• Banner

Parfume, Philippe Claudel

Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te "Rruga e Madhe", nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë.

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Parfume
Origjinali: Parfums
Gjinia: Roman
Autori: Philippe Claudel
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2013
Fq. 102
Pesha: 0.236 kg.
ISBN: 978-9928-06-069-3

Fragmente nga libri

Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te "Rruga e Madhe", nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë.

Prostitutat, më të rejat, mbështeten mureve në sheshin Malval ose, më të vjetrat, i presin klientët nëpër dhoma, veçanërisht Zonja Aida, me të cilën bëj muhabet dhe asgjë më shumë. Jam larguar nga shtëpia e prindërve dhe nga konvikti i Lynevilit me diplomën e maturës në xhep. Jam regjistruar në Universitet, ku shkoj rrallë. Kohën e kaloj bareve, pijetoreve, kafeneve, birrarive. Ditën e nis herët, tek Ekselsiori, dhe e mbaroj shumë vonë, tek i njëjti Ekselsior.

Të dielave në darkë nëna shtron çarçafët e pastër, çarçafë te të cilët, gjatë gjithë ditës, ajo ka burgosur erën, dhe mua më pëlqej-në më shumë se çdo gjë tjetër këta çarçafë të ftohtë, në dimër, kur thëllimi i ka rrahur e ngurtësuar, nganjëherë edhe ngrirë, kur ata ruajnë nga kjo shuplakë diçka si prej dëbore e prej akulli, gjë që e bën edhe më të ashpër lëkurën e bardhë me kokërriza të pëlhurës së tyre të lashtë.

Kurrë nuk më ka pëlqyer të fle vetëm. Edhe kur e shoh veten fëmijë, më merr malli për një trup tjetër. Për ngrohtësinë, fuqinë, butësinë, frymën e vakët dhe rrahjet e tij të zemrës. Shpesh, kur do të më zërë gjumi, kam frikë nga diçka e keqe sa nuk bëhet më, diçka që nuk është vdekje, por braktisje, vetmi e pafund.

Mbi autorin

Philippe Claudel, shkrimtar, regjisor, profesor i letërsisë në Universitetin e Nansisë, u lind në Dombasle-sur-Meurte, Francë në 1962. Ai është lektor në Institutin Europian të Kinemasë dhe Audiovizualitetit për shkrimin e skenarit, si dhe profesor për të rinjtë, adoleshentët dhe personat me aftësi të kufizuara që vuajnë dënimin në burgje.

Romani i parë i tij u botua në vitin 1999. Që nga viti 2004, është edhe drejtor i një kolane në botimet e Stock Editions. Claudel është mbajtës i shumë çmimeve të rëndësishme si: "Marcel Pagnol" në 2000 e Goncourt në 2007. Romanet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060693
ean13
9789928060693
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: 2557

Botuesi: Pegi

Parajsa e gogoleve, Daniel Pennac

Daniel Pennac ka botuar mbi 30 libra duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me ilustrime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Unë jam Eva, Suzanne Goldring

Për adhuruesit e librit “Tatuisti i Aushvicit” dhe “Vajzat e humbura të Parisit” vjen tani një histori e paharrueshme nga Lufta e Dytë Botërore. Një rrëfim fenomenal për kurajën, për dashurinë dhe për të gjitha mizoritë që sjell lufta.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dimri i njerëzve, Lionel Duroy

Marku, personazhi – shkrimtar pas të cilit fshihet vetë autori, ndërmerr një udhëtim në skutat më të errëta të Europës për të hetuar vetëvrasjen e para gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Ana Mlladiçit, vajzës së dashur të Rado Mlladiçit, gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës, njeriut të rrethimit të Sarajevës, përgjegjës për mijëra të vdekur.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001544

Botuesi: OMSCA-1

Të martat me Morin, Mitch Albom

Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Ura e Mbretit Shën Luigj, Thornton Wilder

"Ura e Mbretit Shën Luigj" është novela e autorit të mirënjohur amerikan Thornton Wilder, e cila ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1928 dhe ka kënaqur shijet e lexuesve në mbarë botën. Është viti 1714. Në Peru, një urë e ndërtuar nga Inkasit një shekull më parë shembet dhe bashkë me të edhe pesë njerëzit që po kalonin në të.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mos u dorëzo, Harlan Coben

Ti nuk rron më. Unë të dua dhe gjithmonë do ta ndiej mungesën tënde, por ti ke pesëmbëdhjetë vjet i ikur nga kjo jetë. Kaq është një kohë e gjatë për të mbajtur zi, apo e kam gabim? Ndaj kam vendosur të të lejoj të shkosh tani dhe unë vetë të kapem në diçka më të qëndrueshme.

Çmimi 15,62 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Autiku dhe pëllumbi, Rodaan Al Galidi

Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj. Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Çelësi i shtëpisë, Tatiana Salem Levy

Romani i Levyt është i gëzueshëm... Proza e saj është stilistikisht e pasur, e ndjerë dhe e frymëzuar. Ajo të mbërthen në emocione të fuqishme që të përshkojnë të gjithë trupin. Arkitektura e fjalës së Levyt është e mbajtur në dy raporte universale: e bukura dhe e shëmtuara.

Çmimi 5,00 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ne kopshtin e egersirave, Erik Larson

Në vitin 1933, në Berlin, William E. Dodd u bë ambasadori i parë amerikan në Gjermaninë e Hitlerit, një vit që u vërtetua të ishte një pikë kthese në histori. Dodd, një profesor dhe njeri i urtë nga Chicago, vjen në Gjermani së bashku me të shoqen, të birin dhe vajzën e tij, bukuroshen shpërthyese Martha.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

 Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)