Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Bretkosa, Mo Yan
  • Bretkosa, Mo Yan

Bretkosa, Mo Yan

Onufri

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bretkosa 
Origjinali: Wa
Gjinia: Roman
Autori:Mo Yan
Shqipëroi: Iljaz Spahiu
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
Fq. 456
Pesha: 0.713 kg
ISBN: 978-9928-164-79-7

Mbi librin

Romani "Bretkosa" është botuar për herë të parë në vitin 2009. Është një roman për të cilin, siç ka pohuar edhe vetë, Mo Yan ka punuar rreth dhjetë vjet, shkruar e ndryshuar disa herë, punuar me shumë kujdes dhe që prek një nga temat më të dhimbshme e më të ndjeshme për publikun kinez.

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.

Autori, nëpërmjet detajesh prekëse dhe emocionale, nëpërmjet vetëreflektimit dhe vetërrëfimit, pasqyron "historinë plot ulje e ngritje të Planifikimit Familjar" në 60 vite të Kinës së re, si dhe situatën konfuze të problemit të lindjeve në Kinën e sotme.

Po ashtu, autori analizon në thellësi botën shpirtërore të intelektualëve kinezë, të përfaqësuar në roman nga narratori Ke Dou, të mbushur me dëshpërim, brenga, qëndrime të lëkundura e kontradiktore. Ky libër iu dedikohet miliona lexuesve kinezë që kanë përjetuar Planifikimin Familjar dhe që kanë lindur në vitet e lindjeve me plan. Ky roman është nderuar me çmimin më të lartë për letërsi në Kinë "Çmimi i Letërsisë Kontradiktore".

Fragment nga libri

Ajo sikur po recitonte, vazhdoi:
-Përse Wa (bretkosë) dhe Wa (foshnjë) kanë të njëjtin shqiptim? Përse e qara e foshnjës që sapo del nga barku i nënës është e ngjashme me kuakjen e bretkosave? Përse në statujat e kukullave prej balte në zonën tonë Dongbei Xiang, ka shumë prej tyre që në gji kanë një bretkosë?

Përse paraardhësit e njerëzimit quheshin Nuwa? Wa e Nuwa dhe Wa e bretkosës kanë të njëjtin shqiptim, gjë që tregon se paraardhësi i njeriut ka qenë një bretkosë e madhe femër, se njeriu është krijuar nga evolucioni i bretkosës dhe se teoritë sipas të cilave njeriu e ka prejardhjen nga majmuni janë të gjitha të gabuara...

NuWa – perëndeshë që personifikohet në legjendat kineze si krijuese e njerëzimit

Mbi autorin

Mo Yan u lind më 17 shkurt të vitit 1955 në Gaomi të Provincës Shandong, Republika Popullore e Kinës. Është autori i 11 romaneve, ku me të njohurit janë: "Klani i Melit të Kuq", "Balada e Hudhrës", "Gjoksplota dhe vithegjera", "Republika e Verës", "Lodhur deri në vdekje", si dhe i më shumë se 100 novelave si: "Karrota e tejdukshme", "Vajza e komandantit" etj.

Shumë prej veprave të tij janë përkthyer në anglisht, italisht, japonisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe shumë gjuhë të tjera të botës. Është një autor i njohur dhe me ndikim në fushën e letrave në botë dhe për herë të parë vjen në gjuhën shqipe i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze.

Mo Yan ëshë nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë Kinës, ku ndër më të rëndësishmit janë çmimi për letërsinë e huaj në Francë "Laure Batailin", çmimi për letërsinë ndërkombëtare në Itali "Nanino", çmimi për letërsinë aziatike në Japoni, çmimi për letërsinë në gjuhën kineze "Niuman" në SHBA, çmimi më i lartë për letërsi në Kinë "Çmimi i Letërsisë Kontradiktore" etj. Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për letërsi me motivacionin: "Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928164797
ean13
9789928164797
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Unë, vetja ime dhe dikush tjetër, Max Frisch

Teo Gantenbajn luan rolin e të verbrit. Njerëzit rreth tij besojnë se s'kanë nevojë t'i frikohen vështrimit të tij gjykues dhe fillojnë të zbulohen. Pikërisht verbëria e tij ia mundëson dashurinë e thellë ndaj aktores Lila dhe jetën e lumtur me të.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Morava

Gdhende shenjën, Veronica Roth

Sira Noaveku dhe Akos Keresethi janë rritur në dy vende armiq me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vajza e keqe, Justine Levy

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes.
700 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.
900 Lekë
More

Botuesi: Univers

Hipoteza e dashurisë, Ali Hazelwood

Papritur, eksperimenti i tyre i vogël rrezikon të digjet. Dhe Olivia zbulon se e vetmja gjë më e ndërlikuar se një hipotezë mbi dashurinë është të vendosë zemrën e saj nën mikroskop.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Junusi ynë, Iskender Pala

Dashuria e tij nga zemra në zemër...Tani dikush i thotë atij Junusi i Dashuruar,Dikush i thotë Junusi i Shkretë, le të thonë.
500 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Zëra nga Çernobili, Svetllana Aleksieviç

Për çfarë flet ky libër? Përse e kam shkruar? Ky libër nuk flet për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Pikërisht për atë që ne e njohim shumë pak. Për atë që nuk njohim thuajse asgjë. Një histori e munguar: ja kështu mund ta kisha titulluar.
680 Lekë
More

Botuesi: Bard

Tre romane shembullorë dhe një prolog, Migel de Unamuno

Epo mirë; kritikët kalimtarë. Dhe ata përfituan prej këtij fakti, sepse kjo gjë favorizonte përtacinë e tyre mendore. Përtacia mendore, duke mos ditur se si të gjykojë, dakordësohet me precedentët, dhe është karakteristika e atyre që i kushtohen kritikës.
600 Lekë
More

Botuesi: Living

Familja e katit të sipërm, Lisa Jewell

Ky libër i shkruar me kaq mjeshtëri, të mban frymën pezull dhe shpërfaq historinë e dy familjeve që jetojnë në një shtëpi të mbushur me sekretet më të errëta.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Rënia e gjetheve, Resat Nuri Guntekin

Ali Riza Beu duke qenë në pozicionin e një vrojtuesi të pashpresë, sheh se si fëmijët e tij i largohen një e nga një atij vetë dhe moralit, kështu që duket se i ngjason një peme, gjethet e së cilës bien një e nga një.
500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dashnorët poshtë Danubit, Federico Andahazi

Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000407

Botuesi: Botimet Dudaj

Etje Dashurie, Yukio Mishima

Vejusha e re Ecuko është e dashuruar me një djalë të ri, që punon te shtëpia e vjehrrit të saj, Jakishit, ku banon edhe vetë. Kunetërit, kunatat dhe fëmijët e tyre jetojnë nën çatinë e gjyshit që është bërë dashnori i Ecukos.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000739

Botuesi: Onufri

Tri gra, Yasushi Inoue

"Le të jemi mëkatarë!" Saiko i dëgjoi këto fjalë teksa grilat prej druri filluan të përplasen nga era, dhe përtej tyre mund të shihje nga deti larg vendkalimin e anijeve, ku një barkë peshkatarësh digjej si një zjarr feste. Deri në ato momente ajo nuk kishte menduar asnjëherë për zjarrin dhe prej kohësh ai i digjte thellë në kraharor.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001196

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Patriotizëm, Jukio Mishima

Në ç'pozitë të çuditshme duhet të gjendet një njeri i prirur për të zbuluar veten në moshën 38 vjeçare? Rinia e tij tashmë i përket të shkuarës së largët. E megjithatë, periudha e kujtimeve q nis me fillin e fundit të rinisë e që shtrihet deri në të tashmen, e kanë tharë prej çdo mbrese të gjallë.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.
1 600 Lekë
More

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.
900 Lekë
More