Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi
  • Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Botimet Dudaj

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Requiem, një shajni
Origjinali: Requiem: uma alucinação
Gjinia: Roman
Autori: Antonio Tabucchi
Shqipëroi: Shpëtim Kelmendi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 164
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-99943-0-343-4

Mbi librin

Një rravgim, një shajni, një përshpirtje. Një requiem që është një ndarje lamtumire nga fantazmat e një gruaje, të një babai, të një miku, të një poeti, të një shtëpie, të një qyteti. Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.

Ai e di se ka veprime për të kryer - të fundmin sidomos: takimin me një personazh të famshëm dhe të vdekur, i cili, me gjasë, ashtu si të gjitha fantazmat, do të vegojë vetëm në mesnatë - por nuk e ka fare idenë se si do t'i kryejë. Kësisoj, ai i beson rrjedhës së rastësisë, sipas një logjike që ndjek asociacionet e lira të pavetëdijes. Dhe i qëllon të përshkojë një udhë që e nxit t'i jetojë kujtimet në aktualitetin e asaj dite, të përsërisë disa çaste themelore të jetës së tij, të orvatet të zhdërvillojë nyjat e pazgjidhura në zanafillën e gjendjes së tij vegullore.

Shajnia, udhëtimi, ëndrra përgjatë dymbëdhjetë orëve gjatë të cilave trysen e bymehen kohët e një jete të tërë: e shkuara dhe e tashmja përzihen mes tyre për të shpaluar njëra-tjetrën, të vdekurit e të gjallët takohen në të njëjtat vende, vendtakimet caktohen në një palëvizshmëri që s'ka të bëjë fare me kohën.

Me këtë Requiem, në trajtën e pabotuar të ditarit të një përvoje të mistershme e urtake, Antonio Tabucchi ka shkruar një libër që shfaqet si nderim ndaj Portugalisë: thuajse ndaj kujtesës së një vendi që i përket thellësisht. Deri në atë masë sa e ka shkruar në gjuhën portugeze.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303434
ean13
9789994303434
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Eva e njerëzimit, Giovana Fletcher, Tom Fletcher

Për të janë përzgjedhur 3 kandidatë. E ardhmja e njerëzimit është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës njerëzore?
1 500 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të...
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Vetëm dëgjo, Sarah Dessen

Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Living

Historia, një skandal i vjetër sa bota, Elsa Morante

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjinj dhe vezë, Mieko Kawakami

Historia e tre grave, shkruar nga një shkrimtare që vlerësohet prej Haruki Murakami-t si romancierja bashkëkohore më e rëndësishme e Japonisë, FITUESE E ÇMIMIT AKUTAGAWA.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Mbretëresha hesht, Laura Freudenthaler

Një rrëfim , jashtëzakonisht I këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmented e kujtesës së një gruaje të moshuar. Historia e kësaj jete është tragjike. Sidoqoftë, kjo grua kurrë nuk e percepton atë si të tillë – ajo përkundrazi e mban peshën e saj mbi supe me krenari, si një “mbretëreshë”. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pacienti anglez, Michael Ondaatje

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker's Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Akustikë e përkryer, Daria Bignardi

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë "i pëlqejnë dashuritë fatkeqe". Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Nga asnjëra anë, Julia Navarro

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Adriatiku, Alessandro Leogrande

Po lexoj "Adriatiku", librin e Alessandro Leogrande – s. Një rrëfim interesant. Një reportazh narrativ. Një refleksion mbi tokat që lagen nga deti Adriatik. Një det ku shohim veten dhe njëri – tjetrin.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000760

Botuesi: Onufri

Përgjigjmu, Susanna Tamaro

Histori të dhimbshme, të cilat vetëm në rreshtat e fundit ndriçohen nga një dritë e pakët. Gjuha e tekstit është e ngjeshur, e thatë, depërtuese si një shpatë që godet thellë midis meskinitetit dhe egoizmit së qenies njerëzore.
500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Pyesni pluhurin, John Fante

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000059

Botuesi: Botimet Dudaj

Perëndia dorace, Jose Saramago

"Perëndia dorace" është pa dyshim kryevepra e Josè Saramagos, vepra më e përkthyer e tij, romani që ka fituar më tepër çmime mes të cilëve edhe Çmimin e Madh të Romanit të Pen Klubit."
800 Lekë
More

Referenca: SKU000064

Botuesi: Botimet Dudaj

Verbëri, Jose Saramago

Në një qytet godet një pandemi e padëgjuar: quhet “verbëria e bardhë” dhe ajo nuk kursen askënd. Ndërsa autoritetet përpiqen të kufizojnë pandeminë duke karantinuar të verbrit, një element kriminal i mban të gjithë në gatishmëri pasi vjedh racionet ushqimore dhe sulmon gratë. Ka një dëshmitare okulare në këtë makth. Ndërsa shkrimtari na ritregon në këtë...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001192

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Biseda me Jorge Borges

Në këto pyetje – përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të ulërijmë, Jose Saramago

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
700 Lekë
More

Botuesi: IDK

Unë rrëfehem, Jaume Cabre

Një roman universal. Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfi mi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera: me tmerret e Inkuzicionit apo të kampeve...
1 300 Lekë
More