• Banner

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.

5,55 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Agim
Gjinia: Roman
Autori: Eli Vizel
Shqipëroi: Edvin Shvarc
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2011
Fq. 128
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9928-00-041-5

Mbi librin

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.

I vendosur në Paris ku kërkon të kuptojë të pabesueshmen gjatë kurseve të filozofisë në Universitetin e Sorbonës, rekrutohet nga Gadi, emisari i një grupi terrorist sionist, i cili synon të dëbojë britanikët nga vendi që e cilëson si djepin kombëtar të popullit hebre.

Elisha anëtarësohet në këtë grup dhe merr pjesë në operacione terroriste, duke urryer armikun e duke u rreshtuar kështu në anën e kundërt të judaizmit tradicional... Tani, ka ardhur dita që ai vetë të kryejë një vrasje të vërtetë...

Mbi autorin

Eli Vizel është shkrimtar hebre-amerikan, profesor, veprimtar politik, laureat i çmimit Nobel dhe i mbijetuar i Holokaustit, i lindur në Rumani. Është autor i 57 librave, mes tyre edhe "Nata", një vepër e mbështetur në përvojat e tij si i burgosur në kampet e përqendrimit në Aushvic, Buna dhe Buhenvald. Pas Luftës së Dytë Botërore, jetoi për disa kohë në Francë ku studioi në Universitetin e Sorbonës letërsi, filozofi dhe psikologji.

Librin e parë e botoi në vitin 1958 për të mos u ndalur më. Vizel është edhe kryetar i bordit këshillues të Algemeiner Journal. Në fillim të viteve 1990, loboi pranë qeverisë amerikane në mbështetje të viktimave të spastrimit etnik në Bosnje. Ka marrë shumë çmime ndërkombëtare dhe 75 doktoratura nderi.

Kur mori çmimin Nobel në vitin 1986, komiteti norvegjez i çmimit e cilësoi si "lajmëtar të njerëzimit" duke theksuar se, përmes betejave dhe përvojave vetjake të poshtërimit që zbatohej në kampet e Hitlerit dhe përmes veprave praktike në dobi të paqes, Vizeli u ka dhënë të gjithëve një mesazh të fuqishëm paqeje dhe dinjiteti njerëzor.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000255

Botuesi:

Nate, Eli Vizel

Ai e përshkruan veten në këtë mënyrë: “Unë vendosa t’ia dedikoj jetën time tregimit sepse ndjej se duke mbijetuar, i detyrohem diçka vdekjes… dhe të gjithë të tjerëve që nuk i mbajnë mend tradhëtitë që kanë pësuar.”

Çmimi 2,22 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Dhimbja, Marguerite Duras

"Dhimbja" na vë përpara një "çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës". Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Përballë natyrës, John Updike

Natyra ka forcën hipnotizuese që mund të trembë. Ajo duhet të ndërsynohet, është afras rreth nesh dhe përbrenda. Kjo është rruga e poezisë. Në gjuhën angleze ekziston madje një lloj shkrimi, nature poetry, dhe një numër i poezive nga ky libër i takojnë këtij stili.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Më fal, Ida Hegazi Høyer

Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. 

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Parfumi të njeh, Cristina Caboni

Por për Elenën, ky udhëtim do të thotë diçka më shumë; ajo do të gjejë përgjigjen që e kërkon prej vitesh. Sepse parfumi është shtegu që duhet ndjekur, por vetëm kur e kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, mund t’ia dalim në krye dhe të prekim esencën tonë të pastër.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)