• Banner

Jeta e Pise, Yann Martel
  • Jeta e Pise, Yann Martel

Jeta e Pisë, Yann Martel

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t'u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi.

11,10 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeta e Pisë
Origjinali: Life of Pi
Gjinia: Roman
Autori: Yann Martel
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2013
Fq. 360
Pesha: 0.425 kg.
ISBN: 978-9928-169-17-4

Mbi librin

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t'u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi. Gjatë udhëtimit për në Kanada, bashkë me familjen dhe kafshët e kopshtit zoologjik që e drejton i ati, anija tregtare mbytet.

Pi përfundon në një sandall shpëtimi, në mes të Oqeanit Paqësor, fill i vetëm në shoqërinë e katër kafshëve. S'kalojnë shumë ditë dhe nga zebra e plagosur, orangutangu i Borneos dhe hiena histerike mbeten vetëm kockat e rreshkura nga dielli. I asgjësoi Riçard Parkeri, tigri i Bengalit, me të cilin Pi detyrohet të ndajë ato pak metra vend.

Kundër çdo logjike, djaloshi vendos ta zbusë. Sfida e tyre është mbijetesa, duke i bërë ballë etjes, urisë, peshkaqenëve, tërbimit të detit dhe kripës që i bren lëkurën. Udhëtimi i tyre është i jashtëzakonshëm, i tmerrshëm e plot frymëzim, ironik dhe i dhunshëm, që na çon shumë më larg nga ç'mund të rrokë përfytyrimi. Dhe zbulojmë, që po ajo histori mund të ngjasojë me një mijë të tjera. Histori, që ringjall besimin te magjia dhe fuqia e fjalëve.

I trumbetuar si një klasik i ri nga kritika, Jeta e Pisë është një libër unik, që luhatet mrekullisht midis realizmit dhe magjisë, me tharmin e një romani aventure dhe të një përralle surreale, që papritur përshkohet nga një shpirt katil e mizor.

Komente mbi librin

"Një histori kaq magjike, kaq e gjallë, e trishtueshme dhe mahnitëse që do t'ju bëjë të besoni se imagjinata mund të jetë hapi i parë [i besimit në Zot]... Çdo faqe eshtë e mbushur me tension, humanizëm, surpriza dhe madje ngazëllim."

The Times

"Ky roman jashtëzakonisht i dashur është plot me çudi: një pafajësi e kërkuar që prodhon një vështrim të freskët dhe të tërthortë në supozimet tona të zakonshme rreth ndarjeve fetare, rreth kopshteve zoologjike kundrejt jetës së egër ose rreth mundësisë së lirisë."

The Guardian

Mbi autorin

Bir diplomatësh kanadezë, ka lindur në Spanjë më 1936 – ën. Ka jetuar në Kosta Rika, Francë, Meksikë, Alaskë dhe Kanada, ku edhe qëndroi. Duke parë për herë të parë dritën e botimit në vitin 2001, Jeta e Pisë ishte një ndër fenomenet letrare botërore më të spikatura dhe mbresëlënëse të viteve të fundit.

I botuar në më se tridhjetë vende, fitues i çmimit prestigjioz Man Booker Prize 2002, nga Anglia në Indi, nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara, ka arritur majat më të larta të shitjeve, duke bërë për vete me miliona lexues.

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928169174
ean13
9789928169174
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000173

Botuesi: Ideart

Harpa e barit, Truman Capote

Truman Capote është një nga shkrimtarët amerikanë më të shquar të shekullit XX. Krijimtaria e tij e gjerë përfshin tregime, novela, vepra të ndryshme skenike, publicistikë, skenarë filmash, libra me temën e dashurisë dhe të krimit etj, dhe në to shpaloset më së miri i ashtuquajturi "gotiku tradicional i Jugut amerikan".

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2716

Botuesi: Pegi

Sekreti i shtëpisë në ishull, Ransom Riggs

Të gjithë presin të zbulohen në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull", një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetëvjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të larg

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2112

Botuesi: Bota Shqiptare

Xhevahiri i Medines, Sherry Jones

Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Mami, unë dhe mami, Maya Angelou

Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mbreti i verrishtave, Michel Tournier

"Mbreti i verrishtave" është orvatja e shkrimtarit për të trajtuar një temë krejtësisht të allasojtë: temën e burrit, i cili, gjithë jetën e vet s'bën gjë tjetër veçse kthehet në një fëmijëmbartës. Por, në të vërtetë, ky burrë me fëmijët kalipeç, që përçapet rrugëve për t' u kthyer në banesën e vet, është një shënjtor, apo një monstër, është një ëngjëll,...

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Dita e shtatë, Yu Hua

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami

Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?

Çmimi 17,76 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Fletorja e madhe, Agota Kristof

Jo gjith bahet fjalë në libra, për ato gjanat që përshkrujn.  Romani i Agota Kristofit përshkrunë vuajtje, luftën, vdekjen, kriminalitetin dhe perverzitetet seksuale, por ktu bahet fjalë vetëm për dashninë. Në një mënyrë të çiltër dhe të ndjeshme flet për dashninë.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Largësi shpëtimi, Samanta Schweblin

Një grua e re e quajtur Amanda, dergjet në spitalin e një fshati. Një djalë me emrin David, qëndron pranë saj. Ajo nuk është mamaja e tij dhe ai nuk është djali i saj. Së bashku, ata tregojnë një histori të paharrueshme shpirtrash të thyer, toksinash, të forcës dhe dhimbjes së familjes.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Batakçiu, Orhan Kemal

Shitej drogë, opium, falsifikoheshin raportet e dentistëve dhe të dënuarit rrinin jashtë deri natën vonë... dhe më e keqja ishte se Drejtori i mëparshëm vinte në burg i dehur tapë dhe luante kumar me të dënuarit. Avokati, edhe pse i dinte të gjitha këto, bërtiti gjoja sikur ishte i befasuar.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)