Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Deshmon Pereira, Antonio Tabucchi
  • Deshmon Pereira, Antonio Tabucchi

Dëshmon Pereira, Antonio Tabucchi

OMBRA GVG

Doktor Pereira më erdhi për vizitë për herë të parë një mbrëmje shtatori të 1992-it. Në atë kohë ai nuk quhej ende Pereira, nuk kishte marrë ende tipare të qarta, ishte diçka i vagullt, ikanak dhe i tymtë, por kishte tashmë dëshirë të ishte protagonist libri.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dëshmon Pereira
Origjinali: Sostiene Pereira
Gjinia: Roman
Autori: Antonio Tabucchi
Shqipëroi: Mimoza Hysa
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2005
Fq. 170
Pesha: 0.289 kg.
ISBN: 978-99943-778-5-X

Koment nga autori

Doktor Pereira më erdhi për vizitë për herë të parë një mbrëmje shtatori të 1992-it. Në atë kohë ai nuk quhej ende Pereira, nuk kishte marrë ende tipare të qarta, ishte diçka i vagullt, ikanak dhe i tymtë, por kishte tashmë dëshirë të ishte protagonist libri. Ishte vetëm një personazh në kërkim të autorit. Nuk di përse më zgjodhi pikërisht mua për ta treguar. Një mundësi është sepse një muaj më parë, në një ditë torturuese gushti në Lisbonë, edhe unë kisha bërë një vizitë.

E kujtoj me imtësi atë ditë. Në mëngjes bleva një gazetë të qytetit dhe lexova lajmin që një gazetar i vjetër kishte ndërruar jetë në Spitalin e Santa Maria të Lisbonës dhe se kufoma e tij do të vendosej në kapelën e spitalit për ti bërë nderimet e fundit. Nuk dëshiroj tia them emrin për tu treguar i matur. Do të them vetëm se ishte një njeri që e kisha njohur kalimthi në Paris, në fund të viteve gjashtëdhjetë, kur ai shkruante në një gazetë pariziene si emigrant portugez.

Ai kishte ushtruar profesionin e gazetarit në vitet dyzet e pesëdhjetë, në Portugali, nën diktaturën e Salazarit. Dhe kishte mundur ti punonte një rreng diktaturës salazariste duke botuar në një gazetë portogeze një artikull të guximshëm kundër regjimit. Pastaj, natyrisht, kishte pasur probleme serioze me policinë dhe kishte zgjedhur rrugën e emigrimit. E dija se pas shtatëdhjetë e katrës, kur në Portugali u vendos demokracia, ishte kthyer në vendin e tij, por nuk e takova më.

Nuk shkruante më, ishte në pension, nuk e di si jetonte, për fat të keq ishte harruar. Në atë periudhë Portugalia jetonte jetën e vrullshme dhe të lëvizshme të një vendi që gjen demokracinë pas pesëdhjetë vjetësh diktaturë. Ishte një vend i ri, i drejtuar nga njerëz të rinj. Askush nuk kujtohej më për një gazetar plak që në fund të viteve dyzet i ishte kundërvënë me vendosmëri diktaturës salazariste.

Shkova të vizitoja trupin e të ndjerit në dy të pasdites. Kapela e spitalit ishte e shkretë. Arkivoli ishte i zbuluar. Zotëria ishte katolik dhe i kishin vënë mbi gjoks një kryq prej druri. Qëndrova pranë tij nja dhjetë minuta. Ishte një plak i bëshëm, madje i shëndoshë. Kur e njoha në Paris ishte një burrë rreth të pesëdhjetave, i dobët dhe i zhdërvjellët. Pleqëria, ndoshta jeta e vështirë, e kishin shndërruar në një plak të shëndoshë e të squllët.

Në këmbë të arkivolit, në një mbajtëse të vogël, ndodhej një regjistër i hapur ku ishin hedhur firmat e vizitorëve. Ishin shkruar disa emra, por unë nuk njihja asnjë. Ndoshta ishin kolegët e tij të vjetër, njerëz që kishin kaluar me të të njëjtat beteja, gazetarë në pension.

Në shtator, siç po thosha, më erdhi për vizitë Pereira. Aty për aty nuk dita se çfarë ti thosha, edhe pse e kuptova turbull që ajo ngjashmëri e vagullt që paraqitej nën pamjen e një personazhi letrar ishte një simbol dhe një metaforë: në një farë mënyre ishte tjetërsimi fantasmatik i gazetarit plak të cilit i kisha dhënë lamtumirën e fundit. U zura ngushtë por e prita me përzemërsi.

Atë mbrëmje shtatori e kuptova turbull se shpirti që endej në hapësirën e eterit kishte nevojë për mua për tu treguar, për të përshkruar një zgjedhje, një torturë, një jetë. Në atë hapësirë të privilegjuar që paraprin çastin e përgjumjes dhe që për mua është hapësira më e përshtatshme për të pritur vizitat e personazheve të mi, i thashë të kthehej përsëri, ta hapte zemrën me mua, të ma tregonte historinë e tij. Ai u kthye dhe unë i gjeta menjëherë një emër: Pereira.

Në portugalisht Pereira i thonë pemës së dardhës, dhe si të gjithë emrat e pemëve frutore, është një mbiemër me origjinë çifute, ashtu si në Itali mbiemrat me origjinë çifute janë emrat e qyteteve. Me këtë desha të nderoj një popull që ka lënë një gjurmë të thellë në qytetërimin portugez dhe që ka pësuar padrejtësitë e mëdha të Historisë. Po kishte dhe një arsye tjetër, me origjinë letrare, që më shtyu te ky emër: një poezi e shkurtër e Eliotit e titulluar What about Pereira? në të cilën dy mikesha kujtojnë, në dialogun e tyre, një portogez misterioz të quajtur Pereira, për të cilin nuk do të mësohet kurrë asgjë. Kurse nga Pereira im unë fillova të mësoj shumë gjëra.

Në vizitat e tij natën i pëlqente të më tregonte se ishte i ve, i sëmurë me zemër dhe i trishtuar. Që dashuronte letërsinë franceze, veçanërisht shkrimtarët katolikë mes dy luftërash, si Moriakun e Bernanosin, që mendonte gjithë kohën për vdekjen, që miku i tij më i besuar ishte një françeskan i quajtur at Antonio, tek i cili rrëfehej me frikën mos ishte heretik ngaqë nuk besonte në ringjalljen e trupit.

Dhe pastaj, rrëfimet e Pereirës, bashkuar me imagjinatën e atij që shkruan, përbënë të tërën. Te Pereira gjeta një muaj kyç të jetës së tij, një muaj të tmerrshëm, gushtin e 1938-s. Risolla Evropën në buzë të shkatërrimit të luftës së dytë botërore, të luftës civile spanjolle, të tragjedive të së shkuarës sonë të afërt. Dhe në verën e nëntëdhjetë e treshit, kur Pereira, tashmë miku im i vjetër, më kishte treguar historinë e tij, unë munda ta shkruaja. E shkruajta në Vekiano, gjatë dy muajve po të tmerrshëm, të një pune intensive dhe të vrullshme.

Krejt rastësisht e përfundova së shkruari faqen e fundit më 25 gusht të 1993-shit. Dhe desha ta regjistroj atë datë në fund të faqes, sepse është një ditë e rëndësishme për mua: është ditëlindja e vajzës sime. Mu duk një sinjal, një shenjë e mirë. Dita e lumtur e ardhjes në jetë të fëmijës sim lindte, falë forcës së shkrimit, dhe historinë e jetës së një njeriu. Ndoshta, në ndërthurjen e pakuptueshme të ngjarjeve që perënditë na gatisin, e gjitha kjo ka kuptimin e vet.

Marrë nga Gazeta Shqiptare Online, 1 prill 2012

Komente mbi librin

"A ka mundësi që një libër a një roman, të të shqetësojë ngaqë është tepër i bukur? Më së shumti jo sepse të jep kënaqësi, por mbi të gjitha ngaqë të bën ta duash pa rezerva..."

Lalla Romano

"Letërsia të përgatit në mënyrë (mbase vetëm) që të luftosh dhe sfidosh historinë. Pereira zbulon (shumë Pereira janë zhdukur në historinë e tyre vetjake dhe në atë të vendit të tyre) rrugëdalje të paparashikuar, shpëtimin pas vdekjes."

Paolo Mauri

"Për lexuesin nuk është e thënë që të dijë se në cilin front a në cilën gjykatë "dëshmon" Pereira. Mrekullisht, ai kupton shpejt e bukur se: ka gjykatë të letërsisë, akoma më mirë tek gjykata e tekstit letrar."

Georgio Bertone

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999437785
ean13
978999437785
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha Bari, Hwang Sok Yong

Unë jam në këtë botë tani dhe ti në atë botë... Kushtoji vëmendje këtyre që do të të them. Ti do të udhëtosh mijëra e mijëra li permes oqeanit dhe qiellit. Kjo rrugë do të çojë drejt ferrit, e mbushur me zhurmat e zhabave dhe me të folurat përçart të djajve dhe shpirtrave të vdekur...
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Nesër në betejë mendo për mua, Javier Marias

Te "Nesër në betejë mendo për mua", Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ditari i ndaluar, Alba de Céspedes

“Më duket se bëra keq që e bleva këtë fletore, shumë keq, madje, por tani është e kotë ta mbaj mendjen atje. Ç’ishte për t’u bërë, u bë.”
1 000 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.
950 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Heshtja e ultësirave, Gerald Murnane

Thellësisht misterioz, por bazuar në detaje të prekshme, përditshme, është mrekulli alkimike, që kthen vizionin në rrëfim kulluar. Romani 'Ultësirat mahnitëse e letërsisë që shkruhet sot kudo, çdo gjuhë.
900 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov

Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes "te pabesueshëm": të riun që është student në "shkollën për budallenjtë" dhe dytësin e tij.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Kamila, si flutur, Sophie Daull

Ky është romani i përballimit të padurueshmes, ku fjalët zënë vendin e një plani mbijetese: "krijimin e një pike panoramike prej së cilës unë dhe Kamila të vijojmë sërish, së bashku, të soditim botën." Ky është romani i parë i Sophie Daull-it dhe është nderuar me Çmimin e Debutimit nga Lauriers Verts de La Foret des Livres.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001659

Botuesi: Toena

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, Paulo Coelho

Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.
800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Në vetën e parë njëjës, Haruki Murakami

 Me një zë të thellë, majmuni i beson bindjes dhe egos së tij se po vjedh emrat e grave me të cilat bie në dashuri. Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana, Niccolò Ammaniti

Mes fushash të zhuritura dhe pyjesh plot mistere, gërmadhash të qendrave tregtare dhe qytetesh të braktisura. Mes hapësirave të mëdha të shkreta të një ishulli të pushtuar rishtas nga natyra dhe bashkësish egërshane të mbijetuarish.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Lëvdatë për njerkën, Mario Vargas Llosa

Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues.
700 Lekë
More

Botuesi: PA

Hic sunt leones, Katerina Poladjan

Njëqind vjet më vonë Helenes, një restaurueses së re, i ofrohet një bibël për ta restauruar. Helena futet thellë në enigmën e librit të vjetër, në Armeninë moderne dhe në një histori mërgimi, të humbjes dhe të dhimbjes, që përcillet nga brezi në brez.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Trupi i njeriut, Paolo Giordano

Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.
900 Lekë
More