Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson
  • Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

OMBRA GVG

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e princeshës Sulltana
Origjinali: Doughter of Sulltana Princess
Gjinia: Roman
Autori:Jean Sasson
Shqipëroi:Ivana Goga
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2013
Fq. 352
Pesha: 0.485 kg
ISBN: 978-9928-06-071-6

Koment nga autorja

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

Kjo lloj martese mund të zgjasë nga një orë deri në 99 vjet. Kur burri i thotë gruas se është koha që kjo marrëveshje e përkohshme të prishet, atëherë të dyja palët ndahen, pa patur nevojë të kalojnë nëpër procedurën e shkurorëzimit.

Sekti islamik i Sunni – t, që mbizotëron në Arabinë Saudite, e quan këtë një praktikë imorale kurse marrëveshjen si një prostitucion të ligjëruar. E megjithatë, asnjë autoritet ligjor, nuk ia mohon ndonjë burri këtë të drejtë...

Gjatë kohës që punoja në një spital në Arabinë Saudite, unë vetë kam parë vajza të mitura që vinin atje për të lindur. "Bebe që vijnë për të lindur bebe", kështu i quanim ato mes nesh, me zemrën që na ndrydhej në gjoks. Në shumicën e rasteve, ato ishin gratë e treta apo të katërta të burrave të moshuar.

Kam parë vajza shumë të reja, aziatike që u janë shitur në ankand atyre që kanë ofruar shumën më të madhe, thjesht për t'u përdorur si objekte seksi pa asnjë kufizim. Unë kam qenë dëshmitare kur vajza të mitura, disa prej të cilave nuk dukeshin më shumë se tetë vjeçe, shkreheshin në vaj, ndërsa burra të pashpirt inspektonin trupat e tyre. Kam mbetur pa mend kur kam marrë vesh që ata ishin qytetarë nga vende të ndryshme të Perëndimit.

Komente mbi librin

"Një udhëtim i trishtueshëm dhe këmbëngulës me princeshën Sulltana, për të fokusuar të gjitha padrejtësitë që bëhen ndaj grave, ndaj kësaj shtrese shoqërore të sakrifikuar e të pambrojtur... Princesha Sulltana ka lënë gjurmë të thella në vetëdijen time, më jep shpresë dhe më le të kuptoj se gjithmonë duhet gjetur një mundësi për të shmangur dhunën dhe denoncuar dhunën. "Vajzat e princeshës Sulltana" është një apologji kundër dhunës ndaj grave."

New York Times

"Drama në këtë vepër thellësisht tronditëse luhet brenda një harku kohor të përcaktuar dhe një territori gjeografik konkret. Kjo vepër magjepsëse është një skaner tronditës mbi relievin e një vendi me pasuri përrallore e diferenca kulturore ekstreme. Pasi mbaron së lexuari këtë, kupton se ke udhëtuar paralelisht me një ëndërr të frikshme dhune."

Book Review

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060716
ean13
9789928060716
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?
9,91 CHF
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjëra që nuk i thamë kurrë, Lucy Score

Përveç kësaj, Lina nuk krijon lidhje. Kurrë. Një aventurë e nxehtë afatshkurtër me një polic të këtushëm? As që bëhet fjalë. Sapo te gjejë atë që po kërkon, nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë aty. Por Nokemauti ka mënyrën e tij për t'i bërë njerëzit për vete.
13,87 CHF
More

Botuesi: IDK

Unë rrëfehem, Jaume Cabre

Një roman universal. Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfi mi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera: me tmerret e Inkuzicionit apo të kampeve...
12,88 CHF
More

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")
9,41 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Sonatë ne Aushvic, Luize Valente

Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën.
12,88 CHF
More

Referenca: SKU001066

Botuesi: Dituria

Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui

Një djalë i ri kallëzon si i hapen sytë mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtypet, në Algjerinë e viteve '60, ai kalon nga njëra histori në tjetrën.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.
5,95 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU000838

Botuesi: OMSCA-1

Leke Bukurani. Dashi, Liviu Lungu

Në veprat e Liviu Lungu-t takojmë botën shqiptare të filtruar nga kujtimet afektive të gjyshes, një botë  në kufijtë e lengjendës dhe surreales. Ndonëse shkrimtari nuk ka qënë asnjëherë në Shqipëri, proza e tij popullohet nga personazhe shqiptare, me peisazhe shqiptare, me dashuri shqiptare.
4,95 CHF
More

Botuesi: Morava

Një burkë për dashurinë, Reyes Monforte

Kur Maria mori vesh se burri pas të cilit linte mendjen si një aguridhe kish lindur në një vend që quhej Afganistan, nuk e mbajti dot gazin dhe u tall me atë vend të largët që s'ia kish zënë veshi kurrë më parë.
7,93 CHF
More

Botuesi: Zenit Editions

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.
5,95 CHF
More

Referenca: K3R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Droje dhe dinjitet, Dag Solstad

Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.
5,95 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Netët e vështira, Dino Buzzati

"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.
7,93 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2112

Botuesi: Bota Shqiptare

Xhevahiri i Medines, Sherry Jones

Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.
11,89 CHF
More

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.
9,91 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...
9,91 CHF
More