• Banner

Mbytja e anijes, Alessandro Leogrande

Alessandro Leogrande ka hetuar gjatë mbi mbytjen e anijes të së Premtes së Shenjtë, ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, ushtarakët, avokatët, aktivistët e shoqatave antiraciste dhe është endur nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë prej nga ishin nisur emigrantët.

6,80 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbytja e anijes, vdekje në Mesdhe
Origjinali: Il naufragio, morte nel Mediterraneo
Gjinia: Reportazh
Autori:Alessandro Leogrande
Shqipëroi:Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 252
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-99943-0-284-0

Mbi librin

Alessandro Leogrande ka hetuar gjatë mbi mbytjen e anijes të së Premtes së Shenjtë, ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, ushtarakët, avokatët, aktivistët e shoqatave antiraciste dhe është endur nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë prej nga ishin nisur emigrantët.

Ajo ngjarje përbën një gur prove për të gjitha mbytjet e anijeve të tjera në të ardhmen, jo vetëm sepse qe rezultati i politikave të sprapsjes dhe të histerisë institucionale që i shkaktoi. Jo vetëm sepse në këtë aspekt Italia nuk ka bërë hapa përpara.

Jo vetëm sepse, me cinizëm të plotë apo mospërfilljen më të madhe, një forcë politike deri një vit më parë në qeveri vazhdonte të fliste për bllokimet detare në Mesdhe. Por, sepse, ndryshe nga shumë të tjera të mbështjella nga heshtja, është e mundur ta rrëfesh.

Fragment nga librit

Në orën 18.57 të 28 marsit 1997 një motovedetë e vogël shqiptare e stërngarkuar me emigrantë, Katëri i Radës, goditet me bash nga një korvetë e Marinës ushtarake italiane, Sibilla.

Brenda pak minutash anija shkon në fund të Kanalit të Otrantos. Është mbrëmja e së Premtes së Shenjtë. Të mbijetuarit janë vetëm 34, trupat e pajetë të gjetur 57, në pjesën dërrmuese gra dhe fëmijë. 24 personave nuk do t'u gjenden kurrë eshtrat.

Është njëra nga mbytjet më të tmerrshme të anijeve që kanë ndodhur në Mesdhe në njëzet vitet e fundit. Por sidomos, është tragjedia më e madhe në det e shkaktuar nga politikat e sprapsjes.

Komente mbi librin

"Tragjedia më e madhe e ndodhur në det e shkaktuar nga marrëveshje midis shteteve dhe nga politika sprapsjeje. Alessandro Leogrande na tregon te "Mbytja e anijes" duke përzier eposin e Conrad – it dhe paraqitjen dokumentareske të kujdesshme të "Me gjakftohtësi" të Truman Capote – s. Leogrande është ndoshta shkrimtar – reporteri ynë më i mirë, kronist kokëfortë dhe në të njëjtën kohë vizionar i së tashmes."

Filippo La Porta, "Left"

"Unë kam një djalë shqiptar, një familje shqiptare. Ajo që më bëri përshtypje nga libri është saktësia e Alessandro – s, ajo mënyra e tij për të mos dhënë asgjë të stërditur sentimentalist. Më kujtohet që Agamben – i disa ditë pasi u mësua lajmi për ngjarjen shkroi në një artikull aktakuzën më të madhe që mund të bëhej, ishin dy lista emrash që ai kërkonte: emrat e atyre që kishin përfunduar në det dhe emrat që kishin dhënë urdhrat për t'iu afruar derisa ta çiknin."

Gianni Amelio

Mbi autorin

Alessandro Leogrande (Taranto, 1977) është zëvendësdrejtor i së përmujshmes "Lo straniero". Shkruan një rubrikë të përjavshme në "Corriere del Mezzogiorno – Corriere della Sera" dhe bashkëpunon me të përditshme dhe revista.

Pas debutimit me "Një det i fshehur" (L'ancora del Mediterraneo), një hetim mbi qytetin e tij të origjinës në darën e krizës ekonomike dhe ndotjes së mjedisit, Alessandro Leogrande tregoi me reportazhe narrative mafiet e reja, lëvizjet e protestës, shfrytëzimin e argatëve të huaj nëpër fusha: "Shoqëritë kriminale, histori kontrabande dhe shumëkombëshesh", "Njerëz dhe rreshterë, udhëtim midis skllevërve të rinj nëpër fushat e jugut".

Me "Mbytja e anijes", libër që në Itali hapi një debat të gjerë, fitoi Çmimin Paolo Volponi për letërsinë dhe angazhimin qytetar dhe Çmimin Ryszard Kapuscinski "për aftësinë e të rrëfyerit të vendeve dhe kulturave, e të vëzhguarit dhe e të paraqiturit si rrëfimtar".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994302840
ean13
9789994302840
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.

Çmimi 10,63 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Akulloreshitësi, Katri Lipson

Dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një regjisor vendos të pasqyrojë jetën e vëretë, duke krijuar një film pa skenar, ku aktorët mësojnë historinë dhe rolin e tyre gjatë zhvillimit të skenarit.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Teutoburgu, Valerio Massimo Manfredi

Valerio Massimo Manfredi rrëfen historinë e dy vëllezërve, dy luftëtarëve, rrëfen për Teutoburgun, vendin ku u zhvillua përplasja vendimtare mes romakëve dhe gjermanëve, betejën që ndryshoi fatin e Perandorisë Romake dhe të botës.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Detektivët e egër, Roberto Bolano

Aty gjen poetesha të humbura në shkretëtirën e Sonoras, ashtu si edhe lavire në arrati e sipër; ish-shkrimtarë të periudhës së modernizmit dhe kodosha të pangopur; mjeshtra arkitektë dhe policë të korruptuar.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Parfume, Philippe Claudel

Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te "Rruga e Madhe", nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)