• Banner

Penelopa në luftë, Oriana Fallaci

Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te "Penelopa në luftë" autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi.

7,29 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Penelopa në luftë
Origjinali: Penelope alla guerra
Gjinia: Roman
Autori: Oriana Fallaci
Shqipëroi: Beti Njuma
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 234
Pesha: 0.247 kg
ISBN: 978-9928-4197-4-3

Mbi librin

Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te "Penelopa në luftë" autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi.

Historia e një gruaje e cila, e huaj në Nju Jork, nuk ngurron të sfidojë padrejtësitë e një shoqërie maskiliste, duke u përballur me tematika, si: homoseksualiteti, aborti dhe integrimi racial, që janë aktuale edhe sot. Fallaci flet për veten, për takimin e saj me Amerikën dhe për idenë mbi Amerikën: atë të parën, iluzionin, dhe atë të mëpasmen, realitetin.

Fragment nga libri

Nga vajza brenda pasqyrës i pëlqenin vetëm flokët, sepse ishin të verdhë dhe falë tyre harronte se i përkiste një toke kur gratë kishin flokë të zinj, si e ëma; ku nuk përfilleshin fare, si e ëma; dhe qanin, si e ëma. Njëherë, kur ishte fëmijë, e kishte parë të ëmën të qante.

Hekuroste këmishët dhe qante, lotët rrokulliseshin mbi hekur dhe avullonin duke kërcitur në nxehtësi: në hekur mbeteshin njolla disi të zbehta, sikur të kishin qenë pika uji dhe jo lot. Mandej, edhe njollëzat fashiteshin sikur dhimbja e tyre të mos kish ekzistuar dhe, që prej asaj kohe, ajo ishte betuar me veten se nuk do të hekuroste kurrë këmishët dhe nuk do të qante kurrë.

Komente mbi librin

"Nga Oriana Fallaci, gazetarja më e madhe italiane e shekullit XX, të gjithë kemi mësuar, në mënyrë të pakundërshtueshme dhe pa lënë vend për dyshim apo keqkuptim, se nuk ekziston një tjetër mënyrë rrëfimi, përveç asaj që e vë rrëfimtarin në krye të tij. Nuk ka objektivitet, por subjektivizëm të dukshëm. Jo paanësi, por njëanshmëri të sinqertë dhe të shfaqur qartazi: rrëfimi nga pikëpamja e vetvetes, vështrimi personal mbi gjërat."

Concita de Gregorio

"Oriana Fallaci, një intervistuese therrëse e të fuqishmëve dhe një gazetare kundër idhujtarisë, që u kthye vetë në një idhull..."

The New York Times

"Kur ishte 16 vjeç, ajo (Fallaci) zgjodhi të jetonte si shkrimtare, sepse fjalët e shkruara nuk vdisnin si fjalët e thëna, por mbeteshin në letër."

The Economist

Fragment nga libri

“Xho, unë i urrej letrat. I konsideroj një mjet komunikimi për shurdhmemecët. Një letër nuk do të mundet kurrë të zbusë hidhërimin tënd, të të ndryshojë idenë që krijove për Amerikën duke njohur dy tipa si unë dhe Diku, të të shpjegojë se Amerika që nuk njohe, është më e mirë: më e rëndomtë dhe më e mirë, më e mërzitshme dhe më e mirë; një Amerikë që beson te ndershmëria, te morali, te liria: deri në atë pikë sa t’i lërë të pashqetësuar tipat si unë, si Diku dhe si ti; një Amerikë që mund t’i mbijetojë katastrofës së madhe nën kërcënimin e së cilës ne krijesat që nuk meritojmë të mbijetojmë, u takuam dhe luftuam njëri-tjetrin. Po të shkruaj pasi mësova se ia mbylle derën Riçardit, neve. Është natë dhe vrarja e ndërgjegjes më zgjon nga gjumi; më kot i përsëris vetes se një letër nuk mund të mjaftojë aspak për të shpjeguar se nuk duhet të mendosh për dyert që mbyllëm pas krahëve apo që na përplasën në fytyrë, sepse, sa herë që një derë mbyllet, ne gjendemi përballë dilemës përfundimtare, o mua, o veten; o jetën, o vdekjen, dhe në zgjedhjen e njërës apo tjetrës merr fund liria jonë e brendshme. Ti, për shembull, zgjedh të jetosh dhe ecën drejt rrugës që e mendon më të lehtë, meqë është me qarkullim të njëanshëm dhe pa kthesa, por e di shumë mirë se për një defekt në motor apo për një dobësi mund të biesh në një humbellë që në dukje nuk kish rrezik. Ajo që do apo do të doje nuk varet nga ty: kjo është e vetmja siguri që më ngushëllon kur syri më shkon mbi një pasqyrë dhe pasqyra më kthen mbrapsht një fantazmë me mustaqe, me rrudha të zhgënjyera, krenari të zhgënjyer, ves të zhgënjyer. Dhe mos i jep të drejtë atij që të thotë se fatin e bëjmë vetë apo që Shpresa e Zotit na mbron: nuk të mbron askush nga momenti që lind dhe qan, sepse ke parë diellin. Je e vetme, e vetme dhe, kur je e lënduar, është e kotë të presësh ndihma, sepse nuk ka prind apo dashnor, apo vëlla që mund të humbasë kohën me ty: pak a shumë, ata të rrinë mbi kokë për një kohë të gjatë, mbase të mjekojnë dhe të japin për të pirë, por pastaj, në mënyrë të pakthyeshme, marrin rrugën ku edhe ata vetë do të lëndohen. Kjo letër pra, mund të shërbejë vetëm për një gjë: të të japë një këshillë banale. Dhe atëherë dëgjomë, Xho. Lufta e vërtetë nuk është ajo për të cilën lufton kur dy budallenj të fuqishëm kanë vendosur të hedhin një bombë. Lufta e vërtetë është ajo që bën në përpëlitjen mes dashurisë dhe urrejtjes së paurdhëruar, veçanërisht kur kthehesh. Ti Xho, kthehesh me mendje dhe zemër të dërrmuar nga një plagë shumë e rëndë, por të tjerët e injorojnë sepse në dukje ti je si më parë. Lëri në këtë iluzion. Mos u trego se ke ndryshuar, mos e trego luftën që të bëri të ndryshosh. Bota ku jeton, nuk di ku t’i çojë heronjtë dhe martirët. Ata ecin kundër rregullave, ata turbullojnë ndërgjegjen e njerëzve të thjeshtë, ata janë të çmendur në një botë të mençurish. Duhet të heshtësh ose të gënjesh nëse nuk do t’i frikësosh. Dhe mbaje mend se këto fjalë i shkroi me keqardhje, me dashuri, i vetmi burrë me të cilin mund të mos heshtje dhe të gënjeje: Billi”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928419743
ean13
9789928419743
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000274

Botuesi: Botimet Dudaj

Një burrë, Oriana Fallaci

"Një burrë" është romani për jetën e Aleksandër Panagulisit. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci niset për Greqi për të intervistuar këtë luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe që mbron fjalën e lirë. Në atë takim lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon për Orianën, një dashuri e madhe që e bën t'u futet me kokë...

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001507

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Lufta, L. J. Smith

Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë që t`ia arrijë qëllimit.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Ishulli i Dështimit, Ina Vëllçanova

Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Një vetmi me shumë zhurmë, Bohumil Hrabal

Ironia prageze është melankolia e një bëme eterne, një lojë në dukje infantile, e krisur dhe e marrë në kuptimin sipëran, është beteja e kotë për njeriun dhe vizionin e tij të botës që e rrethon, është luftë e hominizmit ndaj humanizmit formal dhe konvencional, një betejë kundër asoj teorie lumturake të shtetit dhe kundër aparatit burokratik.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000833

Botuesi: OMSCA-1

Per hir te emrit, Jhumpa Lahiri

"Per hir te emrit” eshte romani nga Jhumpa Lahiri, fituese e cmimit Pulitzer. E ngarkuar emocionalisht dhe thellesisht e mprehte Jumpa na ofron pamje te persosura te jeteve e karaktereve te personazheve te saj.

Çmimi 8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botart

Të pavdekshmit, Chloe Benjamin

Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në West Coast në kërkim të dashurisë në San Franciskon e viteve ‘80-të; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar me përzjerjen e realitetit dhe fantazisë; djali i madh Danieli përpiqet për të ruajtur sigurinë si mjek ushtarak; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten...

Çmimi 13,53 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Korbi, Panos Ioannides

Kur stuhia e atyre dy ditëve kaloi, dhe kur u ktheva i qetë në zyrën time të vogël, tek "Trumbeta", prisja, herë indiferent, dhe herë me një ankth të madh, vendimin e anëtarëve të komisionit. Më priste një zhvillim i ri, shumë i pakëndshëm. Vendimi erdhi. Ai kishte formën e një letre të zakonshme. Nuk kishte dërgues, por më bëri përshtypje kaligrafia me...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nëse askush nuk flet për gjëra të jashtëzakonshme, Jon McGregor

Në rrugën e një qytet në veri të Anglisë, njerëz të zakonshëm lëvizin në ekzistencën e tyre të përditshme – luajnë kriket në rrugë, bëjnë barbeky, lyejnë dritare... Një i ri është dashuruar me një fqinjë së cilës nuk ia di as emrin. Një çift të moshuarish ndjekin udhën e tyre të përditshme për në stacionin më të afërt të autobusit.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Netët e vështira, Dino Buzzati

"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)