• Banner

Gjendja njerëzore, Andre Malraux

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.

8,33 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjendja njerëzore
Origjinali: La Condition humaine
Gjinia: Roman
Autori: Andre Malraux
Shqipëroi:Amantia Kapo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2011
Fq. 360
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-1-776-9

Mbi librin

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.

Momente rrëqethëse zënë faqe të tëra, të ndikuara edhe nga eksperienca personale e vetë autorit, siç është ajo e Çenit dhe e Kios të cilët me cianurin mes duarve të tyre presin momentin që t'i japin fund jetës përpara se t'i djegin të gjallë në vagonë. I gjithë romani është një trajtesë dyplanëshe: midis përkrahësve të komunizmit dhe kundërshtarëve të tyre.

Por, për hir të idealit sa larg mund të shkosh, a ia vlejnë sakrificat, gjaku i fëmijëve, trupat e copëtuara? E në fund kush është i fituar? Ndoshta dinjiteti njerëzor?!

Mbi autorin

Andre Malro u lind në Paris në 1901. Duke qenë natyrë aventuriere, ai braktisi shkollën duke u apasionuar pas muzeve dhe librarive të Parisit. Ai ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Parë Botërore, Luftën Civile në Spanjë, Luftën e Dytë Botërore si dhe ka pasur në Francë pozita të rëndësishme si ministër i Informimit, ministër i Shtetit, ministër i Kulturës. Vdiq në Paris në 23 nëntor 1976. Për nder të kontributit tij në kulturën franceze hiri i tij u vendos në Panteonin e Parisit në 1996 për 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994317769
ean13
9789994317769
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2215

Botuesi: Onufri

Histori te tmerrshme dashurie, Millorad Paviq

Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. M. Paviq zotëronte gjuhët kryesore europiane, si dhe disa gjuhë të vjetra. Ka përkthyer Pushkinin dhe Bajronin në serbisht. Ka qënë nominuar disa herë për çmimin "Nobel". Ka vdekur në Beograd më 30 nëntor 2009 nga...

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: 2551

Botuesi: Toena

Shpresa, Andre Malraux

Libri flet për 8 muajt e parë të Luftës Civile në Spanjë midis fashistëve të udhëhequr nga Gjenerali Franko dhe republikanëve. Është një roman që flet për luftën, një roman polifonik (me shumë zëra) sepse Malraux refuzon të ndalet tek psikologjia e personazheve.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Penelopa në luftë, Oriana Fallaci

Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te "Penelopa në luftë" autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë fshati, Amos Oz

Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hoteli i bardhë, D.M. Thomas

Vepër e mahnitshme... një eksperiment elegant e mjaft i ngrohtë. Një sensualitet i çiltër, përzier me një ndjenjë të ngrohtë për çastet më tronditëse në historinë moderne, një fluiditet e shkathtësi gati si në ëndërr.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Vetëm dëgjo, Sarah Dessen

Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.

Çmimi 13,53 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Me dyer të mbyllura, Mizat, Jean - Paul Sartre

Gjithë këto vështrime që po më hanë... (Kthehen papritmas) Ha! Ju jeni vetëm dy? Unë ju pandehja shumë më tepër. (Qesh.) Atëherë, ky na qenka ferri. S'kisha për ta besuar kurrë... Ju kujtohet squfuri, turra e druve, zgara... Ah, ç'shaka! S'ka nevojë për zgarë: ferri janë të tjerët.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac (E-Book)

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...

Çmimi 5,83 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 3

Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

 Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e Fshatit, Edna O’Brien

Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga nje fshat i Irlandës, krejt te ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)