• Banner

  • Ka mbaruar

Vajzat e Uellslit, Elizabeth Percer

Roman që nuk të shlyhet nga kujtesa: vepra e Elizabeth Percer portretizon një vajzë inteligjente që ballafaqohet me caqet e veta, me frikën e humbjes së njerëzve të shtrenjtë dhe me tradhtinë. Çdo faqe e kësaj vepre zbulon të vërtetat e fuqishme që e prekin dhe habisin lexuesin.

12,49 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e Uellslit
Origjinali: An uncommon education
Gjinia: Roman
Autori: Elizabeth Percer
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2014
Fq. 376
Pesha: 0.421 kg.

Mbi librin

Kolegji Uellsli, në Masaçusets, është një ndër kolegjet femërore amerikane më me emër. Me arkitekturën gotike, harqet dhe kopshtet e tij, kampusi është fort joshës për vajzat e reja të vetëdijshme për inteligjencën e tyre. Madje edhe Rozë Kenedi, matriarka e Amerikës, nëna e J.F.Kenedit, gjakonte të thithte romantizmin dhe patosin që pezullonin në ajër mes atyre mureve.

Në një qoshe të veçuar të kampusit është një shtëpizë e stilit Tudor, një strehë magjepsëse që I përshtatet më së miri ndërtesave gotike përreth. Është vendi ku takohen Shakes, vajzat sa të respektuara aq edhe frikëndjellëse, vajzat e shoqërisë Shekspir. Hera – herës Shakes vënë në skenë vepra të Bardos ku ftojnë drejtoreshën dhe autoritete të tjera të kampusit.

Megjithatë të tilla ftesa thjesht sa rrisin dyshimin e kolegjit ndaj tyre, pasi vajzat që interpretojnë role burrash të mbytur në makthe, tradhti e dyshime, në një formë arkaike të gjuhës angleze, pa dyshim që s'janë një shembull i mirë serioziteti dhe sjelljeje. Shakes pak e vrisnin mendjen se ç'mendonin të tjerët.

Ndodhen në Uellsli që nga themelimi i kolegjit, që më 1877, njëqind e dyzet vjet të kaluara duke kryer ceremonitë e tyre ikonoklastike, duke bashkuar zërat në vargjet e Shekspirit, për të skalitur vlera të reja që i janë përkushtuar artit, poezisë e dijes. Mjaft e ndjeshme, madje e pazonja të lërë pasdore atë që dashuron, e trishtuar që s'mund ta ketë pranë Tedin, mikun e saj të zemrës.

Naomi Finkeshtejn shkel në Kolegjin Uellsli dhe bëhet menjëherë një Shakes, një pjesëtare e elites së Uellslit, e atij grupi të ngushtë prej pesëdhjetë vajzash, aq të lakmuara. Në rrjedhën e fatit dhe të vullnetit, Naomi shpëton nga ujërat e akullta të liqenit Uobën, përfshihet në shoqëri përmes ritualesh të vjetër, bëhet shoqja më e ngushtë e bukuroshes Jun, një Shakes kryelartë dhe lojtare elegante tenisi.

Por, edhe për Naomin nuk do të vonojnë kthesat e papritura e të liga. Një tradhti, pjellë e xhelozisë së pafre vë në diskutim Kodin e Nderit të Kolegjit Uellsli dhe mbulon me turp shoqen e zemrës: bukuroshen, të pacënueshmen Jun, ajkën e studenteve të shkëlqyera...

Komente mbi librin

"Dashuria, miqësia dhe ambiciet e një grupi të çuditshëm vajzash intelektuale në kërkim të vendit të tyre në botë."

Courtney J. Sullivan, New York Times

"Roman që nuk të shlyhet nga kujtesa: vepra e Elizabeth Percer portretizon një vajzë inteligjente që ballafaqohet me caqet e veta, me frikën e humbjes së njerëzve të shtrenjtë dhe me tradhtinë. Çdo faqe e kësaj vepre zbulon të vërtetat e fuqishme që e prekin dhe habisin lexuesin."

Lauren Belfer

"Është e pamundur të qëndrosh indiferent ndaj Naomi Feinshtejnit, një vajzë e ndjeshme në kërkim të jetës së saj dhe mënyrës së duhur për të mbrojtur njerëzit që do. Edukimi i një gruaje di të japë diçka fort të rrallë: një botë dhe një jetë që dukeshin thellësisht të vërteta."

Nicole Mones

Mbi autoren

Elisabeth Percer ka qenë tri here finalist e Çmimit Pushcart. Ka kryer një Bachelor of Art për anglisht në Kolegjin Uellsli, doktoraturën rreth kërkimit dhe edukimit artistik pranë Stanford University, ajo ka fituar një bursë studimesh post – doktoraturë në Erkeley. Botimet e saj rreth artit dhe të shkruarit janë vlerësuar në rrafsh ndërkombëtar. Jeton në Kaliforni.

Detajet e librit
UEGEN
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Zhgënjimi i qytetit të madh, Jennifer Worth

Pse iu futa kësaj rruge vallë? Duhet të kem qënë e marrë! Kishte plot gjëra të tjera që mund të kisha bërë: modele, stjuardesë avioni ose kamariere në anije. Koka më ziente nga një mori gjërash, që të gjitha mbi punë të shkëlqyera e të paguara më së miri.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Ishulli i Arturos, Elsa Morante

Në jetën e Arturos nuk shfaqet asnjë figurë femërore, përveç fotografisë së venitur të nënës së tij e cila ka vdekur duke sjellur në jetë të birin, dhe të cilën ai e ka hyjinizuar si një mbretëreshë. Një ditë babai sjell në shtëpi nusen e tij të re, e cila është moshatare me Arturon, një nënë-fëmijë që pa dashje shënon një kufi midis fëmijërisë së...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2190

Botuesi: Dituria

Fari lundrues i Bllekuoterit, Colm Toibin

Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.

Çmimi 6,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000996

Botuesi: Dituria

Atentati, Harry Mulisch

Dhjetor 1945. Franca është çliruar, luftohet në territoret e Rajhut të Tretë, por Holanda, për një gabim strategjik të aleatëve, vuan ende nën pushtimin nazist. Ndërsa përshkon me biçikletë një zonë të qetë banimi të Haarlemit, një polic kolaboracionist, Fake Ploeg, i njohur për mizoritë e tij, vritet dhe trupi i tij transportohet përpara shtëpisë së...

Çmimi 4,16 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001675

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Gruaja e se dieles, Fruttero & Lucentini

Udhët e Carlo Fruttero-s (Torino, 1926) dhe Franco Lucentini-t (Romë, 1920 - Torino, 2002) kryqëzohen për herë të parë diku në fund të viteve '40 në një hotel, në Paris.  Fruttero ishte transferuar në kryeqytetin francez për të gjetur punë, kurse Lucentini ishte laureuar në filozofi dhe kishte dhe kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ditari i një trupi, Daniel Pennac

Ky roman nuk është si romanet e tjera, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87 vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pafundësi, Masa Kolanovic, Ebook

Ka dymbëdhjetë histori me një sërëtemash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e sajnë varr dhe u kërkon familjarëve ť'i telefonojnë një ditë pas funeralit. 

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Kupidët kokëkrisur, Jennie Dorny

Ndoshta nuk e dini, por mbi kokat tuaja, retë e llojeve dhe madhësive të ndryshme janë të banuara nga kupidët,këto qenie të përkushtuara ndaj dashurisë që, prej mijëvjeçarësh, i lëshojnë shigjetat e tyre në zemrat njerëzore.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dita Ditës, Terezia Mora

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)