• Banner

Dimri i njerëzve, Lionel Duroy

Marku, personazhi – shkrimtar pas të cilit fshihet vetë autori, ndërmerr një udhëtim në skutat më të errëta të Europës për të hetuar vetëvrasjen e para gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Ana Mlladiçit, vajzës së dashur të Rado Mlladiçit, gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës, njeriut të rrethimit të Sarajevës, përgjegjës për mijëra të vdekur.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dimri i njerëzve
Origjinali: L'hiver des hommes
Gjinia: Roman
Autori: Lionel Duroy
Shqipëroi: Krenar Hadëri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 300
Pesha: 0.363 kg
ISBN: 978-9928-4197-5-0

Mbi librin

Të izoluar në republikën e vogël, etnikisht "të pastër" për të cilën luftuan kundër fqinjëve të tyre kroatë dhe boshnjakë, serbët e Bosnjës, sot janë njerëz të dëshpëruar. Marku, personazhi – shkrimtar pas të cilit fshihet vetë autori, ndërmerr një udhëtim në skutat më të errëta të Europës për të hetuar vetëvrasjen e para gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Ana Mlladiçit, vajzës së dashur të Rado Mlladiçit, gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës, njeriut të rrethimit të Sarajevës, përgjegjës për mijëra të vdekur.

Ana vrau veten një natë, me armën e preferuar të të atit. Një gjeneratë e tërë serbësh refuzon ta besojë se kjo është çka ka ndodhur me të vërtetë. I vlerësuar me çmimin Prix Renaudot des lycèens 2012, "Dimri i njerëzve" shpaloset si një reportazh shqetësues në trajtën e romanit, një teatër politik që shfaq një mori këndvështrimesh kundërshtuese. Kush është pjellë e urrejtjes dhe marrëzisë duket se është i dënuar të prodhojë vetëm urrejtje dhe marrëzi...

Komente mbi librin

"Si gazetar opinionist, autori ndërton sërish nga aq afër sa mundet kompleksitetin e kësaj lufte vëllavrasëse. Dëshmitë e të mbijetuarëve, kasapë dhe viktima, i bëjnë jehonë pyetjeve të tij mbi paaftësinë për të qenë të lumtur. Një libër i fortë, pothuajse tronditës."

L' Express

"Nga kjo zhytje në rrënojat e ish – Jugosllavisë, Lionel Duroy vazhdon kërkimin e tij për një pajtim intim. Në nivel kombëtar, si edhe në nivel njerëzor, çështjet e paracaktimit të fatit dhe të lirisë, që kanë të bëjnë gjithnjë me gjeanologjinë, mbeten të hapura."

Le Figaro

Mbi autorin

I katërti i dhjetë vëllezërve, Lionel Duroy de Suduiraut lindi në 1949 në Bizerte, Tunizi. Pasi punoi për një kohë të gjatë si gazetar (veçanërisht në "Libèration" dhe "L'Evènement du jeudi"), ai filloi të bashkëpunonte në shkrimin e disa biografive (Ingrid Betancourt, Sylvie Varta etj).

Ai është tashmë autori i dhjetëra romaneve, shpesh autobiografikë, midis të cilëve "Le chagrin" (2010), një sukses i madh në shitje dhe sipas kritikës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928419750
ean13
9789928419750
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Koha e ngrirë, Anna Kim

"Koha e ngrirë" është një roman për kujtimet, për mënyrën e trajtimit të frikës, të përdorimit të harresës. Për këtë libër kaq aktual dhe politik, Anna Kim – i gjen një gjuhë të brishtë, pothuajse lirike, e cila lejon tone të ndërmjetme dhe të zgjon shumë më tepër nga sa emërton.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Çelësi i shtëpisë, Tatiana Salem Levy

Romani i Levyt është i gëzueshëm... Proza e saj është stilistikisht e pasur, e ndjerë dhe e frymëzuar. Ajo të mbërthen në emocione të fuqishme që të përshkojnë të gjithë trupin. Arkitektura e fjalës së Levyt është e mbajtur në dy raporte universale: e bukura dhe e shëmtuara.

Çmimi 480 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dritë nga dritarja, Lucinda Riley

Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zjarrvënësit, Jan Carson

Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konfliktet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001129

Botuesi: Dituria

Zjarri i gënjeshtrave, Gabriella Magrini

Historia e një familjeje, nga Lufta ll Botërore deri në ditët tona. Në qendër Alesandro dhe Federika, vëlla e motër, të lidhur nga një ndjenjë e thellë, një lidhje kaq e fortë sa që përligj deri edhe gënjeshtrat e shtirjet, tinëzinë e të vërtetave të dhimbshme, mjaft që të ruhet qetësia dhe dashuria mes tyre.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha Bari, Hwang Sok Yong

Unë jam në këtë botë tani dhe ti në atë botë... Kushtoji vëmendje këtyre që do të të them. Ti do të udhëtosh mijëra e mijëra li permes oqeanit dhe qiellit. Kjo rrugë do të çojë drejt ferrit, e mbushur me zhurmat e zhabave dhe me të folurat përçart të djajve dhe shpirtrave të vdekur...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Shtatë të çmendurit, Roberto Arlt

Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. 

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Transatlantiku, Witold Gombrowicz

I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Më kujto, Kerry Lonsdale

"Më kujto" është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Xhemilja, Orhan Kemal

Lajmi i keq që solli Xhemilja, ishte ai që të gjithë e prisnin qysh prej mëngjesit. Tani, më në fund, kishte mbërritur. Frika u përhap si zjarri në gjithë lagjen. Duke ndier se fëmijët dhe të dashurit e tyre ishin në rrezik, banorët u futën nëpër shtëpi dhe morën ç'tu zinte dora: copa druri, hunj, gurë dhe shkuan pas Malikut e Mujit.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E fshehta e një vere, Lesley Lokko

Tre vëllezërve Kiler nuk u mungon asgjë: tërheqës dhe të përkëdhelur, bëjnë një jetë të privilegjuar që bazohet në pasurinë dhe pozicionin shoqëror të prindërve. Mamaja, Diana, shtylla e vërtetë e familjes, është një avokate në kulmin e karrierës; babai, Harvei, është një neurokirurg i njohur, ndërsa tre fëmijët e tyre, Reif, Aron dhe Xhosh duket sikur e...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)