Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Shpata e Medinës, Sherry Jones
  • Shpata e Medinës, Sherry Jones

Shpata e Medinës, Sherry Jones

Bota Shqiptare

Si studiuese e gjuhës arabe dhe e civilizimit islam, Sherry Jones, vite me rradhë ka punuar për romanin e saj të parë "Xhevahiri i Medinës", me synimin që botës perëndimore t'i paraqiste njërën nga personalitetet më të jashtëzakonshme të Islamit dhe njërën nga gratë më të mëdha në historinë e njerëzimit, Aishe bin Ebu – Bekirin, bashkëshorten më të dashur të të Dërguarit të Allahut, Muhametit.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shpata e Medinës
Origjinali: The sword of Medina
Gjinia: Roman
Autori: Sherry Jones
Shqipëroi: Nikolla Sudar
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2010
Fq. 416
Pesha: 0.497 kg.
ISBN: 978-9928-00-011-8

Mbi librin

Si studiuese e gjuhës arabe dhe e civilizimit islam, Sherry Jones, vite me rradhë ka punuar për romanin e saj të parë "Xhevahiri i Medinës", me synimin që botës perëndimore t'i paraqiste njërën nga personalitetet më të jashtëzakonshme të Islamit dhe njërën nga gratë më të mëdha në historinë e njerëzimit, Aishe bin Ebu – Bekirin, bashkëshorten më të dashur të të Dërguarit të Allahut, Muhametit.

Ndërkohë që "Xhevahiri i Medinës" është romani që i kushtohet periudhës së rritjes dhe asaj të pjekurisë së Aishes, "Shpata e Medinës" është rrëfimi mbi transformimet e para në botën islame. Ai është rrëfim kushtuar katër kalifëve të Drejtë dhe, para së gjithash, kushtuar Aishes, si një grua e pjekur, si një politikane, si një luftëtare dhe Nënë e muslimanëve.

Mbi autoren

Gazetare profesioniste që nga viti 1979, Sherry Jones ka punuar si bashkëpunëtore e jashtme për shumë gazeta në periferitë e Filadelfias, të Karolinës së Verit e Montanës. Ajo ka punuar si korrespondente e Montanës dhe Ajdahut për Zyrën e Punëve të Brendshme dhe Agjensinë Ndërkomëbtare të Gazetarëve në qytetin e Uashingtonit, duke merituar vlerësime shtetërore dhe lokale. Gjithashtu, atë e kanë dominuar edhe revistat, midis të cilave "Njuzuik", "CMJ", "Sautvers art" dhe "Rajder". Tanimë ajo jeton së bashku me të bijën në Spouken të shtetit të Uashingtonit.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928000118
ean13
9789928000118
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Vajza e keqe, Justine Levy

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Karnavalet e M. M. Bahtinit, Lao Ma

Në këtë libër lexuesit i jepen tri drama të pazakonta të shkrimtarit kinez Lao Ma: “Karnavalet e M. M. Bahtinit”, “Sokrati”, “Ushtari i mirë Shvejk”. Heronjtë e këtyre dramave, të vendosur në titullin e secilës prej tyre, përgjithësisht janë të njohur për lexuesin.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001129

Botuesi: Dituria

Zjarri i gënjeshtrave, Gabriella Magrini

Historia e një familjeje, nga Lufta ll Botërore deri në ditët tona. Në qendër Alesandro dhe Federika, vëlla e motër, të lidhur nga një ndjenjë e thellë, një lidhje kaq e fortë sa që përligj deri edhe gënjeshtrat e shtirjet, tinëzinë e të vërtetave të dhimbshme, mjaft që të ruhet qetësia dhe dashuria mes tyre.
850 Lekë
More

Referenca: SKU000181

Botuesi: Ideart

Largesia mes nesh, Fiona Sampson

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t'i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes...
500 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë fshati, Amos Oz

Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Të dua Chanel, Daniela Farnese

Mes pastiçerive me aromë brioshi, dollive nëpër bistro në shoqërinë e Elodisë dhe bisedave fjalëshuma me miq të besuar, Coco-ja do të përpiqet sërish të realizojë ëndrrën e saj për dashurinë e vërtetë, sepse asgjë dhe askush nuk mund ta bindë për të kundërtën: fundi i lumtur i vërtetë duhet të jetë përgjithmonë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Dritë gruaje, Romain Gary

Asnjëherë s’e kam ditur tamam ç’do të thotë grua “shumë femërore” apo burrë “shumë burrnor”, nëse nuk është para së gjithash ai ose ajo që dashurojmë. Atëherë, më premto. Më premto se brengën tënde nuk do ta shndërrosh në lehtësi, në dredhi.
800 Lekë
More

Botuesi: Fenix

Kilometri 101, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Morava

Eksperimenti, Mirto Azina Hronidi

Marrëdhënia e një çifti erotik formon boshtin qendror të librit, ndërsa përshkon tejpërtej shumicën e rrëfimeve me forma, variacione dhe këndvështrime të ndryshme. Që në fillim të rrëfimit, Ai dhe Ajo, të vendosur në pozicionet e tyre si protagonistë të librit, marrin një zotim për t'iu nënshtruar një "eksperimenti" me kushte të barabarta.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000835

Botuesi: Papirus

Dervishi dhe Vdekja, Mesa Selimovic

Në një Kasaba të vogël në Bosnje, në periferi të Perandorisë Osmane, një Dervish mundohet të shkruajë historinë e jetës së tij. Ka dhe pak çaste. Jashtë troku i natës po afrohet bashkë me fundin e jetës së tij.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001207

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Thuaju të mos më vrasin, Juan Rulfo

E folura e tij nuk është një përsëritje, ajo është një art, që klloçkon realitetin dhe e rishpik atë. Është ky përvetësim ai që i jep shkrimit të tij forcën e së vërtetës. "Thuaju të mos më vrasin" digjet në kujtesën universale, secilin prej tregimeve të tij lë brenda nesh një gjurmë të pashlyeshme.
850 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2112

Botuesi: Bota Shqiptare

Xhevahiri i Medines, Sherry Jones

Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.
1 200 Lekë
More