• Banner

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?

8,88 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mos harro të më puthësh ose Zebra
Origjinali: Le zébre
Gjinia: Roman
Autori: Alexandre Jardin
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 220
Pesha: 0.234 kg
ISBN: 978-9928-4197-8-1

Mbi librin

“Mos harro të më puthësh ose Zebra” u botua për herë të parë në 1988 dhe po atë vit fitoi çmimin letrar “Femina”. Qe një nga romanet më të suksesshme të asaj periudhe dhe në vitin 1992 u ekranizua.

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën “Zebra”. Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; “çiftet vdesin nga heshtja” mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?

Fragment nga libri

"Të gjithë mjaftohen duke ia fituar zemrën një femre që papritmas shfaqet në jetën e tyre. Po t’ia rifitosh zemrën gruas sate pas pesëmbëdhjetë vjetësh martese? Asnjë donzhuan imagjinar nuk do t’i futej kësaj ndërmarrjeje të rrezikshme.

Dhe pikërisht kjo e mundonte Zebrën, sepse, jo më kot Shekspiri, Stendali dhe autorët më të mëdhenj nuk kanë guxuar ta trajtojnë temën e rilindjes së dashurisë: një gjë e tillë duhet të jetë e pamundur. Kjo përsiatje i jepte Zebrës goditjen vendimtare, por ai e donte aq shumë Kamilën, saqë nuk mund të hiqte dorë nga qëllimi i tij.

Vetëm disa mënyra të jashtëzakonshme të vepruari do t’i krijonin mundësinë për t’ia dalë mbanë atje ku njerëzimi vetëm kishte dështuar, mendonte ai."

Komente mbi libri

“Realiteti nuk i pëlqen. I duket i dhimbshëm dhe zhgënjyes. Për ta duruar, ai shpik një mjet të suksesshëm, që korrigjon realitetin duke ndërtuar universe utopike: zanatin e romancierit.”

Le nouvel Economiste

“Pse zebra? Është e qartë: kjo kafshë tërheqëse, me një gëzof të vijëzuar, është e vetme, e papërsëritshme, si shenjat e gishtërinjve tanë apo si gjurmët e dhëmballëve. Dhe, për Alexandre – n, vetëm e veçanta është fisnikëri e mirëfilltë.”

Paris Match

Mbi autorin

Alexandre Jardin (1965) është një shkrimtar dhe kineast francez, që ka botuar mbi 20 romane, duke filluar që nga viti 1986. Veprat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës dhe kanë ngjallur entuziazmin e lexuesve.

Detajet e librit
K1R2P39

Referencat specifike

isbn
9789928419781
ean13
9789928419781
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Çmimi 15,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

E largëta, Julio Cortazar

Në kujtesën kaq millimetrike, në humorin kaq subversiv, në gjithçka që e bën ate njërin prej intelektualeve të mëdhenj të epokés, në kuptimin klasik te fjalës. Në jetën publike, qoftë edhe në pikën me të vakët të dëshirës për të lexuar apo për  t'u shfaqur para tyre, Cortázar-le mbërthente audiencën me një prani të pashmangshme dhe që duhej të kishte...

Çmimi 13,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Muza e haresë, Goliarda Sapienza

"Muza e haresë" është libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. Është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Fletorja e madhe, Agota Kristof

Jo gjith bahet fjalë në libra, për ato gjanat që përshkrujn.  Romani i Agota Kristofit përshkrunë vuajtje, luftën, vdekjen, kriminalitetin dhe perverzitetet seksuale, por ktu bahet fjalë vetëm për dashninë. Në një mënyrë të çiltër dhe të ndjeshme flet për dashninë.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Varfanjaku i Zotit, Nikos Kazanxaqis

Një rrëfim prekës, i thellë, i jashtëzakonshëm që, përmes shembullit të jetës së Françeskut, na fton të kthehemi kah shpirtërorja dhe kah humania. Një libër mbi përkohshmërinë e mishit dhe përjetësinë e shpirtit, por mbi të gjitha për përjetësinë e letërsisë, të së bukurës.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Triologji, Jon Fosse

Përballja me të kaluarën mund të bëhet fatale deri në “Rraskapitje” e përmes vajzës së Alidës, Ales, lexuesi kupton se si bashkëshortët e rinj, thyen kanonet ligjore e morale,  në emër të dashurisë.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Lord Mord, Milos Urban

Ky thriller tundues i vendosur në kryeqytetin çek, të sjell në vëmendje një kokteij romance, vrasjesh dhe misteresh në stilin e Bulgakovit. Ky roman origjinal e i mprehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe një joshës femrash i shthurrur në Pragën e shek. të 19, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.

Çmimi 15,54 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e Bruklinit, Guillaume Musso

Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç'mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)