• Banner

Në kohën e fluturave, Julia Alvarez

Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në kohën e fluturave
Origjinali: In the Time of the Butterflies
Gjinia: Roman
Autori: Julia Alvarez
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 416
Pesha: 0.403 kg.
ISBN: 978-99943-0-312-0

Mbi librin

Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende. Nuk shpjegoi gjithashtu se motrat ishin midis krerëve opozitarë kundër diktaturës së gjeneralit Rafael Leonida Trujillo. Dhe nuk kishte përse ta bënte këtë. Të gjithë i njihnin Las Mariposas - Fluturat.

Në këtë roman të jashtëzakonshëm, zërat e katër motrave (Minervës, Patrias, Maria Teresës dhe të mbijetuarës, Dedesë) flasin përmes dekadave për të rrëfyer historitë e tyre - nga kordelet e flokëve dhe sekreteve të fshehura, te kontrabanda e armëve dhe torturat e burgut - dhe për të përshkruar tmerret e përditshme të jetës nën sundimin e Trujillo-s.

Komente mbi librin

"Një tablo e mahnitshme dhe e fuqishme e historisë së një familjeje dhe të një kombi."

The Dallas Morning News

"Një roman i mrekullueshëm dhe prekës... Një histori magjepsëse kuraje, patriotizmi dhe devotshmërie familjare."

People

Mbi autoren

Julia Alvarez u largua nga Republika Dominikane për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1960, në moshën dhjetëvjeçare. Ajo është autore e gjashtë romaneve, dy librave joletrarë, tri përmbledhjeve me poezi dhe tetë librave për fëmijë dhe adoleshentë.

Krijimtaria e saj ka marrë kudo vlerësime të mëdha, përfshirë Latina Leader Award-in në letërsi në vitin 2007, akorduar nga Instituti i Kongreseve Hispanike Caucus. Në vitin 2002 mori çmimin e Trashëgimisë në Letërsi, ndërsa në vitin 2000 u zgjodh Gruaja e Vitit nga revista Latina...

Alvarez dhe bashkëshorti i saj, Bill Eichner, kanë themeluar në Alta Grasia - në vendlindjen e saj, në Republikën Domenikane - një qendër artesh që funksionon edhe si kafene letrarësh.
Në vitin 2009, romani "Në kohën e fluturave" u zgjodh nga Dhurimi Kombëtar për Artet për programin e tij kombëtar të Leximit të Madh.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994303120
ean13
9789994303120
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001527

Botuesi: Skanderbeg Books

Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Sekreti i rrobaqepëses, Fiona Valpy

Gjatë luftës, tri rrobaqepëset përballen me zgjedhje të pamundura kur veprimtaria e tyre e fshehtë i vë përballë rrezikut të madh. Të bashkuara nga besnikëria, të kërcënuara nga tradhtia, a do t’i mbijetojnë ato periudhës më të errët të historisë?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pallati prej letre, Miranda Cowley Heller

Një mëngjes të mrekullueshëm gushti, Eli Bishop niset të notojë në liqenin poshtë "Pallatit prej letre" - shtëpia e pushimit të familjes së saj në Kejp Kod. Kur zhytet nën ujë, përjeton sërish takimin pasionant të një nate më parë, në qoshen e shtëpisë që di të gjtiha të fshehtat e saj më të errëta, ndërsa i shoqi dhe e ëma bisedojnë me mysafirët...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Batakçiu, Orhan Kemal

Shitej drogë, opium, falsifikoheshin raportet e dentistëve dhe të dënuarit rrinin jashtë deri natën vonë... dhe më e keqja ishte se Drejtori i mëparshëm vinte në burg i dehur tapë dhe luante kumar me të dënuarit. Avokati, edhe pse i dinte të gjitha këto, bërtiti gjoja sikur ishte i befasuar.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

I ngadalti, John M. Coetzee

Fotografi Pol Reiment humbet këmbën në një aksident me biçikletë. Nga ai çast jeta e tij ndryshon në mënyrë të pakthyeshme, pavarësisht dëshirës së tij. Pasi refuzon me kokëfortësi vënien e protezës, Poli kthehet i vetmuar në apartamentin e tij në Adelaide.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

A mund të vij tek ti, Marie Aubert

Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësirë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kasandra, Christa Wolf

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në mitin grek. Zëri i fuqishëm i Christa Wolf na rrëfen në këtë libër jetën e princeshës fatthënëse, e bija e Priamit dhe Hekubës, para dhe pas rënies dramatike të qytetit të saj, Trojës, duke na sjellë Kasandrën, këtë personazh të jashtëzakonshëm, kompleks e që në penën e saj tingëllon aq modern.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Jetë pas jete, Kate Atkinson

Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet? Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka? Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën? A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm? A do të doje?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001580

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta dhe koha e Majkëll K, J.M.Coetzee

Në mes të një vendi të shtrënguar në darën e luftës, Majkëll K., një tridhjetë e një vjeçar me një shëmti fizike dhe një defiçencë mendore, bashkë me të ëmën, një grua e sëmurë dhe e thyer në moshë, i ngjitet turmës së të dëshpëruarëve në përpjekje të mbërrijë në vendin e origjinës, në fermën ku e ëma ka lindur dikur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Ideart

Kumbari i fundit, Mario Puzo

Don Domeniko Klerikucio, kryetar i familjes mafioze më të famshme në Amerikë, është "kumbari i fundit". Qëllimi i tij kryesor është vetëm një: të mbrojë të ardhmen e familjes së tij, duke mashtruar përmes lojës së kumarit, investimeve miliardere në kinema, korrupsionit politik dhe intrigave financiare.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)