• Banner

Si një roman, Daniel Pennac

Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s'ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre.

80,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si një roman
Origjinali: Comme un roman
Gjinia: Ese, kritika letrare
Autori: Daniel Pennac
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 208
Pesha: 0.148 kg.
ISBN: 978-9928-175-24-3

Komente mbi librin

"Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s'ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre. Ai shikon ata me dhembje, jo me përbuzje: pa libra, ata janë të dënuar të kalojnë "një jetë pa përgjigje... dhe shumë shpejt edhe pa pyetje"."

The Guardian

"Me një humor ngacmues që do t'i bëjë lexuesit nga 7 deri në 77 vjeç të qeshin, ky roman – ese është një apel për lirinë dhe të drejtat e lexuesit."

Le Figaro

"Çka është për t'u admiruar te Pennac – u, vetë shkrimtar, mësues letërsie, lexues i pangopur i romaneve, është fakti që ai nuk dëshiron kurrsesi që të rinjtë e sotëm të jenë të mërzitur nga libri. Ai e di se për t'ia arritur kësaj, mjafton të zbatosh një pedagogji të bazuar në entuziazmin ngjitës."

L'Express

"Një libër frymëzues dhe i freskët, që s'duhet të dalë kurrë nga qarkullimi."

Nacional Literacy Trust

Fragment nga libri

Të drejtat e lexuesit

1. E drejta për të mos lexuar.
2. E drejta për të kapërcyer disa faqe.
3. E drejta për të mos e mbaruar një libër.
4. E drejta për të rilexuar.
5. E drejta për të lexuar çfarëdo qoftë...

Me zë fillimisht të pasigurt, ai i kishte lexuar duke ngecur të dyja rrokjet, veçmas: "Ma-ma".
Dhe, përnjëherësh:
– M a m a!
Kjo klithmë gëzimi kremton kurorëzimin e udhëtimit intelektual më madhështor që mund të merret me mend, një lloj hapi i parë në Hënë, kalimin nga arbitrariteti grafik më i plotë te kuptimi më i ngarkuar me emocion! Ura të vogla, dredha, rrathë... dhe... mama! Kështu e ka të shkruar, para syve, por kjo çel brenda atij!

Nuk është një kombinim rrokjesh, nuk është një fjalë, nuk është një koncept, nuk është një mama, është mamaja e vet, e tij, një shndërrim magjik, që thotë jashtëzakonisht më shumë gjëra, sesa fotografia më besnike, thjesht ca rrathë të vegjël, gjithsesi, ca ura të vogla... por që, befas – dhe përgjithmonë! – kanë reshtur së qeni vetvetja, së qeni asgjë, për t'u bërë ajo prani, ai zë, ai parfum, ajo dorë, ai prehër, ajo pafundësi hollësish, ajo gjithçka aq thellësisht absolute dhe aq absolutisht pa asnjë lidhje me atë çka është shtrirë atje, mbi shinat e faqes, midis katër mureve të klasës...
Guri filozofik.
As më shumë, as më pak.
Ai sapo ka zbuluar gurin filozofik.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175243
ean13
9789928175243
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2557

Botuesi: Pegi

Parajsa e gogoleve, Daniel Pennac

Daniel Pennac ka botuar mbi 30 libra duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me ilustrime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ditari i një trupi, Daniel Pennac

Ky roman nuk është si romanet e tjera, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87 vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Kafshët, Miguel Torga

 Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. 

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashnorët poshtë Danubit, Federico Andahazi

Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Drita e largët, Antonio Moresco

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare. Ajo ka përplasje të shpeshta me të ëmën, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës së shkuarën prej fëmije...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Unë e di pse këndon zogu në kafaz, Maya Angelou

Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do ti japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000992

Botuesi: Dituria

Hija e erës, Carlos Ruiz Zafon

Jeta e Danielit, djalë i një librari, do ndryshojë pas vizitës që do bëjë me të atin në varrezën e Librave të Harruar. Nga ky çast, ngjarjet e mistershme të së kaluarës do të pasqyrohen në të tashmen.

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë...

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)