• Banner

Nata e shenjtë, Tahar Ben Jelloun

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nata e shenjtë
Origjinali: La nuit sacrée
Gjinia: Roman
Autori: Tahar Ben Jelloun
Shqipëroi: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 216
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-1-869-8

Mbi librin

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.

Pas vdekjes së të atit, më në fund, personazhi kryesor vendos të jetojë si një grua duke zbuluar ç'do të thotë të jesh vërtet femër, duke i bërë ballë të gjitha sfidave dhe imponimeve negative të një rrethi shoqëror tejet fanatik...

Fragment nga libri

Në fytyrën tënde shoh një kurorë drite të jashtëzakonshme. Ti sapo linde, këtë natë, natën e njëzeteshtatë... Je femër. Lëre bukurinë të të prijë. Nuk ka më drojë. Nata e Fatit të jep emrin Zahra, lulja e luleve, hijeshia, fëmija e përjetësisë, ti je koha që qëndron në shpatin e heshtjes... në kulmin e zjarrit... mes pemësh... mbi fytyrën e qiellit, që zbret... Ai përkulet dhe më merr... Ty të shikoj, dora jote zgjatet, ah! Bija ime, po më merr me vete... po ku do më shpiesh?

Jam i sfilitur për të të ndjekur... E dua dorën tënde që i afrohet syve të mi... Është errësirë, bën ftohtë... Ku je, kjo është fytyra jote? Nuk shoh më... Ti më tërheq... ajo fushë e bardhë, borë është? Nuk është e bardhë... Nuk shoh më asgjë... Fytyra jote po ngërçohet, je e zemëruar... Je me ngut... Kjo është ndjesa jote?... Zah...ra...

Një rreze dielli depërtoi në dhomë. Gjithçka kishte marrë fund. Tërhoqa me vështirësi dorën nga dora e tij. Ia mbulova fytyrën me çarçaf dhe fika qiririn.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994318698
ean13
9789994318698
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

E largëta, Julio Cortazar

Në kujtesën kaq millimetrike, në humorin kaq subversiv, në gjithçka që e bën ate njërin prej intelektualeve të mëdhenj të epokés, në kuptimin klasik te fjalës. Në jetën publike, qoftë edhe në pikën me të vakët të dëshirës për të lexuar apo për  t'u shfaqur para tyre, Cortázar-le mbërthente audiencën me një prani të pashmangshme dhe që duhej të kishte...

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ari i rremë, Maro Douka

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001176

Botuesi: OMSCA-1

Bikini, Janush L. Vishnjevski

Në roman rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, Bikini, kjo është odiseja e Anës, vajzës gjermane.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002006

Botuesi: Pegi

Nje histori dashurie me rock e roll, Enriko Brici

Tashmë, historia e Aleksit dhe e Aidit është kthyer në një nga klasikët e letërsisë italiane më të lexuar për të rinj. Shkruar nga një 19 - vjeçar bolonjez, ky libër gjysmë - autobiografik ka shitur mbi dy milionë kopje dhe është përkthyer në njëzet gjuhë të botës.

Çmimi 550 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)