të rëndësishëm në jetën e saj: të bëhet arkitekte. Edhe pse emocionohej nga dizenjimi i hapësirave, ajo kurrë nuk e humbi pasionin dhe dëshirën për të shkruar. "Një nga gjërat e mira për të qenë shkrimtar, është së ju mund ta bëni "atë" kudo - dhe unë e bëj", shkruan ajo.

Pas pesë romaneve të suksesshëm, Lesley tani e ndan kohën midis Johanesburgut, Londrës, Akrës dhe Endinburgut, edhe pse vetë është nga Skocia dhe e rritur në Ganë. Asnjëherë nuk i ka pëlqyer ideja e të qëndruarit në një vend. Jeta e saj është gjithmonë në lëvizje. Pjesën më të madhe të kohës e kalon si udhëtare, nëpër aeroporte, duke u njohur me njerëz të rinj, mendime te reja, që shërbejnë si zanafilla e romaneve të saj.

Duke jetuar në dy apo tre vende, të cilët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ajo ka mësuar se pavarësisht çdo gjëje, njerëzit përjetojnë të njëjtat emocione: dashuri dhe miqësi, sekrete dhe gënjeshtra, pasione dhe xhelozi, dhe për një shkrimtar nuk ka frymëzim më të mirë...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319336
ean13
9789994319336
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Burimi i jetës, Ayn Rand

Ky klasik i të gjitha kohërave rrëfen historinë e një arkitekti të ri dhe rebel, betejën e tij kundër standardeve konvencionale dhe lidhjen e dashurisë shpërthyese me një grua të bukur që do ta mundë me çdo kusht. I freskët sot, po aq sa kur u botua për herë të parë, ky roman flet për një hero dhe për ata që përpiqen ta mundin.

Çmimi 12,88 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Helga's Secrets

Më fol për dashurinë, Philipe Claudel

Po të fëlliq kujtimet më të bukura? Mos fol për gjëra që as nuk i mban mënd dhe as i njeh! Ti nuk mban mend as datën tonë të martesës! As datëlindjet e fëmijëve! Dhe për më tepër nuk jam e sigurtë nëse di datëlindjen tënde! Ti ke në vend të zemrës një gur! Lumturia e të tjerëve nuk të intereson!

Çmimi 3,47 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Këpucët e klounit, Rebecca F. John

Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Parfumi të njeh, Cristina Caboni

Por për Elenën, ky udhëtim do të thotë diçka më shumë; ajo do të gjejë përgjigjen që e kërkon prej vitesh. Sepse parfumi është shtegu që duhet ndjekur, por vetëm kur e kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, mund t’ia dalim në krye dhe të prekim esencën tonë të pastër.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hotel “Silence”, Auður Ava Ólafsdóttir

Gjendur në këto rrethana, vendos ti bëjë një vizitë nënës në azilin e pleqve. Në kokën e tij vërtitet mendimi se vetëm me largimin nga nga kjo jetë, i vjen edhe fundi kalvarit të vuajtjeve. Blen një biletë vetëm vajtje, pa kthim, larg, për në një vend të humbur dhe të rrënuar nga lufta, si vendi më i mirë për t’i dhënë fund gjithçkaje. 

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Del Hija, Philip Roth

Ashtu sikurse Rip Van Uinkeli, i cili kthehet në vendlindjen e tij për të zbuluar se çdo gjë ka ndryshuar, Nathan Zukermani kthehet në Nju Jork, qyteti ku është larguar njëmbëdhjetë vjet më parë. I vetëm në malin e tij në Nju Inglend, Zukermani ka ekzistuar vetëm si shkrimtar: pa zëra, pa media, pa ndonjë kërcënim terrorist, pa ndonjë grua, pa lajme, pa...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Një album historish, Antonis Georgiou

A i vështruat me kujdes të vjetrit te fotografitë e vjetra, atëherë kur fotografët shëtitës shkonin nëpër panaire dhe nëpër sheshet dhe të gjithë qëndronin në radhë që të "përjetësohen" në fotografi, atëherë kur fotografimi në fshatra ishte "një ngjarje", zakonisht duke pozuar me pamje serioze, "të ashpër"?

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...

Çmimi 12,88 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Punk 57, Penelope Douglas

Nuk mund të mos buzëqesh me letrat e saj. Atë e merr malli për mua. Në klasën e pestë, mësuesja na udhëzoi të lidhnim letërkëmbim me nxënës të tjerë. Meqë e kisha emrin Misha, mësuesja e shkollës tjetër më bashkoi me nxënësen e saj, Rajanën.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Armëpushimi, Mario Benedetti

Martin Santome, 49-vjeçar i ve, babai i tre fëmijëve të rritur, është në prag të pensionit kur bie në dashuri me Laura Aveljanedën, kolege 24-vjeçare. Më në fund, pas një jete të mundimshme, duket sikur gjërat nisin të marrin rrugë të mbarë për Santomenë, i cili sheh mundësinë e një lumturie të vonuar.

Çmimi 6,34 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)