• Banner

  • Ka mbaruar
Lista e dëshirave të mia, Gregorie Delacourt
  • Lista e dëshirave të mia, Gregorie Delacourt

Lista e dëshirave të mia, Gregorie Delacourt

Zhoslina jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj?

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lista e dëshirave të mia
Origjinali: La liste de mes envies
Gjinia: Roman
Autori: Grègorie Delacourt
Shqipëroi: Blerta Hyska
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 138
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-9928-175-16-8

Mbi libra

Zhoslina jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj?

Një fjalë e vjetër thotë që lotët më të hidhur janë ata që derdhen kur plotësohen dëshirat. Kjo i ndodh edhe Zhosë, protagonistes së këtij romani: "një zemër pa koklavitje", një grua e zgjuar dhe e dashur që shkon një jetë të paqtë, të ushqyer me ëndrra, e cila për një rreng dashamirës e hokatar të fatit, është në gjendje t'i realizojë të gjitha ëndrrat e saj.

Fragment nga libri

Vetëm nëpër libra mund ta ndryshojmë jetën. Mund të fshijmë gjithçka me një fjalë. Të zhdukim peshën e gjërave. Të fshijmë me gomë gjithë poshtërsitë dhe, në fund të fjalisë, të gjendemi në anën tjetër të botës.

Komente mbi librin

"Çfarë është lumturia, çfarë mund të blejnë paratë dhe çfarë i ndodh dashurisë?... Një roman me një tis të hollë e të tejdukshme filozofie që do të tërheqë lexuesit meshkuj dhe femra, si edhe dashamirësit e letërsisë së mirëfilltë apo klubet e librit."

Library Journal

"Ky libër përmban disa mesazhe të thjeshta: për të qenë të lumtur, duhet të jetojmë larg dritave të skenës, modestisht. Ky dorëzim nuk është trishtues. Përkundrazi, lumturia fshihet në skutat e vogla të jetës."

Le Monde

Mbi autorin

Grègorie Delacourt (1960) është shkrimtar dhe krijues francez në fushën e publicitetit. Ka punuar për fushata publicitare për kompani të mirënjohura dhe ka fituar edhe "Luanin e Artë" në festivalin e reklamës në Kanë.

Pas romanit "Shkrimtari i familjes" (2011), i cili u kurorëzua me disa çmime (ndër të cilat çmimi "Pagnol" dhe çmimi "Carrefour për Romanin e Parë"), Grègorie Delacourt shkruan "Lista e dëshirave të mia" (2012). Të drejtat e romanit u shitën në më shumë se 12 shtete pa u botuar ende në Francë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175168
ean13
9789928175168
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Penelopa në luftë, Oriana Fallaci

Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te "Penelopa në luftë" autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Ditë e re, Nikos Chrysos

Ai u kërkon të katërve t’i rrëfejnë historinë e tyre dhe historinë e mikut të tyre të humbur, dhe, pa e kuptuar, ai bie në kurthin e një bote të çuditshme. Ndërsa në fillim gjithçka duket e vërtetë, rrëfimet bëhen më të ndërlikuara. Ç’shkaqe dhe ç’motive i çojnë ata në dëshmi të ndryshme dhe shpesh kontradiktore? Ku ndalet miti dhe ku fillon e vërteta?

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Sheshi i Diamantit, Merce Rodoreda

Historia sa prekëse, aq dhe realiste dhe e fuqishme e Natalisë, një vajze të thjeshtë e naive, që në Barcelonën republikane, e më pas gjatë periudhës së luftës civile spanjolle, përjeton dramën e mjerimit, të humbjes së të shoqit, të vetmisë, derisa më në fund zbulon një dashuri të re, e cila i hap përpara mundësinë e një jete të re...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pretenduesi, Jaclyn Reding

Duka e Sudeleigh-it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Dhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t’i shpëtojë martesës. Kështu, kur karroca e saj thuajse përmbyset, atë e shpëton një fermer skocez modest. Më vonë ajo i futet atij në shtrat... por e zbulojnë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e Tonit, Adriana Trigiani

Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Përtej dimrit, Isabel Allende

I përhumbur, Riçardi i drejtohet fqinjës, të cilën e njeh shumë pak, Luçie Marazit, një grua e pjekur kiliane, por që ka kaluar një jetë të ndërlikuar. Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njëri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Jeta e Pisë, Yann Martel

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t'u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Eja me mua, Roberto Saviano

Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë: njohja e munguar e vlerës së Bashkimit kombëtar, mekanizmi i pabesë i makinës së baltës.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi im i imagjinuar, Isabel Allende

Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë "i imagjinuar" dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Theanoja, Ujkonja e Stambollit, Lena Manda

Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)