• Banner

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...

4,16 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zambaku i detit
Origjinali: Le lis de mer
Gjinia: Roman
Autori: André Pieyre de Mandiargues
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2013
Fq. 112
Pesha: 0.151 kg
ISBN: 978-9928-103-77-2

Mbi librin

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...

Fragment nga libri

Në qiell, hëna kishte zbritur paksa qysh kur kishte mbaruar mbrëmja e vallëzimit, por lëshonte një dritë aq të fortë, saqë nata dukej sikur ishte zgjeruar në mënyrë fantastike dhe Vanina, në atë vetmi të ndriçuar, u ndje e vogël fare siç ndihet njeriu përballë një shkretëtire, tamam sikur caqet e botës të kishin shkuar gjer në pafundësi.

Mali lëkundej para syve të saj po aq i paqëndrueshëm sa një shtëllungë avulli, pishat, që dukeshin si të vizatuara, e derdhnin ngjyrën e tyre të errët nëpër ara e vreshta duke u ngatërruar kështu me to, dunat shkriheshin me kallamishtet, kurse deti ishte i tendosur si një lëkurë plot shkëlqim e shtrirë rrafsh mbi një daulle me përmasa ndërplanetare.

Ç'zhurmë do të bëhej, po t'i binte një dorë po aq gjigante! Një vazhdë squfuri e gërvishtte zbehtas këtë lëkurë: ishte refleksi i hënës në ujin e qetë. S'frynte pikë ere: "Asgjë nuk është aq e papërshkrueshme,- mendoi vajza,- sa një natë e bukur."

Mbi autorin

André Pieyre de Mandiargues (1909 – 1991) filloi të shkruante në moshë fare të re, për t'u bërë më pas një nga shkrimtarët francezë surrealistë më të pëlqyer e më të vlerësuar në Francë e kudo. Në vitin 1967 vlerësohet me Prix Goncourt për romanin "Ana", i cili më 1976 u ekranizua në një film me të njëjtin titull.

Dy vjet më vonë pason një tjetër çmim, këtë herë Grand Prix në poezi, dhënë nga Akademia Franceze. André Pieyre de Mandiargues është autor i shumë vëllimeve poetike, tregimeve, dramave, pjesëve teatrore, eseve dhe romaneve.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103772
ean13
9789928103772
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Çmimi 14,57 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom

Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fletorja e Majës, Isabel Allende

Maja Vidali është nëntëmbëdhjetë vjeçe dhe ka rënë në qarkun e alkoolit dhe të drogës. Në arrati nga fundërrinat e Las Vegasit, nga shpërndarësit e drogës dhe agjentët e FBI – së, zbarkon në arkipelagun e pandotur të Çioles.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Valixhe të humbura, Jordi Punti

Kur barcelonezi i rrëshqitshëm Gabriel Delakruz, jetim, shofer kamioni dhe bixhozçi i pashërueshëm, zhduket nga qarkullimi, katër djemtë e tij, "Kristoforët", që jetojnë të shpërndarë nëpër Europë dhe që nuk dinë për njëri – tjetrin se ekzistojnë dhe se janë vëllezër, njihen më në fund dhe fillojnë të lidhin fijet e historisë së babait të tyre.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.

Çmimi 15,62 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ti që më dëgjon, Alberto Bevilacqua

Tek libri "Ti që më dëgjon" i drejtohem nënës sime, pak pasi u largua nga kjo botë, me sigurinë se vdekja nuk mund ta ndërpresë bashkëbisedimin mes dy njerëzve që duhen. Nëna ime është një prani që i takon pafundësisë, si të gjithë të vdekurit tanë të shtrenjtë: unë e di që me të mund të flas ende.

Çmimi 7,81 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fëmijët e Hansenit, Ognjen Spahic

Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë. Në një cep të Rumanisë, dy burra presin që edhe realiteti dhe fati i lebrozit që u ka rënë për pjesë të ndryshojë. Ky libër unik dhe tronditës ofron pamjet e një bote që lexuesi nuk i ka ndeshur më parë. Frikë për të thënë të vërtetën, mprehtësi, trishtim, surrealizëm, miqësi dhe horror.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Përtej, Natsuo Kirino

Katër gratë, bashkëpunëtore në krim, përveç policisë duhet të shqetësohen edhe për një fajdexhi që ka lidhje me jakuzan, i cili pasi zbulon sekretin e tyre do ta përdorë për përfitimet e veta. 

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2891

Botuesi: Te tjere

Ditar i vonuar, Erika Pluhar

Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmimin për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Luna Park, Elsa Triolet

Shkrimtarit nuk i hyn në punë përshtatja e ngjyrave, ekrani i gjerë, tre dimensionet. Shkrimtari, jeton mes fjalevë qe i shkruan me pendë pate ose makinë shkrimi.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shkuma e ditëve, Boris Vian

Në jetë, kryesorja është të gjykosh për gjithçka a priori. Ç'është e vërteta, duket se masat e kanë gabim dhe se individët kanë përherë të drejtë. Nga kjo duhet të ruhemi se mos nxjerrim ca rregulla se si të sillemi: që të zbatohen, këto nuk lypset të kenë nevojë që të shkruhen e zezë mbi të bardhë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)