Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Problemi Spinoza, Irvin D. Yalom

Problemi Spinoza, Irvin D. Yalom

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.

8,92 CHF
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Problemi Spinoza
Origjinali: The Spinoza Problem
Gjinia: Roman
Autori: Irvin D. Yalom
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2012
Fq. 395
Pesha: 0.426 kg.
ISBN: 978-9928-120-90-8

Mbi librin

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.

Fshehurazi, Bentoja studion gjuhën dhe idetë e Aristotelit e të filozofëve të mëdhenj grekë në akademinë e Franciskus van den Endenit, ku një pjesë e mësimdhënies iu besua së bijës, Klara Marisë, një vajze me qafën si mjellmë dhe buzëqeshje joshëse, që aq keq ia trallisi mendjen Barukut, sa i ngjalli mendime të përlyera dhe dëshira që s't'i nxë goja t'i thuash brenda mureve të bashkësisë.

S'do shumë mend që ta kuptosh si i shkoi filli këtij edukimi filozofik dhe sentimental: mendimtari i ri u shkishërua dhe u shtrëngua të bëjë një jetë vetmitare, në zgrip, por që gjithsesi do të nxjerrë në dritë vepra që për nga thellësia dhe dramaticiteti i kanë shoqet e rralla. Vepra, që treqind vjet më vonë, e trazuan ligsht mendjen e "arianit" Rozenberg, që u bë një ndër themeluesit e partisë naziste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Hitlerit.

Komente mbi librin

"Një gjetje e arrirë që na bën të përjetojmë rishtas filozofinë e Spinozës nëpërmjet historisë së Gjermanisë naziste dhe figurës së Alfred Rozenbergut."

Abraham Verghese

"Romani më grishës që kam lexuar vitet e fundit. Irvin D. Yalom ka krijuar një vepër kaq fuqiplotë, sa është e pamundur ta lësh mënjanë. Ju ftoj me bindjen më të thellë ta lexoni."

Anthony Hopkins, aktor

"Si një mësues i mirë, Yalom i paraqet idetë pak nga pak, duke lëvizur me shumë kujdes nga njëra te tjera... Dialogët, që ai krijon, lënë një ndjesi të këndshme nga karakteri i filozofit dhe sjellin një shpjegim të qartë për idetë madhore të njeriut për natyrën, vullnetin e lirë dhe arsyen."

The Washington Post

"Yalom është autori i përsosur për t'i sjellë së toku Spinozën dhe Rozenbergun në një roman... Problemi Spinoza është një eksplorim fort intrigues i lidhjeve mes një filozofi hebre dhe një ideologu nazit."

Shelf Awareness

Mbi autorin

Irvin D. Yalom ka lindur në Uashington në vitin 1931. Është profesor i psikiatrisë në Universitetin e Standfordit dhe jeton e punon si psikiatër në Palo Alto, Kaliforni. Ka shkruar vepra të shumta, bestsellera ndërkombëtare, si "Kura e Shopenhauerit" dhe "Kur qau Niçja".

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928120908
ean13
9789928120908
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Lepuri kthehet, John Updike

Por, kur ajo fton mikun e saj të jetojë me ta, një zezak i ri dhe radikal, i quajtur Skitër, harmonia e brishtë e çiftit prishet në mënyrë të pakthyeshme. “Lepuri kthehet” është i dyti nga katër romanet e John Updike, që përqendrohet te personazhi qendror, Herri “Lepur” Engstrëm. Duke rrëfyer se si Lepuri i zgjidh ose i ndërlikon më tej problemet e tij,...
Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001904

Botuesi: Dituria

Spastrimi, Sofi Oksanen

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.
Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001580

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta dhe koha e Majkëll K, J.M.Coetzee

Në mes të një vendi të shtrënguar në darën e luftës, Majkëll K., një tridhjetë e një vjeçar me një shëmti fizike dhe një defiçencë mendore, bashkë me të ëmën, një grua e sëmurë dhe e thyer në moshë, i ngjitet turmës së të dëshpëruarëve në përpjekje të mbërrijë në vendin e origjinës, në fermën ku e ëma ka lindur dikur.
Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Merilini në tri kocka, Isabelle Wery

Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve, "veprimeve dashurore" dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta.
Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac, Ebook

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.
Çmimi 6,34 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Tradhëtia, Danielle Steel

Talli Xhouns, personazhi kryesor i romanit është grua e përsosur, regjisore e fulmit “Njeriu i rërës”, që rritet para syve tanë me thjeshtësinë dhe devtshmërinë për punë. Ajo është e bindur se e rrethojnë njerëz besnikë dhe të përkushtuar në punë, njësoj si ajo. Të tillë janë Hanter Llojd dhe Brixhitë Parker.
Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Braktisje, Elisabeth Åsbrink

Kështu Katerina - pas të cilës fshihet vetë autorja - rindërton historinë e Ritës, ardhjen e saj të rastësishme në Londër, marrëdhënien e gjatë klandestine me Vidalin, një hebre sefardik i mërguar nga Selaniku dhe së fundi martesën e vonuar e dëshpëruese
Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001210

Botuesi: Morava

Kur qau Nicja, Irvin D. Yalom

Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij.
Çmimi 8,92 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Krijesat e një dite, Irvin D. Yalom

Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës.
Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Rrugëtim drejt vetvetes, Irvin D. Yalom

Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom – i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Tani, ai e kthen vështrimin e tij terapeutik drejt vetes në këto kujtime prekëse.
Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Xhelati i dashurisë, Irvin D. Yalom

Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme.
Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Follow us on Facebook