• Banner

Diçka e shkruar, Emanuele Trevi

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi 'Pier Paolo Pasolini'.

7,93 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Diçka e shkruar, historia thuajse e vërtetë e një takimi të pamundur me Pier Paolo Pasolini – n
Origjinali: Qualcosa di scritto
Gjinia: Roman
Autori: Emanuele Trevi
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 236
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-368-7

Mbi librin

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi 'Pier Paolo Pasolini'.

Në atë labirint letrash të mbyllura në një pallat të madh në lagjen 'Prati' mbretëron Laura Betti, një noprane e madhe që po i perëndon ylli: por takimi me heroinën e çartur të këtij libri, e vetëquajtur e megjithatë trashëgimtare e mirëfilltë shpirtërore e poetit friulan, për djaloshin ka vlerën e një takimi të vërtetë me Pasolini-n, njëlloj sikur autorja e Teoremës të ishte ngjizur, të ishte pushtuar nga prania e tij e gjallë, nga itinerari privat prej eksperimentuesi të zjarrtë seksual dhe nga ndodhia e tij publike e artit, herezisë dhe provokimit.

"Diçka e shkruar" rrëfen linjën e hijes së kësaj molepsjeje dhe shkëputjen e pashmangshme prej saj – një shkëputje nga adoleshenca dhe një epokë e tërë; por rrëfen edhe një ngjarje tjetër, atë të njohjes fillestare me misteret, të hyrjes në sekretet e fshehta dhe të përjetshme të jetës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303687
ean13
9789994303687
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2189

Botuesi: Dituria

Mjeshtri, Colm Toibin

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Grate, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Lajla, Colleen Hoover

Shumë shpejt, Lidsi kupton se duhet të bëjë një zgjedhje, sepse nuk mund t’i ndihmojë të dyja, por, nëse bën zgjedhjen e gabuar, mund të jetë e tmerrshme për të gjithë ata.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830 - të nga një epidemi kolere.

Çmimi 9,41 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fletorja e Majës, Isabel Allende

Maja Vidali është nëntëmbëdhjetë vjeçe dhe ka rënë në qarkun e alkoolit dhe të drogës. Në arrati nga fundërrinat e Las Vegasit, nga shpërndarësit e drogës dhe agjentët e FBI – së, zbarkon në arkipelagun e pandotur të Çioles.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Në flakët e Izmirit, Dinos Koubatis

Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton. Nga ajo rrëmujë e përgjithshme që mbizotëroi, familja del dhjetëfish e zvogëluar në numër; ata që arritën të mbijetojnë pas një udhëtimi të stërmundimshëm, do të përfundojnë në Kretë dhe në Pire.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.

Çmimi 6,74 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Udhëtim pa mbarim, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.

Çmimi 8,42 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001745

Botuesi: Botimet Dudaj

Tigri i Bardhe, Aravind Adiga

Në këtë libër ka lindur një muzë e re në letërsi, që ka ndërmend të mos lërë të flejë njerëzimin në globalizim e sipër...ka ngjyrë të kafenjtë, është plot maraz, e shkëlqyer, gjysmë e arsimuar, rustike - urbane, shkatërrimtare, e shkrirë në fjalë magjike - dhe në rastin e Aravind Adigës kjo muzë buron nga një qytetth i quajtur Laxmangarxh.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

I vetëm në Berlin, Hans Fallada

Libri mbështetet në ngjarje të vërteta, duke përshkruar jetën e një çifti gjerman, prindër të një djali të vetëm, të cilët pasi e humbin atë gjatë luftës së dytë botërore, protestojnë kundër Hitlerit që dërgonte bijtë e nënave në luftë për qëllime pushtuese.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza e Pirenejve, Kristin Hannah

Romani “Vajza e Pirenejve” është një libër për luftën, lirinë, guximin dhe dashurinë. Ndjenjat më sublime të ndërfutura në vepër, gërshetohen me luftën dhe japin nuanca nga më të larmishmet.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.

Çmimi 12,39 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Horizont i lëvizshëm, Daniele Del Giudice

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Daniele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)