• Banner

Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikea – s, Romain Puertolas

Azhatashatru Lavash Pateli, një indian me profesion "fakir" e që jeton duke bërë truke, çohet një mëngjes dhe vendos se ka ardhur çasti për të blerë një shtrat të ri me gozhdë. Hap gazetën dhe gjen një ofertë joshëse: një shtrat me gozhdë (plot 15.000, për të qenë të saktë), për 99.99 euro. Një çmim me të vërtetë bindës, sidomos nëse paguhet me një kartëmonedhë false.

103,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikea – s
Origjinali: The Extraordinary Journey of the Fakir Who Got Trapped in an Ikea Wardrobe
Gjinia: Roman
Autori: Romain Puértolas
Shqipëroi: Amantia Kapo
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 216
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-384-7

Mbi librin

Një histori pikante dhe e këndshme që shërben gjithashtu edhe si pasqyrë e një realiteti të ashpër: lufta e përditshme e emigrantëve ilegalë gjatë udhëtimit të tyre drejt një bote më të mirë. A është ky një kombinim i pamundur? Jo, aspak për një përrallë (me moral) të kohërave tona, e cila, për fat të mirë, na kujton atë çka mund të bëjë zemra e njeriut.

Azhatashatru Lavash Pateli, një indian me profesion "fakir" e që jeton duke bërë truke, çohet një mëngjes dhe vendos se ka ardhur çasti për të blerë një shtrat të ri me gozhdë. Hap gazetën dhe gjen një ofertë joshëse: një shtrat me gozhdë (plot 15.000, për të qenë të saktë), për 99.99 euro. Një çmim me të vërtetë bindës, sidomos nëse paguhet me një kartëmonedhë false. Mobilia është Ikea dhe gjendet vetëm në pikat e shitjes në Parisi.

Azhatashatruja vesh një kostum të mëndafshtë, turbanin më të mirë që ka dhe niset për në Paris. Në aeroport hipën në një taksi që drejtohet nga romi Gustav, i cili përpiqet ta rrjepë, po në të vërtetë del vetë i rrjepur...

Arrin në Ikea dhe magjepset nga bukuria e mobilieve të ekspozuara dhe nga magjia pafund e portave lëvizëse të dyqanit gjigant suedez. Mendon ta kalojë natën aty për ta shijuar me nge këtë mrekulli, por mbërritja e shitësve e detyron të fshihet në një dollap. Sa keq, ama, se pikërisht atë mëngjes dollapi duhet dorëzuar në Angli.

Ky është fillimi i një aventure plot me takime surreale ndjekjeje, arratisjeje dhe peripecish të paimagjinueshme, që do ta çojnë nga Europa deri në Afrikën e Veriut dhe do t'ia ndryshojnë përgjithmonë perceptimin për botën.

Komente mbi librin

"Me "Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikeas – s", Romain Puértolas e kalon testin e 99 faqeve të para."

Victor Garcia, L'Express

"Aventurat e indianit nëpër Europë janë tejet komike, edhe pse në sfond shohim të pasqyruar fatin e këtyre njerëzve të dëshpëruar e që janë të gatshëm për gjithçka për t'i shpëtuar varfërisë."

Le Figaro

"Një shkrimtar i ri që di ta përdorë penën pa komplekse..."

Philibert Humm, Paris – Match

Mbi autorin

Romain Puértolas, me origjinë franko-spanjolle, ka lindur në vitin 1975 në Montpellier. Ka jetuar në Spanjë dhe Angli dhe ka punuar si DJ, si mësues gjuhësh të huaja, si përkthyes, si stjuard e si iluzionist. I angazhuar si aktivist, ka luftuar për të drejtat e emigrantëve dhe, para se t'i përkushtohej tërësisht shkrimit, ka punuar si analist pranë policisë së kufirit. "Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikea-s" është romani i tij i parë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303847
ean13
9789994303847
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.

Çmimi 184,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Çmimi 161,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2557

Botuesi: Pegi

Parajsa e gogoleve, Daniel Pennac

Daniel Pennac ka botuar mbi 30 libra duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me ilustrime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Jeta e Pisë, Yann Martel

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t'u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nëse askush nuk flet për gjëra të jashtëzakonshme, Jon McGregor

Në rrugën e një qytet në veri të Anglisë, njerëz të zakonshëm lëvizin në ekzistencën e tyre të përditshme – luajnë kriket në rrugë, bëjnë barbeky, lyejnë dritare... Një i ri është dashuruar me një fqinjë së cilës nuk ia di as emrin. Një çift të moshuarish ndjekin udhën e tyre të përditshme për në stacionin më të afërt të autobusit.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles, Haruki Murakami

Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Si një roman, Daniel Pennac

Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s'ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Gruaja e mesdites, Julia Franck

Helene kërkon të lërë pas krahëve shumë gjëra, kujtimin e një nëne të sëmurë që i ka shkaktuar një fëmijëri të trazuar, një jetë tejet të vështirë, një dashuri të lënë përgjysmë nga fati i keq, një martesë të marrë fund pa shumë shpjegime, një motër me të cilën i ka humbur prej kohësh lidhjet, dhe punën e sa j si infermiere mes dhjetëra të plagosurëve.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Në vetën e parë njëjës, Haruki Murakami

 Me një zë të thellë, majmuni i beson bindjes dhe egos së tij se po vjedh emrat e grave me të cilat bie në dashuri. Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.

Çmimi 172,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kasandra, Christa Wolf

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në mitin grek. Zëri i fuqishëm i Christa Wolf na rrëfen në këtë libër jetën e princeshës fatthënëse, e bija e Priamit dhe Hekubës, para dhe pas rënies dramatike të qytetit të saj, Trojës, duke na sjellë Kasandrën, këtë personazh të jashtëzakonshëm, kompleks e që në penën e saj tingëllon aq modern.

Çmimi 74,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.

Çmimi 109,25 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën, Cristian Crusat

Falë një proze jashtëzakonisht elastike, një stili shkrimi endacak, që përshtatet me vendet e ndryshme shpirtërore, fizike apo imagjinare të çdo tregimi, dhe individualitetit të brishtë të personazheve të tij, Crusat – i i çon këto personazhe të rropatura drejt humnerës së frikës, dyshimit dhe dëshirës, që përbëjnë botën bashkëkohore.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...

Çmimi 46,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)