• Banner

Trilogjia e Nju Jorkut, Paul Auster

Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Trilogjia e Nju Jorkut
Origjinali: The New York Trilogy
Gjinia: Roman
Autori: Paul Auster
Shqipëroi: Ines Ikonomi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2012
Fq. 376
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-9928-136-09-1

Mbi librin

Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...

Tre romane: Qyteti i qelqtë; Fantazmat; Dhoma e kyçur, të botuara fi llimisht më vete, më pas të përmbledhura në një vëllim të vetëm, që tashmë konsiderohet një nga klasikët e letërsisë bashkëkohore amerikane. Libri që e bëri Paul Auster-in të njohur, si një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë së sotme botërore.

Duke përdorur mjeshtërisht formën klasike të romanit dedektiv, të organizuar rreth një misteri që duhet zbuluar, Paul Auster krijon një Nju Jork të tijin fantastik, ku personazhet, në vetminë e tyre, vihen të kërkojnë të zbulojnë disa prej të vërtetave thelbësore të jetës njerëzore, duke nisur që nga ajo e identitetit, deri te çështja e hapësirës, e gjuhës apo dhe vetë letërsia.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136091
ean13
9789928136091
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2458

Botuesi: IDK

Libri i iluzioneve, Paul Auster

Gjashtë muaj pasi kishte humbur të shoqen bashkë me dy djemtë në një aksident avioni, profesori David Zimmer vazhdon të jetë i kredhur në dëshpërim, kur befas një natë rastësisht i ndodhë të shohë disa pjesë të një filmi të humbur të periudhës së filmit pa zë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Gjithë brengat e mia të vogla, Miriam Toews

Elfi ka qenë gjithmonë më e bukura. Ajo ka stil, ide brilante, kur e dëgjon, mban ijët me dorë; kryeqytetet e botës e mbulojnë me para, mjaft që ajo të luajë në piano. Po burrat? Burrat i bien në gjunjë, pa përjashtim! Joli është motra e saj xhepshpuar. Ka fëmijë me baballarë të ndryshëm, një të dashur avokat, llogarinë gjithmonë bosh kurse sa për...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Lepuri kthehet, John Updike

Por, kur ajo fton mikun e saj të jetojë me ta, një zezak i ri dhe radikal, i quajtur Skitër, harmonia e brishtë e çiftit prishet në mënyrë të pakthyeshme. “Lepuri kthehet” është i dyti nga katër romanet e John Updike, që përqendrohet te personazhi qendror, Herri “Lepur” Engstrëm. Duke rrëfyer se si Lepuri i zgjidh ose i ndërlikon më tej problemet e tij,...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000742

Botuesi: Onufri

Dhoma 411, Simona Vinci

Një grua shihet në pasqyrë, lakuriq në një dhomë hoteli, pikërisht në qendër të Romës, jo larg Panteonit. Ajo fillon të tregojë historinë e saj të dashurisë, por mund të ishte gjithashtu një tjetër histori: një tjetër dashuri dhe një burrë tjetër...

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Pyesni pluhurin, John Fante

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000274

Botuesi: Botimet Dudaj

Një burrë, Oriana Fallaci

"Një burrë" është romani për jetën e Aleksandër Panagulisit. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci niset për Greqi për të intervistuar këtë luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe që mbron fjalën e lirë. Në atë takim lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon për Orianën, një dashuri e madhe që e bën t'u futet me kokë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2192

Botuesi: Dituria

Zoli, Colum McCann

Zoli është vetëm gjashtë vjeç kur prindërit e saj, të rrethuar nga rojat fashiste të Hlinkës, Hitlerit sllovak, zhduken brenda një liqeni të ngrirë. Shpëton vetëm ajo dhe gjyshi, i cili i mëson të shkruajë dhe të lexojë, madje e dërgon edhe në shkollë, pavarësisht nga traditat e bashkësisë së tyre.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Dritë gruaje, Romain Gary

Asnjëherë s’e kam ditur tamam ç’do të thotë grua “shumë femërore” apo burrë “shumë burrnor”, nëse nuk është para së gjithash ai ose ajo që dashurojmë. Atëherë, më premto. Më premto se brengën tënde nuk do ta shndërrosh në lehtësi, në dredhi.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Mami, Brendan O'Carroll

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e Tonit, Adriana Trigiani

Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)