• Banner

Sashenka, Simon Sebag Montefiore

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.

21,09 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sashenka
Origjinali: Sashenka
Gjinia: Roman
Autori: Simon Sebag Montefiore
Shqipëroi: Ergys Petriti
Shtëpia botuese: Botimet 55
Viti: 2011
Fq. 568
Pesha: 0.846 kg.
ISBN: 978-9928-106-00-2

Koment nga autori

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.

Paraardhësit e mi u arratisën nga Perandoria Cariste në vitet e para të shekullit të kaluar dhe ndezën interesimin tim të përjetshëm për Rusinë. Ka disa personazhe historike në këtë libër: Rasputini dhe Stalini, ndër më të spikaturit, dhe portretet e tyre janë aq të sakta sa ç’mund t’i bëja unë. Por, ndërsa shkruaja këtë libër, Sashenka dhe familja e saj nisën të ngjanin më realë se bashkëkohësit e tyre faktikë.

Historianët përgjithësisht shkruajnë për njerëz të jashtëzakonshëm që u kanë dhënë formë ngjarjeve botërore. Por këtë roman doja ta shkruaja për një familje të zakonshme, që u përball me triumfet dhe tragjeditë e historisë ruse të shekullit të njëzetë.

Më mahniste kuraja dhe qëndresa e atyre mijëra grave që kishin humbur burrat dhe fëmijët dhe pyesja veten: si kishin mbijetuar? Dhe si do ishte sjellë secili prej nesh në ato kohëra aq të llahtarshme?

Mbi të gjitha, ky libër është mbi dashurinë dhe familjen, por po ashtu doja t’i zgjoja interes lexuesit për këto kohëra të çuditshme e tragjike të historisë ruse, i cili ndoshta nuk lexon libra historie.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928106002
ean13
9789928106002
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Heronjtë, Simon Sebag Montefiore

Heroizmi nuk është në modë. Ne shpërfillim heronjtë e vërtetë dhe në vend të tyre ngremë idhuj pa vlera. Epoka moderne e realitetit – TV dhe e lajmeve 24 orëshe pa ndalesë shpesh ngatërron shfaqjet publike të emocioneve dhe vuajtjeve me veprat e vërteta të heroizmit. Por ne duhet ta bëjmë heroizmin sërish të modës.

Çmimi 19,98 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001072

Botuesi: Dituria

Tamara, Eeva Kilpi

Me këtë roman të nxehtë, të ardhur nga i ftohti, i pari roman erotik finlandez, Eeva Kilpi sulmon, jo pa humor, puritanizmin, hipokrizinë dhe paragjykimet që e bëjnë ekzistencën të trishtë dhe fajtore (të ndjehesh mëkatare), si dhe kërkon për gratë të drejtën e një jete afektive dhe me seksualitet.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Thatësia e gjatë, Cynan Jones

Thatësia e gjatë është një himn për korruptueshmërinë e mishit. Toni elegjik gjithpërfshirës karakterizohet nga momente të shëmbëllimit befasues dhe një bukurie të thellë lirike. Shpreh drojën ndaj brishtësisë së jetës dhe një respekt të thellë për dinjitetin e të gjitha qenieve të gjalla.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Referenca: 2817

Botuesi: OMSCA-1

E pasqyruar tek ti, Sylvia Day

Gidio Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësi më të errta. Nuk mund t’i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe...

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000732

Botuesi: Onufri

Liqeni i erresires, Ruth Rendell

Gdhendja psikologjike e personazheve, mjeshtëria e rrallë e thurjes së subjektit, thjeshtësia mbresëlënëse e stilit dhe sidomos përplasja mes "anormalitetit" të individit dhe "normalitetit" të shoqërisë bëjnë që lexuesi "t'ia falë" shkrimtares fundin gjithnjë tragjik të personazheve të romaneve të këtij lloji.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

E bardha dhe e zeza, Malorie Blackman

Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetar i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga njerezit me ngjyre... Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, e zezë, është një Kros, vajza e njërit prej burrave më të fuqishëm në vend...

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Lugina e kukullave, Jacqueline Sussan

Vepra pati një sukses të menjëhershëm, që e ruajti edhe me kalimin e kohës, duke thyer shumë rekorde shitjesh ndaj dhe u vlerësua si libër bestseller i përhershëm. Nga këndvështrimi kulturor, u bë një pikë referimi krahasuese, ndonëse disa e konsideronin mënyrën e të shkruarit të Susann-it si të pacipë.

Çmimi 12,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)