Pragu i ferrit, Michel Hugo
  • Pragu i ferrit, Michel Hugo

Pragu i ferrit, Michel Hugo

OMBRA GVG

Këtë vepër artistike... ua kushtoj mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, në Austri. Miqtë e mi rusë më besuan fotokopjet e dy librave, si edhe fotografi e dokumente të tjera të ruajtura me kujdes dhe të kaluara dorë më dorë... që zbulojnë një anë të errët të historisë: pabesinë e tri qeverive, Britanisë së Madhe, SHBA – së dhe BRSS – së.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pragu i ferrit
Origjinali: Hells's treshold
Gjinia: Roman
Autori: Michel Hugo
Shqipëroi: Pirro Dollani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2009
Fq. 348
Pesha: 0.392 kg.
ISBN: 978-99956-38-28-3

Koment nga autori

Këtë vepër artistike... ua kushtoj mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, në Austri. Miqtë e mi rusë më besuan fotokopjet e dy librave, si edhe fotografi e dokumente të tjera të ruajtura me kujdes dhe të kaluara dorë më dorë... që zbulojnë një anë të errët të historisë: pabesinë e tri qeverive, Britanisë së Madhe, SHBA – së dhe BRSS – së, si edhe moskokëçarjen e tyre për të drejtat e njeriut.

... Dokumentet zyrtare janë dyllosur, ndërsa librat që flasin për këto ngjarje, janë hequr nga qarkullimi. Edhe sot, mbas më se gjashtëdhjetë e pesë vjetësh, dokumentet mbi këto ngjarje mbajnë vulën "Top sekret".

I mbushur me zemërim dhe dhimbje, vendosa t'i jap veshje artistike kësaj historie mbi krimin dhe hakmarrjen duke mbetur me shpresë se dikur... kjo padrejtësi historike ndaj këtij populli do të vendoset në vend.

Fragment nga libri

... sytë i kishin të përlotur të dy. Piteri palosi flokët me kujdes. Ra dera dhe Nina, gazetarja e re, me mikrofonin në dorë, hyri brenda. Piteri i tregoi një karrige dhe tha: "Nina, para se të flas, duhet të më premtosh një gjë" dhe nxori nga sirtari dy librat e fotokopjuar. "Dua që t'i lexosh e të shkruash mbi ngjarjet tragjike për të cilat flitet në faqet e tyre. Kjo tragjedi është mbajtur e fshehur për pesëdhjetë vjet. Tani ka ardhur koha që bota ta marrë vesh të vërtetën."

Nina i mori librat në dorë dhe filloi t'i shfletojë. "Qenkan botuar?!", tha e habitur. "U zhdukën nga qarkullimi sapo dolën. Prandaj dua që ti t'i bësh të njohura. Vetëm atëherë do të ndihem i qetë se e kreva detyrën time", përfundoi Piteri.

***

Atë mbrëmje, Piteri i dha Lulit një zarf. Brenda ishin dy bileta avioni. Luli ngriti kokën e habitur. "Shiko itinerarin!"
"Las Vegas dhe... Austri?!"

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789995638283
ean13
9789995638283
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?
500 Lekë
More

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".
600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Portret në sepje, Isabel Allende

Në romanin “Portret në sepje”, autorja e suksesshme kiliane rrëfen historinë e një gruaje të re që ka vendosur të zgjidhë të fshehtën e së kaluarës së saj të largët, nga e cila ajo nuk mund të kujtojë asgjë, për të hedhur dritë mbi një ankth të vjetër që nuk e lë të qetë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Leximtari, Bernhard Schlink

Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.
900 Lekë
More

Botuesi: Univers

Hipoteza e dashurisë, Ali Hazelwood

Papritur, eksperimenti i tyre i vogël rrezikon të digjet. Dhe Olivia zbulon se e vetmja gjë më e ndërlikuar se një hipotezë mbi dashurinë është të vendosë zemrën e saj nën mikroskop.
1 250 Lekë
More

Referenca: SKU000738

Botuesi: Onufri

Ne emer te dashurise, Antonis Samarakis

Me nënshkrimin e një organizate fantazmë të rinjsh "Era e Shpëtimit", nga NË EMËR TË. Është një lëvizje proteste dhe revolucioni kundër "në emër të", të cilat pushtojnë jetën tonë dhe i heqin asaj kuptimin e vërtetë.
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Fillon me ne, Collen Hoover

Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Tuneli, Ernesto Sabato

Buenos Aires ka prodhuar tre shkrimtarë madhështorë: Borges, Cortázar dhe madhështorin largpamës; Sabato.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001063

Botuesi: Dituria

Gramatika është një këngë e bukur, Erik Orsenna

E ku është parë ndonjëherë një ishull me dyqane ku shiten fjalë, me zyrën e bashkisë ku martohen emrat me mbiemrat, me një spital për fjalët e ligështuara dhe me një fabrikë për të ndërtuar fjali?
300 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Kockat e zemrës, Colleen Hoover

Kjo histori na njeh me dy të rinj me jetë krejtësisht të ndryshme, mes të cilëve lind një histori dashurie, pa marrë parasysh pasojat.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001074

Botuesi: Dituria

Të premten në mbrëmje, Emmanuele Bernheim

Laura është e lumtur që po shkon të jetojë me njeriun që do, por takon Frederikun, dhe përfshihet nga dëshira. Ajo shijon lirinë, ndoshta edhe kënaqësinë, por provon edhe lumturinë e çastit.
350 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Edukimi i stoikut, Fernando Pessoa

"Edukimi i stoikut" është e vetmja vepër që na ka mbërritur nga baroni i Teives, më "i rrezikshmi" nga heteronimet e Pessoa – s, të cilin vetë Pessoa nuk do ta përmendë e as do ta përdorë më gjëkundi në veprat e tjera të njohura.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2551

Botuesi: Toena

Shpresa, Andre Malraux

Libri flet për 8 muajt e parë të Luftës Civile në Spanjë midis fashistëve të udhëhequr nga Gjenerali Franko dhe republikanëve. Është një roman që flet për luftën, një roman polifonik (me shumë zëra) sepse Malraux refuzon të ndalet tek psikologjia e personazheve.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2557

Botuesi: Pegi

Parajsa e gogoleve, Daniel Pennac

Daniel Pennac ka botuar mbi 30 libra duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me ilustrime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë.
800 Lekë
More

Referenca: 2972

Botuesi: Te tjere

Asgje e re nga Fronti i Perendimit, Erih Maria Remark

"Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit" ishte një paralajmërim në kohën e duhur. Në qoftë se nuk hyri sa duhej në punë në kohën e vet, ai e ruan vlerën e tij për aq kohë sa në botë do të ketë kërcënim, agresorë, ethe dhune dhe barbari. Një letërsi e tërë, një opinion i tërë botëror përparimtar u kundërvihet gjithmonë forcave agresive kudo në botë.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Për kë bie këmbana, Ernest Hemingway

Për kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e...
1 000 Lekë
More