• Ka mbaruar
Më fol për dashurinë, Philipe Claudel
  • Më fol për dashurinë, Philipe Claudel

Më fol për dashurinë, Philipe Claudel

Helga's Secrets

Po të fëlliq kujtimet më të bukura? Mos fol për gjëra që as nuk i mban mënd dhe as i njeh! Ti nuk mban mend as datën tonë të martesës! As datëlindjet e fëmijëve! Dhe për më tepër nuk jam e sigurtë nëse di datëlindjen tënde! Ti ke në vend të zemrës një gur! Lumturia e të tjerëve nuk të intereson!

350 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Më fol për dashurinë
Origjinali: Parle moi d'amour
Gjinia: Roman
Autori: Philipe Claudel
Shqipëroi: Ilir Lamce
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2013
Fq. 84
Pesha: 0.097 kg
ISBN: 978-9928-09-026-3

Fragment nga libri

Po të fëlliq kujtimet më të bukura? Mos fol për gjëra që as nuk i mban mënd dhe as i njeh! Ti nuk mban mend as datën tonë të martesës! As datëlindjet e fëmijëve! Dhe për më tepër nuk jam e sigurtë nëse di datëlindjen tënde! Ti ke në vend të zemrës një gur! Lumturia e të tjerëve nuk të intereson!

Të tjerët për ty nuk ekzistojnë! Vetëm ti ekziston, ti, ti! Karriera jote! Ti as nuk e çan kokën për mua! Unë mund të ndryshoj kokën dhe ti nuk e vë re! Ka gjashtë muaj që kam prerë flokët dhe ti nuk e vë re. Dhe për më tepër të pyeta nëse shikon ndonjë ndryshim dhe e di si më the: "Jo keq, ky fustani i ri!"

Ti dhe shërbyesen e shtëpisë se thërret Maria, kur Maria ka plot gjashtë vjet që nuk është më shërbyese shtëpie tek ne dhe që atëherë kemi pasur Doloresin, Malikën, Sutubien, Lucenen dhe tani kemi Kaikehen! Ti di të gjithë kurset e monedhave, por emrin e maces tënde nuk e mban mend.

Epo kush i ka bërë kaq matufa sa nuk janë të zotët e vetes? Të duket normale ty që një vajzë 23 vjeçe dhe një djalë 25 vjeç nuk bëjnë asgjë pa marrë mendimin e mamasë së tyre? Që rrinë gjithë mbrëmjet me ty, kur secili ka dhomën e vet? Rezultati yt është se ke krijuar horra të qullët, kjo është e vërteta!

Mendon se fëmijët e Dypysë dhe të tjerëve ngjajnë me tanët! Kam në varësinë time të rinj në moshën e tyre dhe që u kam besuar punë e rëndësishme të cilat i kryejnë e shumë mirë, ndërsa djali yt kalon ditët duke shpuar veshët, gjuhën dhe duke bërë tatuazh në çdo pjesë të trupit; duke gërvishtur telat e kitarës me spurdhjakë të tjerë në vendet publike; kurse vajza jote kalon nga një fakultet në tjetrin, pa kaluar asnjë vit të parë, pasi nuk di ç'të bëjë.

Mbi autorin

Philipe Claudel ka lindur më 1962 në Lorrain ku dhe banon aktualisht. Është romancier, veprat e tij më të njohura si "Shpirtrat e zymtë", "Vajza e vogël e zotit Linher" dhe "Raporti Brodeck" janë përkthyer në shumë gjuhë. Ka qenë kineast për dy filma: "Ka shumë kohë që të dua" (2008) dhe "Të gjithë qiejt" (2011).

Detajet e librit
Helga's Secrets

Referencat specifike

isbn
9789928090263
ean13
9789928090263
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi, Virginie Grimaldi

Nëse ndjenjat e Benit janë zhdukur, mjafton t´i gjallërojmë. Kështu, çdo ditë, ajo do t’i shkruajë një kujtim të historisë së tyre. Por kjo zhytje në të shkuarën mund të nxjerrë edhe sekretet e varrosura thellë. Me ndjeshmëri ekstreme dhe shumë humor, Virginie Grimaldi arrin të na bëjë të rijetojmë çastet e jetës dhe dashurisë, duke kaluar nga e qeshura...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti Guajn, Alessandro Baricco

Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjinj dhe vezë, Mieko Kawakami

Historia e tre grave, shkruar nga një shkrimtare që vlerësohet prej Haruki Murakami-t si romancierja bashkëkohore më e rëndësishme e Japonisë, FITUESE E ÇMIMIT AKUTAGAWA.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Gruaja e liqenit, Sara Gruen

Në janar të vitit 1945, Medlina Hajd dhe bashkëshorti i saj, Elisi, humbasin çdo të ardhur që merrnin nga familja e tij. Babai i Elisit, një kolonel në pension, ndihet i poshtëruar, ngaqë i biri është shpallur i paaftë për të shkuar në luftë. 
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000733

Botuesi: Onufri

Tuneli, Ernesto Sabato

Gjithë historia e shtigjeve ishte një shpikje qesharake, apo thjesht një bindja ime dhe se, sidoqoftë, ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar, tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime...
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Një vere italiane, Rebecca Serle

E magjepsur nga deti i paanë, nga peizazhet me bukuri të pashoqe, mikpritja e njerëzve dhe, natyrisht, nga ushqimi i përsosur, Kejtit i duket se pak nga pak rikthehet në jetë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Saga e familjes Marks, Juan Goytisolo

“Saga e familjes Marks” është një roman pikaresk për jetën e filozofit gjerman, por i ambientuar në kohën e rënies së Murit të Berlinit; një biografi letrare e themeluesit të socializmit shkencor dhe, në të njëjtën kohë, një reportazh i jashtëzakonshëm i situatës së rënies së regjimeve komuniste. 
800 Lekë
More

Botuesi: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.
650 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Raga, J. M. G. Le Clezio

Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.
700 Lekë
More

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Fëmijët e muzgut, Ana Kordzaia-Samadashvili

Ky roman origjinal i shkruar nga Ana Kordzaia-Samadashvili kalon nga skenat prozaike të marra nga jeta e përditshme në një rrëfim poetik, që ngre lart e hyjnizon vlerat e një miqësie të pakushtëzuar.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Violeta, Isabel Allende

Që në fillim jeta e saj shënohet nga ngjarje të jashtëzakonshme, me jehonën e Luftës së Parë Botërore ende të fortë dhe virusin e gripit spanjoll që zbarkon në brigjet e Kilit pothuajse pikërisht në çastin e lindjes së saj.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Shalli andaluzian, Elsa Morante

Shalli andaluzian" ngjason me disa përralla baroke, që farfuritin pasuritë më të begata dhe më luksoze të fantazisë stolitëse dhe pastaj i përfshijnë me zhdërvjelltësi në një zbavitje të këndshme muzikore.
700 Lekë
More

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?
800 Lekë
More