• Banner

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.

10,63 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zotëria i jetimëve
Origjinali: The Orphan Master's Son
Gjinia: Roman
Autori: Adam Johnson
Shqipëroi:Agim Doksani
Shtëpia botuese: Botimet Morava
Viti: 2014
Fq. 547
Pesha: 0.621 kg.
ISBN: 978-9928-169-28-0

Mbi librin

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t’i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës. Kështu, i hyn kësisoj një rruge pa kthim, përmes kthinave të fshehta të diktaturës më misterioze të planetit.

“Qytetar i përulur i kombit më të madh të botës”, Jun Doja do të bëhet grabitës profesionist, i detyruar të manovrojë mes rregullave të luhatshme dhe kërkesave përbuzëse të eprorëve, për të mbijetuar. Dashuria për San Munin, aktoren legjendare, do ta shtyjë t’i marrë në dorë frerët e jetës së vet, me një kthesë të beftë mbresëlënëse.

Ngjarjet zhvillohen në Korenë e Veriut të ditëve tona dhe libri - zbulim i Adam Johnson-it - përshkruan jetën dhe ndodhitë, si një Kandid modern në një regjim të izoluar e të marrë. Një mbretëri e mirëfilltë eremite, ku realiteti dhe propaganda pleksen e kapërthehen derisa bëhen një dhe të pandarë.

Roman aventuresk, rrëfim i një pafajësie të humbur dhe histori romantike dashurie. Zotëria i jetimëve është njëherësh edhe portret mbresëlënës i një bote, që deri më sot na është mbajtur e fshehur: një tokë e dërrmuar nga uria, korrupsioni, mizoria që godet qorrazi e kuturu, por ku ekziston edhe solidariteti, copëza të befta bukurie dhe dashurie.

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928169280
ean13
9789928169280
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2551

Botuesi: Toena

Shpresa, Andre Malraux

Libri flet për 8 muajt e parë të Luftës Civile në Spanjë midis fashistëve të udhëhequr nga Gjenerali Franko dhe republikanëve. Është një roman që flet për luftën, një roman polifonik (me shumë zëra) sepse Malraux refuzon të ndalet tek psikologjia e personazheve.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2557

Botuesi: Pegi

Parajsa e gogoleve, Daniel Pennac

Daniel Pennac ka botuar mbi 30 libra duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me ilustrime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 21,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Penelopa në luftë, Oriana Fallaci

Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te "Penelopa në luftë" autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi.

Çmimi 5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dimri i njerëzve, Lionel Duroy

Marku, personazhi – shkrimtar pas të cilit fshihet vetë autori, ndërmerr një udhëtim në skutat më të errëta të Europës për të hetuar vetëvrasjen e para gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Ana Mlladiçit, vajzës së dashur të Rado Mlladiçit, gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës, njeriut të rrethimit të Sarajevës, përgjegjës për mijëra të vdekur.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Gjendja njerëzore, Andre Malraux

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84, Libri i tretë, Haruki Murakami

E mbësh¬tolli heshtja, si të ndodhej në fund të pishinës. Në atë thellësi, vdekja nuk ishte as e zezë, as e frikshme. Si lëngu amniotik për fetusin, ishte e natyrshme, e qa¬rtë... Zëri i vinte nga larg, si nga ndonjë kohë e largët. Nuk e njohu. I arrinte pas shumë kthesash dhe shtrem¬bërimesh, duke e humbur kështu tonin dhe ngjyrën fillestare.

Çmimi 13,60 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Sekreti i Parisit, Natasha Lester

"Sekreti i Parisit" është një histori zemërthyese, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Parisin e luftës dhe të modës së lartë, në Angli dhe në Australi. Një sagë tronditëse dashurie, dhe mistere të mëdha përfshin "Sekreti i Parisit". I ndërtuar në dy periudha kohore të ndryshme, ky roman zbulon një sekret të madh të personazheve të jashtëzakonshëm, ngjarje...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Atdheu, Fernando Aramburu

 A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i kishte shkatërruar jetën asaj dhe familjes? A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna? 

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001675

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Gruaja e se dieles, Fruttero & Lucentini

Udhët e Carlo Fruttero-s (Torino, 1926) dhe Franco Lucentini-t (Romë, 1920 - Torino, 2002) kryqëzohen për herë të parë diku në fund të viteve '40 në një hotel, në Paris.  Fruttero ishte transferuar në kryeqytetin francez për të gjetur punë, kurse Lucentini ishte laureuar në filozofi dhe kishte dhe kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

Çmimi 17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Long John Silver, Bjorn Larsson

Kur përkthimi në shqip i këtij romani po përgatitej për botim, i kërkova autorit, Björn Larsson, një rekomandim për ndonjë recension a kritikë që mund ta përdornim si parathënie. Në vend të këtyre, ai më dërgoi një libër të vetin me kujtime, një ditar të shkruar posaçërisht për publikun italian që e ka ndër autorët e preferuar suedezë.

Çmimi 9,35 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001696

Botuesi: Toena

Ne emer te te gjithe njerezve, Martin Gray

Tetëdhjetë e dy vjeçari Martin Gray është kujtesa e gjallë e tragjedisë së shekullit XX dhe mishërimi i shpresës te jeta. I arratisur nga kampi i shfarosjes në Treblinka, luftëtar i getos së Varshavës, ai hyn në triumfues në Berlin me ushtrinë ruse. Në shtetet e Bashkuara bëhet i pasur. Në Francë ku jeton tashmë, tragjedia e g

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Jashtë skene, Ahmet Hamdi Tanpinar

Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)