• Banner

Tregtari, Joseph O'Connor

Është vera më e nxehtë që është parë ndonjëherë në Dublin, por Billi Suini, një tregtar mesoburrë, me një martesë të dështuar, karrierë të luhatur e shtëpi të rrënuar, nuk do t'ia dijë për të, në mendje i vlojnë një mijë e një mendime. Pas një përpjekjeje për grabitje, vajza e tij e vogël sulmohet dhunshëm nga një grup djemsh dhe bie në koma.

13,88 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tregtari
Origjinali: The salesman
Gjinia: Roman
Autori: Joseph O'Connor
Shqipëroi: Rogreta Shani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2013
Fq. 400
Pesha: 0.497 kg
ISBN: 978-9928-103-78-9

Mbi librin

Është vera më e nxehtë që është parë ndonjëherë në Dublin, por Billi Suini, një tregtar mesoburrë, me një martesë të dështuar, karrierë të luhatur e shtëpi të rrënuar, nuk do t'ia dijë për të, në mendje i vlojnë një mijë e një mendime. Pas një përpjekjeje për grabitje, vajza e tij e vogël sulmohet dhunshëm nga një grup djemsh dhe bie në koma.

I dërrmuar nga pasojat e asaj nate të tmerrshme, i lodhur nga burokracitë e i zhgënjyer nga sistemi, Billi më në fund vendos ta marrë ligjin në duart e veta për të vënë drejtësi. Por kur planet e tij përmbysen, rezultatet janë të tmerrshme, shpesh komike, dhe në fund, të paharrueshme.

Një roman për dashurinë, vetminë, alkoolizmin, shpengimin dhe natyrisht tragjedinë, i shkruar në formën e një ditari, plot me ngjarje e të papritura.

Komente mbi librin

"Një roman i fuqishëm... shkruar me një stil të shkujdesur e të zhdërvjellët, ndërthurje midis komikes, çiltërsisë dhe vrazhdësisë."

The New York Times Book Review

"Mahnitës... Një roman ku ndërthuren mrekullisht e tashmja me të shkuarën, teksa O'Connor heton me mjeshtëri rrënojat e humbjes dhe tragjedisë duke ndërthurur faktet mizore me humorin e errët që shfaqet në prag të dhembjes."

Publishers Weekly

"Magjepsës... çiltërsia dhe mjeshtëria e të shkruarit e O'Connor- it bëjnë që emocionet të jenë autentike dhe shpengimi thuajse i besueshëm."

The Observer

"Një roman i shkruar mrekullisht. Mënyra se si O'Connor përshkruan marrëdhënie që po fundoset nën presionin e parave dhe alkoolit është tmerrësisht e besueshme."

The Sunday Times

"Një roman mjaft tërheqës e mbresëlënës... një përmbajtje tensionuese e krijuar me mjeshtëri."

The Guardian

Mbi autorin

Joseph O'Connor, shkrimtar tepër i njohur irlandez, por edhe gazetar i Sunday Tribune dhe i revistës Esquire. Studimet e larta i kreu në University College, Dublin, ku u specializua për letërsinë anglo – irlandeze. Lektor në Universitetin e Oksfordit, O'Connor është fitues i disa çmimeve të njohura letrare.

Për "Coëboys and indians" ka fituar Çmimin Whitebread, ndërsa "Star of the Sea" është cilësuar nga The Economist si një nga librat më të mirë të 2003 dhe është vlerësuar me çmimet: France's Prix Millepages, Italy's Premio Acerbi, Irish Post Award for Fiction, Neilsen Bookscan, Golden Book Award, Prix Litteraire Zepter for European Novel of the Year etj. Veprat e Joseph O'Connor janë përkthyer e botuar në mbi 40 gjuhë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103789
ean13
9789928103789
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Xhemilja, Orhan Kemal

Lajmi i keq që solli Xhemilja, ishte ai që të gjithë e prisnin qysh prej mëngjesit. Tani, më në fund, kishte mbërritur. Frika u përhap si zjarri në gjithë lagjen. Duke ndier se fëmijët dhe të dashurit e tyre ishin në rrezik, banorët u futën nëpër shtëpi dhe morën ç'tu zinte dora: copa druri, hunj, gurë dhe shkuan pas Malikut e Mujit.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ne jemi gjithçka, Nicola Yoon

"Një eksperiencë leximi unike dhe e bukur. Arti i mrekullueshëm i të shkruarit gërshetohet me ilustrime origjinale, për të na rrëfyer një histori dashurie si asnjë tjetër. Nuk keni pasur rastin të lexoni ndonjëherë një libër si ky".

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000823

Botuesi: Ideart

Dhimbje guresh, Milena Agus

Historia e dashurisë me Veteranin në një Stacion Termal, kurorëzon brenda saj aktin e krijimit, që është njëherësh dëshira e natyrshme e gruas që dëshiron të bëhet nënë dhe ajo e mbinatyrshme e krijimit të një realiteti të ndërmjetësuar nga letërsia.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Rrjeti sekret, Colson Whitehead

Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Tradhëtia, Danielle Steel

Talli Xhouns, personazhi kryesor i romanit është grua e përsosur, regjisore e fulmit “Njeriu i rërës”, që rritet para syve tanë me thjeshtësinë dhe devtshmërinë për punë. Ajo është e bindur se e rrethojnë njerëz besnikë dhe të përkushtuar në punë, njësoj si ajo. Të tillë janë Hanter Llojd dhe Brixhitë Parker.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mbreti i verrishtave, Michel Tournier

"Mbreti i verrishtave" është orvatja e shkrimtarit për të trajtuar një temë krejtësisht të allasojtë: temën e burrit, i cili, gjithë jetën e vet s'bën gjë tjetër veçse kthehet në një fëmijëmbartës. Por, në të vërtetë, ky burrë me fëmijët kalipeç, që përçapet rrugëve për t' u kthyer në banesën e vet, është një shënjtor, apo një monstër, është një ëngjëll,...

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P8

Botuesi: Bota Shqiptare

Magjia e dashurisë, Nicholas Sparks

Por kur dukej se jeta po i sillte vetëm gëzime, një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë...

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Historia e një kordhe, Claudio Magris

Në vjeshtën e vitit 1944, gjermanët pushtuan Karninë, me ndihmën e aleatëve të tyre kozakë, të cilëve u kishin premtuar një truall, ku të ndërtonin atdheun e pavarur kozak, një Kosakenland. Në maj të vitit pasardhës, kozakët zbuluan se ishin përdorur dhe mashtruar.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)