Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff
  • Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Morava

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë pamjen.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çifutja e Amsterdamit
Origjinali: Den evige jode
Gjinia: Roman
Autori: Bergljot Hobæk Haff
Shqipëroi: Adela Morava
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2010
Fq. 167
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99956-26-87-7

Mbi librin

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë pamjen.

Të heshtin për të shkuarën. I vetmi tregues që mund t'i rrezikojë, është emri që ka zgjedhur babai: Kartofilus, një prej emrave të Çifutit Endacak. Megjithëse është e ndaluar të lëshohet leje qëndrimi për një kohë të gjatë në Holandë, çifuti Kartofilus, njeri i shkencës dhe i letrave, arrin të vendoset në Amsterdam, tek e motra, dhe gjen punë si mjeshtër qelqpunues.

Juana argëtohet duke u shtirë si Juani, megjithëse trupi e thërret drejt feminilitetit. Dhe pak nga pak, ndërkohë që inkuizicioni torurues mbretëron ngado në Europë, Kartofilusi fillon të rrëfejë, në qetësinë e punishtes së qelqit, endjen e tij të gjatë dhe persekutimin që i vjen nga mendimi i lirë ose, me fjalë të tjera nga herezia.

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789995626877
ean13
9789995626877
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Korrigjimet, Jonathan Franzen

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Portret në sepje, Isabel Allende

Në romanin “Portret në sepje”, autorja e suksesshme kiliane rrëfen historinë e një gruaje të re që ka vendosur të zgjidhë të fshehtën e së kaluarës së saj të largët, nga e cila ajo nuk mund të kujtojë asgjë, për të hedhur dritë mbi një ankth të vjetër që nuk e lë të qetë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.
600 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...
1 800 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të...
800 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

 Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu...
800 Lekë
More

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Bestiar, Juan José Arreola

Në alegorinë e bestiarit të tij takojmë erotizmin, të përditshmen, të tashmen dhe një të  shkuar të lavdishme. Një kopsht zoologjik surreal që kthehet në letërsi të kulluar.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dhe së fundmi, Henry Marsh

Por teksa i afrohem fundit të jetës, e gjej veten të rrethuar nga pyetje filozofike e shkencore të cilat krejt papritur duken shumë të rëndësishme, pyetje të cilat në të kaluarën ose i merrja për të mirëqena, ose i shpërfillja.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000727

Botuesi: Onufri

Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder

Gaarder vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtëzakonshme të personazheve që gjallojnë brenda librave të tij. Xhorxhi, një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar, një ditë gjen një letër, që babai i tij ia kishte shkruar përpara se të vdiste.
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Zemërimi i engjëjve, Sidney Sheldon

Është kjo edhe historia e dy burrave të fuqishëm, me pushtet, Adam Uornerit, njeri i ndershëm dhe me integritet, i lindur për të udhëhequr vendin; dhe Majkëll Moretit, bindës, i çuditshëm dhe hakmarrës, një engjëll i zi që hap krahët e tij të tmerrit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Papagalli i Floberit, Julian Barnes

Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fenix

Kilometri 101, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ana Bolena, Hilary Mantel

Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.
800 Lekë
More