Akustikë e përkryer, Daria Bignardi
  • Akustikë e përkryer, Daria Bignardi

Akustikë e përkryer, Daria Bignardi

Botimet Dudaj

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë "i pëlqejnë dashuritë fatkeqe". Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Akustikë e përkryer
Origjinali: L'acustica perfetta
Gjinia: Roman
Autori: Daria Bignardi
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 244
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-99943-0-353-3

Mbi librin

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë “i pëlqejnë dashuritë fatkeqe”. Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur.

Arnoja është i bindur se duhet t’ia falë gjithë qenien e tij, por nuk arrin dot t’i shpjegojë melankolitë dhe gënjeshtrat që dalin pak nga pak në dritë. Tek e fundit, jeta i pëlqen ashtu siç është: luan në violonçel në Scala, ka tre fëmijë nga gruaja e jetës së tij dhe nuk kërkon gjë tjetër.

Por, me kalimin e kohës, shqetësimet e Sarës shtohen derisa, një mëngjes, për shkak të një ngjarjeje të pakonceptueshme, Arnoja do ta pyesë veten se kush është në të vërtetë njeriu me të cilin ka jetuar për trembëdhjetë vjet, gruaja që dashuron ngaherë. I mëdyshur, fillon të ndjekë një tragë plagësh rinore dhe pasionesh të mbytura dhe, me frikë përherë e më të madhe, gjen fillin e disa historive të pabesueshme.

A mundet një grua të rrijë me një burrë që mendon se e dashuron, por nuk ka dashur kurrë ta njohë vërtet? A mund të pranojë një burrë që e shoqja të mos i zërë besë? A mund të jetohet pa e shprehur vetveten? Dhe si ndikon dhimbja në jetët tona?

I ndërtuar sipas spirales marramendëse të një arratie, “Akustika e përkryer” ka delikatesën e një romani formimi – formimin e një njeriu të rritur, e një dashurie – dhe fuqinë e vrullshme të një romani hetimor.

Mbi autorin

Daria Bignardi ka lindur në Ferrarë, Itali. Është gazetare dhe ka bashkëpunuar me shumë periodikë. Që nga viti 1991 punon për radion dhe televizionin. Ka drejtuar të përmuajshmen “Donna”. Është autore dhe drejtuese e programit “Dyndjet barbare” për La 7-ën dhe shkruan në “Vanity Fair”.

Romani me të cilin debutoi, “Nuk do t’ju lë jetimë” (Mondadori 2009), fitoi çmimin Rapallo Carige, çmimin Elsa Morante dhe Çmimin e Librashitësve të Qytetit të Padovës dhe u përkthye në disa gjuhë. Në vitin 2010, Mondadori-n botoi romanin e saj “Një karmë e rëndë”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303533
ean13
9789994303533
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Kufiri, Alessandro Leogrande

Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Flokë flakë të kuq, Kostas Mourselas

Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet.
1 500 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Sfida e krijimit

Poezia duhet të jetë një çikë e thatë që të digjet mirë, sepse kështu na ndriçon dhe na ngroh më mirë.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Jeta Ideale, Danielle Steel

Dikur kishte një jetë ideale ,kurse tani ajo i duket e padurueshme.A do të ketë mundësi Blejzi ta rikthejë harmoninë dhe qetësinë në jetë dhe familje?
1 500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gjendja njerëzore, Andre Malraux

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.
800 Lekë
More

Botuesi: PA

Lifti i Schindlerit, Darko Cvietiq

Një lift, që bart njerëz, orendi, gjithçka nëpër trembëdhjetë kate të një ndërtese të kuqe, bart kohërat, bart llafe,kufoma dhe tabute, fëmijë me e pa kokë …
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Në lojë me Djallin, Henry Grosse, Jack Maroney

Një histori e mrekullueshme, tërheqëse dhe e veçantë e forcës për të mbijetuar dhe për t'u rimëkëmbur. I rrëfyer hapur dhe në detaje, ky libër duhet lexuar nga gjithkush që vuan nga varësi të ndryshme.
900 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kalifja, Alberto Bevilacqua

Romani "Kalifja" është botuar për herë të parë më 1964. "Kalifja" është romani i dytë i Alberto Bevilacqua – s dhe suksesi i tij i parë ndërkombëtar. Figura qendrore e romanit është një vajzë e thjeshtë por shumë e bukur, Kalifja, e cila bëhet e dashura e të fuqishmit të qytetit, industrialistit të madh, Mastro Don Gesualdo.
700 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Misteri i Hagadasë së Sarajevës, Geraldine Brooks

I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës...
1 250 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Të Drejtët, Jan Brokken

Dhjetë ditë e dhjetë net aktiviteti të ethshëm për të përfunduar një mision që më vonë ra në harresë të çuditshme, por që u siguroi lirinë më shumë se tetë mijë hebrenjve.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001145

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk do t'ju lë jetimë, Daria Bignardi

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t'ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë...
750 Lekë
More

Referenca: SKU001380

Botuesi: Botimet Dudaj

Një vend në botë, Fabio Volo

Mikele ka një shok, Frederikun. Një prej atyre shokëve me të cilët ndan gjithçka: apartamentin, picën dhe birrën, por edhe ëndrrat dhe zhgënjimet, gëzimet dhe dhimbjet, e ndonjëherë edhe gratë.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.
900 Lekë
More

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")
950 Lekë
More