• Banner

Ne kopshtin e egersirave, Erik Larson

Në vitin 1933, në Berlin, William E. Dodd u bë ambasadori i parë amerikan në Gjermaninë e Hitlerit, një vit që u vërtetua të ishte një pikë kthese në histori. Dodd, një profesor dhe njeri i urtë nga Chicago, vjen në Gjermani së bashku me të shoqen, të birin dhe vajzën e tij, bukuroshen shpërthyese Martha.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në kopshtin e egërsirave
Origjinali: In the Garden of Beasts
Gjinia: Roman
Autori: Erik Larson
Shqipëroi: Përparim Mulosmani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2014
Fq. 526
Pesha: 0.664 kg.
ISBN: 978-9928-06-071-6

Mbi librin

Erik Larson është pranuar gjerësisht si një mjeshtër i tregimtarisë nonfiction dhe në librin e tij të ri, autori i bestseller-it "Djalli në qytetin e bardhë", i referohet një historie të rëndësishme të zhvilluar gjatë ngjitjes së Hitlerit në pushtet.

Në vitin 1933, në Berlin, William E. Dodd u bë ambasadori i parë amerikan në Gjermaninë e Hitlerit, një vit që u vërtetua të ishte një pikë kthese në histori. Dodd, një profesor dhe njeri i urtë nga Chicago, vjen në Gjermani së bashku me të shoqen, të birin dhe vajzën e tij, bukuroshen shpërthyese Martha.

Fillimisht, Martha është e joshur nga madhështia dhe dëfrimet si dhe nga zyrtarët e rinj simpatikë të Rajhut të Tretë, me entuziazmin e tyre infektues për ta rikthyer Gjermaninë në superfuqi botërore. E dashuruar pas "Gjermanisë së re," ajo kalon nga një lidhje dashurore në tjetrën, duke përfshirë këtu edhe atë me shefin e parë të Gestapos, të nderuarin Rudolf Diels.

Por ndërsa provat e persekutimit të çifutëve shtoheshin dhe konfirmoheshin nga dëshmitë e drejtpërdrejta, babai i saj telegrafon shqetësimin e tij në atdhe, tek një Departament Shteti gjerësisht indiferent. Dodd vështron i alarmuar ndërsa çifutët sulmohen, shtypi censurohet dhe drafte ligjesh të reja frikësuese fillojnë të qarkullojnë.

Ndërsa ai vit i parë kalon dhe hijet thellohen, familja Dodd përjeton ditë plot emocion, intrigë, romancë–dhe përfundimisht horror, kur një hov kulmor dhune dhe vrasjesh demaskon karakterin dhe ambicien e pamëshirshme të Hitlerit.

I mbuluar nga një atmosferë e rëndë e kohës si dhe nga portretet e paharrueshme të Göring-ut të tmerrshëm dhe joshësit - e në të njëjtën kohë gjëmëmadhit - Goebbels, libri "Në kopshtin e egërsirave" paraqet një perspektivë tronditëse dëshmitarësh okularë të ngjarjeve, ndërsa ato zhvillohen në kohë reale, duke prezantuar një epokë të një nuance dhe kompleksiteti të papritur.

Rezultati është një vepër verbuese dhe joshëse që flet me volume të tërë rreth faktit se përse bota nuk e njohu rrezikun e kobshëm të pozuar nga Hitleri derisa Berlini dhe e gjithë Europa, ishin mbytur në gjak dhe terror.

Koment mbi autorin

"Larson është një autor i mrekullueshëm... i paarritshëm në krijimin e karaktereve me fare pak goditje pene."

New York Times Book Review

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000311

Botuesi: Botimet Dudaj

Pëllumbi dhe tri histori, Patrick Suskind

Për pesë muaj me radhë roja i një banke të Parisit orvatet të fitojë përfundimisht pronësinë mbi papafingon e vet të vogël. Kështu, do të vendoset një tjetër gur i rëndësishëm në kuadrin e planeve të tij për jetën. Por ja që kjo rrjedhë fataliste papritur vihet në pikëpyetje një të premte në mëngjes, kur shfaqet një pëllumb.

Çmimi 700 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Toena

Mbretëresha hesht, Laura Freudenthaler

Një rrëfim , jashtëzakonisht I këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmented e kujtesës së një gruaje të moshuar. Historia e kësaj jete është tragjike. Sidoqoftë, kjo grua kurrë nuk e percepton atë si të tillë – ajo përkundrazi e mban peshën e saj mbi supe me krenari, si një “mbretëreshë”. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000996

Botuesi: Dituria

Atentati, Harry Mulisch

Dhjetor 1945. Franca është çliruar, luftohet në territoret e Rajhut të Tretë, por Holanda, për një gabim strategjik të aleatëve, vuan ende nën pushtimin nazist. Ndërsa përshkon me biçikletë një zonë të qetë banimi të Haarlemit, një polic kolaboracionist, Fake Ploeg, i njohur për mizoritë e tij, vritet dhe trupi i tij transportohet përpara shtëpisë së...

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Rrugëtimi i Silkës, Heather Morris

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, Donna Tartt, vol. 1

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Arka e Noes

Gungaçi, Roberto Arlt

Një vrasës mbart me vete një shkak të fortë për të justifikuar aktin e tij dhe i vetmi detaj që mundet ta zbulojë është një fletë ari në dhëmballë, ndërkohë që ekziston te gruaja që ka në dorë dorëzimin e tij një shkak më i fuqishëm për të mos e kallëzuar: dashuria.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Më shumë sekrete, Jean Sasson

Sekretet në këtë libër fillojnë të zbulohen me Dr. Meena, e cila ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, me mamanë e braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga Princesha, e cila tani jeton dhe punon në qetësi në familjen e saj, me viktima të tjera të pafajshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Eliksiri i dashurisë, Eric-Emmanuel Schmitt

A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Detektivët e egër, Roberto Bolano

Aty gjen poetesha të humbura në shkretëtirën e Sonoras, ashtu si edhe lavire në arrati e sipër; ish-shkrimtarë të periudhës së modernizmit dhe kodosha të pangopur; mjeshtra arkitektë dhe policë të korruptuar.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.

Çmimi 550 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)