• Banner

Fundi i historisë së një dashurie, Graham Greene

Historia e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit, tregohet nga pikëpamja e të dashurit. Komploti është dramatik, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fundi i historisë së një dashurie
Origjinali: The End of the Affair
Gjinia: Roman
Autori: Graham Greene
Shqipëroi: Nikolla Sudar
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2011
Fq. 300
Pesha: 0.371 kg.
ISBN: 978-9928-00-036-1

Mbi librin

Historia e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit, tregohet nga pikëpamja e të dashurit. Komploti është dramatik, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet. Stili i shkrimit të Greene është i përkryer. Asnjë fjalë nuk çohet dëm dhe libri është një shembull i shkëlqyer i krijimit letrar.

Ai e jep në mënyrë të përsosur mënyrën se si luajnë psikologjitë e tre karaktereve kryesore për të ndërthurur zemrat e dy burrave me jetën e një gruaje. Mund të konsiderohet njëherësh edhe si një roman tepër shpirtëror, që ngre pyetje të mprehta, por me një ndershmëri të fortë që nuk e gjen shpesh në librat romantikë. Karakteret duken si realë, jeta e tyre nuk dramatizohet por përfshin edhe ato vogëlsitë, pakënaqësitë, dëshirën e pashpjegueshme për të pasur më tepër që karakterizon njeriun.

Komente mbi librin

"Një rrëfimtar i shkëlqyer me një dhuratë që synon të ngjallë debate."

New York Times

"Greene ka sy të mprehtë për shqetësimin, hundë të mprehtë për dobësinë njerëzore dhe shfaqet i ndershëm deri në skaj në vëzhgime. E përcjell shkëlqyeshëm përvojën e një shekulli të tërë."

Norman Sherry, Independent

"Një nga romanet më të vërtetë dhe prekës të kohës sime."

William Faulkner

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928000361
ean13
9789928000361
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Pushteti dhe lavdia, Graham Greene

Pa dyshim "Pushteti dhe lavdia" është kulmi i romaneve të tij. Ky roman në qendër të tij ka dhunën psikologjike dhe fizike të një prifti në arrati si dhe luftën e tij të brendshme me veten dhe Zotin. Duke qenë një roman i jashtëzakonshëm ai njohu një sukses të bujshëm duke mbetur vepra më e fuqishme e këtij shkrimtari të madh anglez.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje
3 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naim Frashëri

Njeriu ynë në Havanë, Graham Green

Dhoma e ndenjes ishte rrëmujë, dukej sikur ndonjë kalama i prapë të kishte pllakosur aty, midis karrigeve prej tubash, duke hapur e duke përmbysur sirtarët, duke thyer e duke qëlluar gjithçka, si t’i bindej një impulsi të marrë. 

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Pushteti dhe lavdia, Graham Greene

Pa dyshim "Pushteti dhe lavdia" është kulmi i romaneve të tij. Ky roman në qendër të tij ka dhunën psikologjike dhe fizike të një prifti në arrati si dhe luftën e tij të brendshme me veten dhe Zotin. Duke qenë një roman i jashtëzakonshëm ai njohu një sukses të bujshëm duke mbetur vepra më e fuqishme e këtij shkrimtari të madh anglez.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)