• Banner

Kalorësi i bronztë, Paullina Simons

"Kalorësi i Bronztë" paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve. Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë të njëjtin krevat, në një dhomë tepër të ngushtë, me vëllain dhe prindërit.

1 500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kalorësi i bronztë
Origjinali: The Bronze Horseman
Gjinia: Roman
Autori: Paullina Simons
Shqipëroi: Platon Pulla
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 696
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-99943-1-939-8

Mbi librin

"Kalorësi i Bronztë" paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve. Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë të njëjtin krevat, në një dhomë tepër të ngushtë, me vëllain dhe prindërit. Jeta e tyre është e varfër dhe e vështirë. Racioni ushqimor sa vjen e pakësohet, dimri bëhet më i ftohtë, bombardimet vazhdojnë dhe shpresa për të mbijetuar sa vjen e shuhet.

Bota e tyre kthehet me kokë poshtë kur ushtria e Hitlerit sulmon Rusinë më 22 qershor 1941. Për familjen Metanov, për Leningradin dhe për Tatianën, jeta do të ndryshojë një herë e përgjithmonë.
Mes bombardimeve të përditshme dhe me qytetin nën rrethim, Aleksandri dhe Tatiana tërhiqen drejt njëri-tjetrit nga një dashuri e pamundur.

Aleksandri, një oficer trim i ri në Ushtrinë e Kuqe, me vetëbesim, që ruan një të kaluar misterioze dhe të trazuar, bie në dashuri me Tatiana Metanovën, ndërkohë që është i lidhur me të motrën e saj, Dashën. Historia e dashurisë është tepër tërheqëse, emocionuese dhe herë-herë pasiononte.

Por, Aleksandri dhe Tatiana duhet të mohojnë dashurinë e tyre, për shkak të besnikërisë që Tatiana ka kundrejt së motrës - një sekret që do të vazhdojë gjatë, një sekret që mund të vërë në rrezik jetën e kujtdo që e dëgjon. Një dashuri e cila mund të shkatërrojë familjen e Tatianës.

Të përballur, nga njëra anë, me Hitlerin e pandalshëm dhe, nga ana tjetër, me sistemin Sovjetik, i cili duket i vendosur të shkatërrojë shpirtin njerëzor, Tatiana dhe Aleksandri shkojnë kundër rrymës së vetë historisë, në pikën kritike të shekullit që krijoi botën moderne.

Një roman që i jep mundësi lexuesit të jetë i gatshëm ta analizojë në të gjitha detajet, duke u lidhur jo vetëm emocionalisht me personazhet, por duke qenë gjatë gjithë kohës në pritje për të mësuar më shumë rreth fateve të tyre. Një libër që do të qëndrojë në mendjen tuaj gjatë.

"Kalorësi i Bronztë" është pjesë e një trilogjie. Romani nuk përfundon me kaq. A duhet të besojmë se Aleksandri ka vdekur? Si do të jetë jeta e Tatianës në Amerikë? Për të gjithë ata që nuk duan ta humbasin këtë histori, duhet të presin librat e tjerë të Paullina Simons.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319398
ean13
9789994319398
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001904

Botuesi: Dituria

Spastrimi, Sofi Oksanen

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Guximi që u duhet lumenjve, Emmanuelle Favier

Manushja është betuar të bëhet burrneshë. Që nga dita kur i presin shkurt flokët e artë, që ia djegin para kuvendit të burrave në një zjarr ku hedhin pajën e qepur për tri vite rresht, ajo vesh tirqit e burrave, vë qeleshen mbi kokë dhe të gjithë burrat e respektojnë dhe e konsiderojnë të barabartë me ta.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000601

Botuesi: Skanderbeg Books

Pianistja, Elfriede Jelinek

Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Përshpirtja, Anne Enright

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Më shumë sekrete, Jean Sasson

Sekretet në këtë libër fillojnë të zbulohen me Dr. Meena, e cila ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, me mamanë e braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga Princesha, e cila tani jeton dhe punon në qetësi në familjen e saj, me viktima të tjera të pafajshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashnorët poshtë Danubit, Federico Andahazi

Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Çarku, Mehmet Mollaosmanoglu

Po frynte një erë e lehtë. Nuk dridhej por në freskinë e natës kishte pakëz ftohtë. Dhe një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare po lexonte rreshtin e fundit të gjëegjëzës së koduar që do të ndryshonte fatin e botës.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirtra të flakur, Hwang Sok-Yong

Shpirtrat e tyre, të flakur dhe të përbuzur nga kjo bote, arrijnë të krijoj- në një mikroklimë të pasur dhe situata tragji-komike, që shërbejnë si testament për zhvillimin dhe inte-grimin e pashmangshëm të tyre me pjesën tjetër të shoqërisë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Druri pa emër, Drago Jancar

"Druri pa emër" është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia. Janez Lipniku është arkivist dhe punon në Arkivin Shtetëror të Sllovenisë. Gjatë punës ballafaqohet, nga njëra anë, me kujtimet erotike të një erotomani dhe, nga ana tjetër, me tmerret e luftës të lëna në harresë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ditari i një pabesie, Emilios Solomou

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)