• Banner

Udhetim pa mbarim, Claudio Magris
  • Udhetim pa mbarim, Claudio Magris

Udhëtim pa mbarim, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.

850 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëtim pa mbarim
Origjinali: L'infinito viaggiare
Gjinia: Publicistikë, shënime udhëtimi
Autori: Claudio Magris
Shqipëroi:Mimoza Hysa
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2013
Fq. 286
Pesha: 0.413 kg
ISBN: 978-9928-4165-1-3

Mbi autorin

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.

Përveçse me qytetin e lindjes, formimi i tij intelektual është i lidhur edhe me Torinon. Në fakt, Magris diplomohet në Torino në vitin 1962 për Gjuhë dhe Letërsi Gjermane me Lionello Vincenti – n. Mbasi kreu praktikën në Universitetin e Freiburg – ut, Magris u bë profesor i gjuhës dhe letërsisë gjermane në Universitetin e Torinos nga viti 1970 deri në 1978, më pas jep mësim në Universitetin e Triestes.

Ndër esetë dhe studimet kritike më të rëndësishme përmendim "Tre studi su Hoffmann" (1969), në vitet '70: "Lontano da dove, Joseph Roth e la tradizione ebraico – orientale" (1971), "Dietro le parole" (1978). Për të vazhduar me "Itaca e oltre" në vitin 1982. Dhe në vitin 1984 "L'annello di Clarisse" dhe romanin "Illuzioni su una sciabola".

Në vitin 1986, Magris boton kryeveprën e tij, romanin "Danubio" (fitues i çmimit Bagutta), një udhëtim sentimental në kohë dhe në hapësirë. Studiues i teatrit në gjuhën gjermane dhe përkthyes i pjesëve teatrore (të Buechner, Kleist, Ibsen, Scnitzler), mat forcat në zhanrin e dramës dhe në vitin 1988 boton "Stadelmann". Mbas romanit të shkurtër "Un altro mare" (1991) në vitin 1993 "Il conde", në vitin 1995 boton "Le voci".

Në vitin 1997, shkrimtari triestin fiton me romanin "Mikrokozmose" çmimin prestigjioz "Strega", ndërsa në vitin 1999 i kthehet eseistikës me "Utopia e disincanto", "Saggi". Romanin "La mostra" në vitin 2001. Në vitin 2005 del romani "Alla cieca" dhe para se të mbyllet viti përshkojmë sërish nën shoqërinë e autorit itineraret e librit "L'infinito viaggiare", një fletore e mrekullueshme udhëtimesh, rreshta të dendur boje dhe jete të jetuar.

Në vitin 2006, del romani "Lei dunque capirá". Në shumë ese, hyrje, parathënie, artikuj, sidomos tek "Corriere della Sera", Magris analizon letërsinë e shekullit tonë në mënyrë të veçantë atë të Europës Qendrore dhe Skandinavisë, si metaforë e krizës së qytetërimit modern.

Ndër intelektualët më të mëdhenj të shekullit të XX – të, ai ka aftësinë të kuptojë dhe interpretojë sistemet e mëdha historike, sociale dhe letrare duke i bërë të kuptueshme edhe për lexuesin me më pak përvojë. I vlerësuar me çmimet më të rëndësishme të kohës (ndër të tjera përmendim Çmimin Shtetëror Austriak për Letërsinë Europiane më 2004, Çmimin e Madh të Panairit të Leipzig – ut më 2001, Çmimin e Princit Asturias për Letërsinë më 2001, Çmimin Europian Jean Monnet më 2009, Urdhrin e Meritës të Republikës Federale të Gjermanisë etj).

Claudio Magris nominohet për Çmimin Nobel në Letërsi më 2007. Në vitin 2012, Mondadori boton "Opere", vëllimin e parë, një përmbledhje e veprave të plota të Magris deri në vitin 1995.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001315

Botuesi: Tirana Times

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Nusja e virgjër, Sonia Topazio

Sonia Topazio ka lindur në Potencë më 8 shtator 1969. Është e martuar dhe banon në Romë. Në vitin akademik 2000-2001 u diplomua për letërsi moderne pranë Universitetit të Romës "La Sapienza". Gjithashtu ka kryer kurse menaxhimi në Universitetin Politeknik të Milanos, si dhe për gazetari investiguese.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mali i Vogël, Elias Khuri

"Mali i vogël" është emri popullor i lagjes së krishterë Eshrafija, në lindje të Bejrutit, ku u rrit tregimtari..., kohë para se pesë burra të kërcejnë në një xhip, me mitraloza në krahë, për të marrë në pyetje nënën e tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dukagjini

Varfanjaku i Zotit, Nikos Kazanxaqis

Një rrëfim prekës, i thellë, i jashtëzakonshëm që, përmes shembullit të jetës së Françeskut, na fton të kthehemi kah shpirtërorja dhe kah humania. Një libër mbi përkohshmërinë e mishit dhe përjetësinë e shpirtit, por mbi të gjitha për përjetësinë e letërsisë, të së bukurës.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Në jug të kufirit, në perëndim të diellit, Haruki Murakami

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shtëpi, Toni Morrison

Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza daneze, David Ebershoff

I vendosur në shkëlqimin e Kopenhagës, Parisit dhe Dresdenit të viteve 1920, romani zbulon kufijtë e seksit dhe gjinisë, martesës e dashurisë si dhe rrugën drejt gjetjes së vetvetes. Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ky portret delikat ngre pyetjen: ç'duhet të bësh kur njeriu që do papritmas ndryshon?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)