• Banner

  • Ka mbaruar

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.

10,41 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Thirrja e engjëllit
Origjinali: L'Appel de l'ange
Gjinia: Roman
Autori: Guillaume Musso
Shqipëroi: Adriana Gjika
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2014
Fq. 408
Pesha: 0.493 kg.
ISBN: 978-9928-00-096-5

Mbi librin

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë. Por duke mbledhur sendet, ata këmbyen celularët. Kur e kuptojnë ngatërresën, janë 10.000 km larg njëri tjetrit: ajo është luleshitëse në Paris, ai ka një restorant në San Francisko.

Duke iu dorëzuar kureshtjes, secili eksploron përmbajtjen e telefonit të tjetrit. Një kërshëri e dyfishtë dhe një zbulim: jetët e tyre janë të lidhura me një sekret që ata mendojnë se është varrosur përgjithmonë... Midis komedisë romantike dhe trillerit të kalibrit të lartë. Një intrigë mjeshtërore e sjellë nga personazhe tronditës. Një finale virtuoze.

Komente mbi librin

"Një verë cilësore ! (...) Një zbulim befasues e bën "Thirrjen e engjëllit" një triller me një intensitet që Musso-ja nuk e ka arritur kurrë deri tani dhe kjo është shumë e rëndësishme. (...) Madlina dhe Xhonatani do t'i mrekullojnë fansat e tyre."

Bernard Lehut, RTL

"Romanet e tij janë faqe të punuara mirë : po i hape, është e pamundur t'i mbyllësh. Thirrja e engjëllit, fillon si një komedi romantike (...) pastaj shndërrohet në një triller të cilin nuk mund ta lëshosh nga dora."

Europe 1, Cafe Culture

"Një histori që mund t'i ndodhte kujtdo (...) Një triller romantik rozë e zi. (...) Për të zbuluar sekretin që lidh personazhet, romani duhet lexuar deri në fund."

France Info

Mbi autorin

Guillaume Musso lindi në vitin 1974. Që fëmijë dashurohet me letërsinë dhe fillon të shkruajë kur ishte student. Romani i tij i parë "Dhe pastaj..." u shit në më shumë se një milion kopje. Kjo përqasje magjepsëse me lexuesit, u pasua gjithashtu me suksesin tjetër akoma më të jashtëzakonshëm të romaneve "Shpëtomë", "A do të jesh aty?" "Sepse të dua", "Po vij të të gjej", dhe "Ç'do të bëhesha pa ty?" të cilët e bëjnë autorin një nga më të preferuarit e lexuesve. Autori është përkthyer në 36 gjuhë të botës dhe ka shitur 19 milionë kopje. Veprat e tij janë përshtatur për skenarë filmash artistikë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
K1R5P6

Referencat specifike

isbn
9789928000965
ean13
9789928000965
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R3P1

Botuesi: Bota Shqiptare

A do të jesh aty, Guillaume Musso

Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Sepse të dua, Guillaume Musso

Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2997

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpëtomë, Guillaume Musso

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R3P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Central Park, Guillaume Musso

Alisa dhe Gabrieli nuk kanë asnjë kujtim nga nata e shkuar... por as e kanë harruar atë. Nju Jork, ora 8 e mëngjesit. Alisa, një vajzë e re parisiane, dhe Gabrieli, pianist xhezi amerikan, zgjohen të prangosur me njëri-tjetrin në një stol në Central Park.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e Bruklinit, Guillaume Musso

Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç'mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

E fshehta e një vere, Lesley Lokko

Tre vëllezërve Kiler nuk u mungon asgjë: tërheqës dhe të përkëdhelur, bëjnë një jetë të privilegjuar që bazohet në pasurinë dhe pozicionin shoqëror të prindërve. Mamaja, Diana, shtylla e vërtetë e familjes, është një avokate në kulmin e karrierës; babai, Harvei, është një neurokirurg i njohur, ndërsa tre fëmijët e tyre, Reif, Aron dhe Xhosh duket sikur e...

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Lufta ime, vol.1, Karl Ove Knausgaard

Provokues i skajshëm, i pamëshirshëm në realizmin vetjak, kjo kryevepër ala Marcel Proust - sepse prej A la recherche du temps perdu të Proustit është frymëzuar - e rrallë për nga origjinaliteti dhe trysnia e brendshme letrare, është një vepër e parezistueshme për lexuesin e shekullit të ri. 

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.

Çmimi 9,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Urrejtje, Ana Huang

Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa  rregulla të thjeshta.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Kumbari, Mario Puzzo

Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Transatlantiku, Witold Gombrowicz

I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001129

Botuesi: Dituria

Zjarri i gënjeshtrave, Gabriella Magrini

Historia e një familjeje, nga Lufta ll Botërore deri në ditët tona. Në qendër Alesandro dhe Federika, vëlla e motër, të lidhur nga një ndjenjë e thellë, një lidhje kaq e fortë sa që përligj deri edhe gënjeshtrat e shtirjet, tinëzinë e të vërtetave të dhimbshme, mjaft që të ruhet qetësia dhe dashuria mes tyre.

Çmimi 8,85 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Spiunia, Paulo Coelho

Paris, burgu Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë: që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu, merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja me kimono të bardhë, Ana Johns

Ajo niset në një udhëtim të gjatë për të zbuluar të vërtetën. Gruaja me kimono të bardhë është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.

Çmimi 13,01 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000833

Botuesi: OMSCA-1

Per hir te emrit, Jhumpa Lahiri

"Per hir te emrit” eshte romani nga Jhumpa Lahiri, fituese e cmimit Pulitzer. E ngarkuar emocionalisht dhe thellesisht e mprehte Jumpa na ofron pamje te persosura te jeteve e karaktereve te personazheve te saj.

Çmimi 8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)