Motra e Frojdit, Goce Smilevski
  • Motra e Frojdit, Goce Smilevski

Motra e Frojdit, Goce Smilevski

Morava

A ishte Zigmund Frojdi përgjegjës për vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt.

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Motra e Frojdit
Origjinali: Sigmund Freud's sister
Gjinia: Roman
Autori: Goce Smilevski
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2013
Fq. 304
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-169-27-3

Mbi librin

A ishte Zigmund Frojdi përgjegjës për vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt. Në listën e përpiluar nga themeluesi i psikanalizës, u përfshinë gruaja, bijtë, kunata, dy asistentë, mjeku personal me familjen, madje edhe qeni, por jo katër motrat moshëthyera, Maria, Roza, Paulina dhe Adolfina.

Është zëri i kësaj të fundit, e degdisur në kampin e përqendrimit të Terezinit, që rikujton plot keqardhje të dhimbshme marrëdhënien e veçantë që kishte me të vëllanë, nga një fëmijëri e jetuar në simbiozë, ku Zigmundi ishte mentori, që e udhëhiqte në zbulimin e botës, deri në largimin e pashmangshëm prej saj, por gjithsesi fort të hidhur, në moshë të rritur dhe në hijen tragjike të shkëputjes përfundimtare.

Na shpaloset një tablo mbresëlënëse e Vjenës kozmopolite në kapërcyellin e shekujve XVIII dhe XIX, e përshkruar nga këndvështrimi i një gruaje që pa pasur as burrë dhe as fëmijë s'mund të lakmojë rol tjetër veç atij të bijës dhe motrës.

Bijë e një nëne, që nuk lë rast pa ia vënë në dukje kotësinë e jetës që bën; motër e një gjeniu të zhytur kryekëput në ndërtimin e mitit prej profeti të ri, që fati e ka blatuar të çlirojë njerëzimin nga besimet e rreme, me të cilat është ushqyer për shekuj të tërë.

Një grua në arrati prej një jete të shkruar tashmë dhe kurrë të jetuar plotësisht, mes marrëdhënieve të akullta familjare, një dashurie tragjike dhe ëndrrës së parealizuar për t'u bërë nënë, e detyruar të gjejë prehje vetëm në harresën qetësuese të një marrëzie të vetëdiktuar.

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928169273
ean13
9789928169273
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Jeta ime pa të djeshmen, Lisa Genova

Rrugëtimi i një gruaje në një pikë kritike të jetës. Elisa Haulend ka një familje të lumtur dhe karrierë të shkëlqyer si profesoreshë në Universitetin e Harvardit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Xhemilja, Orhan Kemal

Lajmi i keq që solli Xhemilja, ishte ai që të gjithë e prisnin qysh prej mëngjesit. Tani, më në fund, kishte mbërritur. Frika u përhap si zjarri në gjithë lagjen. Duke ndier se fëmijët dhe të dashurit e tyre ishin në rrezik, banorët u futën nëpër shtëpi dhe morën ç'tu zinte dora: copa druri, hunj, gurë dhe shkuan pas Malikut e Mujit.
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ashtu si dashuritë, Javier Marias

Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, uron çiftit"gjithe të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre te jetoje përherë në lumturi.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2670

Botuesi: Dituria

I burgosuri i Qiellit, Carlos Ruiz Zafon

Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Nëntëmbëdhjetë minuta, Jodi Picoult

Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Adriatiku, Alessandro Leogrande

Po lexoj "Adriatiku", librin e Alessandro Leogrande – s. Një rrëfim interesant. Një reportazh narrativ. Një refleksion mbi tokat që lagen nga deti Adriatik. Një det ku shohim veten dhe njëri – tjetrin.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001659

Botuesi: Toena

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, Paulo Coelho

Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.
800 Lekë
More

Botuesi: Living

Të dua Chanel, Daniela Farnese

Mes pastiçerive me aromë brioshi, dollive nëpër bistro në shoqërinë e Elodisë dhe bisedave fjalëshuma me miq të besuar, Coco-ja do të përpiqet sërish të realizojë ëndrrën e saj për dashurinë e vërtetë, sepse asgjë dhe askush nuk mund ta bindë për të kundërtën: fundi i lumtur i vërtetë duhet të jetë përgjithmonë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpirtra vetmitarë, Kent Haruf

I drejtpërdrejtë, shpeshherë i ashpër, me një humor të hollë që mbart të vërteta kokëforta. Ky roman mbyll karrierën e një shkrimtari elegant, të paepur dhe që kulmin e arriti në fund të saj.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dashnori i Kinës së Veriut, Marguerite Duras

Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré

Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon t’i vritet edhe  agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent  britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension  ose më keq akoma, t’i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i  Shërbimit, i jep një mundësi të rrallë për t’u...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një sëpatë në duart e tua, Emilios Solomou

Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Fundamentalist pa dashje, Mohsin Hamid

Pakistanezi Çengez po përjeton ëndrrën amerikane të çdo emigranti. Pasi mbaron me rezultate të shkëlqyera nën Universitetin e Prinstonit, ai fillon menjëherë punë në një firmë elitare. I magjepsur nga Nju Jorku dhe nga historia e tij romantike me një bukuroshe elegante e pasanike, ai pothuajse po prek me dorën hyrjen në elitën e Manhatanit.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001210

Botuesi: Morava

Kur qau Nicja, Irvin D. Yalom

Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij.
900 Lekë
More

Referenca: 2127

Botuesi: Morava

Kura e Shopenhauerit, Irvin D. Yalom

"Kura e Shopenhauerit" është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2159

Botuesi: Dituria

Një grua në Paris, Paula McLain

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2189

Botuesi: Dituria

Mjeshtri, Colm Toibin

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.
800 Lekë
More

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Grate, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2468

Botuesi: LIRA

Si ta kuptojme Frojdin, Zhak Seda

Libri "Si ta kuptojmë Frojdin" i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri.
1 000 Lekë
More